v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2006-06-27 17:45:34    
Kampionia olimpike Chen Yueling

cri

Disa njerėz janė tė mendimit nė fitoren e medaljes sė artė olimpike ajo ishte me fat, pėr shkak se ajo qė doli e para atėherė u skualifikua pėr shkeljen e rregullave. Ajo u ndje shumė keq dhe tha: "Ivanova ishte prapa meje nė njė largėsi prej dhjetėra metrash. Po tė mos vraponte ajo, unė do tė bėhesha kampione e padiskutueshme. Dhe mė vjen shumė keq qė humba rastin pėr tė kremtuar fitoren time, duke ecur pėrqark stadiumit me flamurin kombėtar..." Ajo ėshtė Chen Yueling, kinezja e parė qė ka fituar medalje tė artė olimpike nė atletikė.

Engjėll nė rrugė

Chen Yueling ka lindur nė vitin 1968nė qytezėn Tieling tė provincės Liaoning tė Kinės verilindore. Gjendja ekonomike e familjes sė saj nuk ishte e mirė dhe kjo i dha asaj vetinė e kėmbėnguljes. Nė shkollėn fillore, Chen Yueling qė ishte shumė e gjallė, filloi stėrvitjen nė ecjen sportive nėn drejtimin e mėsuesit e saj. Nė atė kohė nė zonėn malore, nuk kishte shumė sporte tė pėrshtatshme pėr fėmijė dhe nuk kishte fushė profesionale pėr stėrvitje, prandaj Chen Yueling stėrvitej nė rrugė natyrore. Pas disa ditėsh, banorėt e atyshėm e quajtėn Chen Yueling-in "Engjėll nė rrugė". Siē thuhet, gjatė stėrvitjeve, ky "engjėll nė rrugė" u sulmua disa herė nga kafshėt nė mal. Ndėrsa pasi shkoi nė Amerikė, Chen Yueling u quajt "ambasadorja kineze".

Keqardhja mė e madhe ėshtė qė nuk kremtoi fitoren me flamurin kombėtar

Duke folur pėr fitoren nė Barcelonė, Chen Yueling tha: "Ne kishim njė plan tė hollėsishėm pėr garėn. Gjatė fazės fillestare, unė ndoqa tė tjerėt, kjo mund tė ulė nė minimum shkeljen e rregullave. Dhe nė fazėn pėrfundimtare, unė kalova nė vendin e parė, por para se tė hyja nė stadiumin kryesor, atletja ruse Ivanova mė kaloi me shpejtėsi tė madhe dhe arriti nė pikėmbėrritje para meje. Pėrshtypja ime e parė ishte qė ajo kishte shkelur rregullat, ajo nuk eci por vrapoi. Por 10 minuta pas garės, pėrgjegjėsi kinez mė tha se kisha fituar titullin kampione. Mė pas, mediat thanė se isha me fat, pasi fitorja ime ishte pėr shkak tė skualifikimit tė Ivanovės. Sa pėr kėtė thėnie, unė mendoj qė unė jam kampionia e vėrtetė. Kisha rast tė festoja fitoren duke ecur pėrqark stadiumit me flamurin kombėtar, por e humba dhe njė rast i tillė nuk mė vjen mė."

Pėrparim i pėrjetshėm

Nė vitin 1993, Chen Yueling qė asokohe ishte 23 vjeēare shpalli mbylljen e karrierės sė saj sportive dhe shkoi nė Amerikė pėr tė kryer studimet universitare. Nga fusha sportive nė shkollė, nga Kina nė Amerikė, Chen Yueling nuk u mėsua nga dallimet e mėdha midis tyre. Nė mėsimin e parė nė Amerikė, ajo kuptoi vetėm dy shprehje: "Good mornig" dhe "Bye-bye". Duke folur pėr atė kohė, Chen Yueling tha: "Ēdo njeri nuk mund tė merret me sport pėr tėrė jetėn. Isha e mendimit se duhet tė mėsoj diēka tė re. Pasi erdha nė Amerikė, u ndesha me vėshtirėsi tė mėdha dhe pothuajse hoqa dorė, por mė inkurajonte dhe mė pėrkrahte vullneti kėmbėngulės i formuar nga sporti."

Tani Chen Yueling punon pėr njė kompani amerikane, zv/president i sė cilės ėshtė argjenti i saj Drik. Edhe ai ka qenė njė atleti qė mori pjesė nė emėr tė Amerikės nė Lojėrat Olimpike tė vitit 1968. Ai ėshtė shumė i pasionuar pas sportit dhe punoi si kėshilltar i Komitetit Olimpik tė Kinės gjatė kėrkesės pėr organizimin e Lojėrave Olimpike tė vitit 2008. Duke folur pėr Chen Yueling, ai tha: "Chen Yueling ėshtė njė person me vullnet tė fortė e kėmbėngulėse nė punėn e saj ashtu si nė fushėn sportive. Gjithashtu ajo ka forcė tė madhe dhe nuk tėrhiqet kurrė para vėshtirėsive. Krahas kėtyre, ajo ėshtė njė femėr e zgjuar dhe elegante. Tani, tė gjithė njerėzit kėtu e quajnė "ambasadorja e Kinės".

Pamje e bukur

Pas 10 vjetėsh nė San Diego, Chen Yueling na duket mė e bukur dhe mė elegante. Nė zyrėn e saj, pamė medalje, kupa, skulptura dhe foto tė saj tė shumta. Nė fakt, zyra e saj duket si njė muze i vogėl sportiv dhe ėshtė e bukur si e zonja e saj. Chen Yueling tha: "Tė gjithė punonjėsit mė trajtojnė mirė dhe punoj kėtu shumė mirė. Nėse nė tė ardhmen do tė fitoj mjaft para, do tė kthehem nė vendlindjen time pėr tė ndihmuar studentėt nė gjendje tė vėshtirė ekonomike."

San Diego ka peizazh tė bukur, qiell tė kthjellėt dhe det blu. Bashkė me Drikun, Chen Yueling stėrvitet shpesh buzė detit. Vrapimi i saj bashkė me disa fėmijė amerikanė nėn rrezet e diellit ėshtė me tė vėrtetė njė pikturė e bukur.

Lojėrat Olimpike tė Sidnejit

Chen Yueling-ut i pėlqen shumė ecja sportive, e cila i solli gėzime tė mėdha. Nėn ndikimin e Drikut, Chen Yueling stėrvitet pėrditė dhe ruan njė nivel tė lartė sportiv. Nė vitin 2000, Chen Yueling mori pjesė nė Lojėrat Olimpike tė Sidnejit si pėrfaqėsuese e Amerikės. Megjithėse nuk arriti rezultat tė mirė, Chen Yueling mori pjesė pėrsėri nė Lojėrat Olimpike, gjė qė ėshtė pėrvojė e saj e paharrueshme.

Chen Yueling shprehet gjithmonė se vendlindja e saj ėshtė Kina dhe do tė kthehet njė ditė nė Kinė. (Jiang Lei)