v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2006-05-19 17:35:24    
Me ish-studentėt kinezė

cri
Me ish-studentėt kinezė edhe gjatė viteve tė diktaturės mbaja ndonjė kontakt formal, ndonėse nė njė rast pata edhe tronditje tė fortė, kur nė njė rast disa prej tyre mė takuan para hotel 15-katėshit nė qendrėn e Tiranės. Aso kohe ankthi ishte bėrė sindromė e jetės sonė, kur takimi pa leje me tė huajt dėnohej ashpėr, qoftė edhe kur ishte thjesht pėr mirėsjellje. Disa nga ish-studentėt e mi kinezė, tė viteve tė rinisė, ndjenin jo vetėm mirėnjohje, por edhe afrim, kur vinin me punė ose detyrė nė Shqipėri. I tillė ishte Van Hun Ēi, i cili punoi vite e vite nė Shqipėri si pėrfaqėsuesi i agjensisė kineze tė lajmeve, "Hsinhua", qė jo vetėm mė vizitonte shpesh ose mė ftonte nė mjediset e tij tė banimit, po nuk reshtte sė pėrmenduri punėn time nė Kinė dhe kujtimet e mira qė kisha lėnė, edhe pse shpesh i kujtoja se ajo ishte detyra ime dhe se isha unė qė kisha mėsuar shumė gjėra nga ata, nga kultura e arti i atij populli punėtor. Ndėrsa njė student tjetėr, Van Ēi Shan, pas largimit nga karriera diplomatike u bė drejtor i tė parit restorant serioz kinez qė u hap nė Tiranė, diku afėr gjimnazit "Partizani". U pėrpoq tė mė tėrhiqte nė punėt e biznesit me Kinėn, me argumentin se shumė nga ish-studentėt e mi, tashmė ishin bėrė bosė nė kryeqytetin kinez.

Ka qenė befasues pėr mua takimi me njė nga studentet mė tė pėrkushtuara tė gjuhės shqipe, Hou Yu Pin, nė bulevard, pėrballė ish-kafenesė "Peza". Ishte maj i viti 1966, pra fare pak muaj pas kthimit nė Shqipėri, aty nga ora 18, kur nga mesi i njerėzve u shkėput njė vajzė dhe erdhi drejt meje. Shtanga dhe nė pak sekonda nuk po besoja se mund tė ndodhte njė gjė e tillė, ndėrsa po dėgjoja njė zė: "Profesor! Profesor!" U pėrshėndetėm si miq tė vjetėr... Ajo kishte ardhur si pėrkthyese me njė delegacion bujqėsor. E ftova pėr njė vizitė nė shtėpi, megjithėse drita elektrike kishte ikur. Mė vonė mėsova se Hou Yu Pin drejtonte redaksinė e gjuhės shqipe nė Radion e Jashtme tė Kinės nė Pekin dhe se kishte qenė pėr specializim nė Prishtinė.