v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2006-07-04 17:24:23    
Tifozėt kinezė shijojnė Kupėn e Botės

cri

dėgjoni

Kupa e 19-tė e Botės nė futboll qė po zhvillohet nė Gjermani po i afrohet periudhės sė fundit. Si janė ndier tifozė kinezė gjatė ndjekjes sė ndeshjeve tė kėtij botėrori?

Tė dashur dėgjues, ndoshta nuk kuptoni ēfarė po thotė ky komentator televiziv kinez, por nga toni i zėri tė tij ēdo njeri mund tė ndiejė ngacmim dhe emocion. Duke u shoqėruar me komente tė tilla, pjesa dėrrmuese e tifozėve kinezė tė futbollit, qė panė ndeshjet e Kupės sė Botės nė televizion, janė zhytur thellė nė gėzim dhe pasion, pavarėsisht nga mungesa e ekipit kinez nė Kupėn e Botės. Futbolli ėshtė natyrisht njė sport botėror dhe nė botėn e futbollit janė kapėrcyer pengesat e gjuhės, kulturės, konbėsisė dhe politikės. Tė gjithė tifozėt e botės, duke pėrfshirė edhe tifozė kinezė, mund tė ushqejnė tė njėjtat ndienja pėr futbollin.

26 vjeēari redaktor i librave, Cheng Degang ėshtė njė tifozė i tillė. Nė vitin 1986 gjatė Kupės sė Botės nė Meksikė, ai filloi tė admirojė ekipin italian. Nė vitin 1990 Kupa e Botės u zhvillua nė Itali dhe asaj here ai u mahnit rrėnjėsisht nga teknika e mrekullueshme e yjeve italiane, si Roberto Baxhio dhe Franko Barezi. Gjatė botėrorit tė kėtij viti, ai ka ndjekur me vėmendje pėrsėri ekipin italian. Sipas tij, njė tifoz i vėrtetė ushqen ndjenjė tė pastėr e tė thjeshtė gjatė shikimit tė ndeshjeve tė futbollit. Ai tha:

"Pavarėsisht nga mungesa e ekipit kinez nė botėror dhe nga ndryshimi 6-orėsh i kohės midis Kinės dhe Gjermanisė, njė tifoz i vėrtetė nuk heq dorė nga shikimi i ndeshjeve tė botėrorit. Nė krahasim me botėrorin e para 4 vjetėve nė Korenė e Jugut dhe nė Japoni, kėsaj here ėshtė mė i paktė numri i shikuesve kinezė qė i ndjekin ndėshjet pėrpara televizorit, por tifozi i vėrtetė e ndjek pa tjetėr botėrorin edhe natėn. Nė fakt, netve vonė e shijoj mė mirė festėn e futbolli."

Jo vetėm tifozėt kinezė meshkuj po e shijojnė botėrorin me njė dashuri tė pastėr ndaj futbollit, por edhe shumė femra kineze kanė interes tė madh pėr futbollin dhe botėrorin. 21 vjeēarja Yan Shiyi ėshtė studente nė vitin e 3-tė nė Universitetin e Hunanit, nė jug tė Kinės. Ajo filloi tė kishte kontakt me futbollin qysh para 4 vjetėve. Nėpėrmjet ekranit tė televizorit, ajo ka shikuar ndeshjet e dy botėrorėve dhe tė njė Kampionati Evropian tė Futbollit. Krahas ekipit kinez, asaj i pėlqen mė shumė ekipi i Ēekisė. Megjithėse ekipi kinez mungon nė kėtė botėror dhe ekipi ēek u eliminua nė ndeshjet nė grup, ajo pėrsėri vazhdoi tė ndjekė ndeshjet e mėtejshme tė botėrorit nė mesnatė. Ajo tha:

"Personalisht mė pėlqen ekipi i Ēekisė, por mė vjen keq qė ai u eliminua nė ndeshjet nė grup. Pėr sa u pėrket ekipeve tė tjera tė forta, kam interes pėr ekipin e Anglisė dhe atė tė Francės, por loja e tyre nuk ka qenė shumė tėrheqėse. Mė pėlqen shumė sporti i futbollit dhe mendoj se i tillė ėshtė ky sport, qė ekipet e forta kualifikohen pėr mė tej megjithėse ndeshjet e tyre nuk janė mjaft tė mrekullueshme. Ndoshta kjo ėshtė pikėrisht forca tėrheqėse e ekipeve tė forta. Nė botėror gara zhvillohet midis ekipeve tė nivelit tė lartė, prandaj unė duhet ta ndjek atė."

Edhe shumė tifozė, qė nuk janė aq tė vendosur si zoti Cheng dhe zj. Yan, qė pėrmendėm mė sipėr, kanė ndjekur botėrorin nė forma tė ndryshme. Ndoshta ata nuk kanė parė ēdo ndeshje pėrpara televizorit dhe ndoshta nuk pėrkrahin ose parapėlqejnė ndonjė ekip tė posaēėm, por prapėseprapė botėrori u ka sjellė gėzim. Punonjėsi 32- vjeēari i njė kompanie, Liang Ziming ėshtė njė tifoz i tillė. Ai i tha korrespondentit se gjatė 5 ditėve tė punės, ai ka parė vetėm njė pjesė ndeshjeje ēdo natė dhe vetėm nė fundjavė ka ndjekur tėrė ndeshjen. Megjithėse duket pak a shumė "i pazellshėm", z. Liang mendon se pas kėtij botėrori, ai do tė jepet pas futbollit me tė vėrtetė. Ai tha:

"Kam vetėm njė njohje tė pėrgjithshme pėr futbollin, pra nė kujtesėn time kanė mbetur vetėm disa ekipe tė famshme e tė forta. Gjatė kėtij botėrori zbulova se loja e disa ekipeve i kaloi parashikimet e mia, si p.sh. ekipi i Bregut tė Fildishtė, ekipi i Ganės e gjithashtu ekipi i Australisė. Kisha pėrshtypjen se ato nuk janė ekipe tė forta, por paraqitja e tyre nė botėror ėshtė e mrekullueshme dhe mė kanė tėrhequr shumė."

Tifozėt kinezė sigurisht ndiejnė keqardhje pėr mospjesėmarrjen e ekipit kinez ėshtė por ata pėrsėri i shijojnė pasionin e emosionet qė sjell Kupa e Botės, sepse futbolli vetė ėshtė njė "gjuhė" botėrore. (Wang Lei)