v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2006-04-28 17:15:47    
Legjendat e nefritit

cri

Ari mund tė jetė monedha mė e njohur ndėrkombėtarisht, por brenda kontekstit tė kulturės mijėravjeēare kineze, nefriti ėshtė pafundėsisht mė i ēmuar. Ka njė thėnie tė lashtė kineze sipas sė cilės "ari mund tė ketė njė vlerė, por nefriti ėshtė i paēmuar".

Nė Kinėn e 8 000 vjetėve mė parė, nefriti shihej si i krijuar nga bashkimi i thelbeve tė qiellit dhe tė tokės, e pėr rrjedhojė si i shenjtė. Roli i tij mbizotėrues nė historinė dhe kulturėn kineze e bėn nefritin dhe mjeshtėrinė e pėrdorimit tė tij njė simbol tė qytetėrimit kinez. Teksa parahistoria perėndimore ėshtė kronologjikisht e pėrbėrė nga epoka e gurit, e hekurit dhe e bronzit, parahistoria e Kinės, mbėshtetur nė objektet arkeologjike, ndahet nė epokat e armėve prej guri, nefriti dhe bronzi. Gjatė dinastive Shang (1600 -100 p. e. s.) dhe Zhou (770 ? 256 p. e. s), shpatat tehgjera dhe alebardėt shiheshin si simbolet e pushtetit.

15 qytete pėr njė copė nefriti

Nefriti He ėshtė mė i famshmi nė Kinė. Historia e tij shkon deri nė vitet 700 p. e. s., kur njė burrė i quajtur Bian He nga shteti i Ēusė vuri re njė feniks qė qėndronte nė majėn e njė mali brenda atij qė tani ėshtė rezervati natyror i Shennongjia-sė. Ai ishte i bindur se nė mal ishte i fshehur njė thesar, sepse "feniksi zbret vetėm mbi gurėt e nefritit", sipas mitologjisė kineze. Pasi gėrmoi nė majėn e malit, Bian He gjeti njė pjesė tė madhe nefriti tė paprerė, tė cilin ia tregoi mbretit Li tė shtetit Ēu. Por kur monarku thirri njė zejtar nefriti pėr tė vėrtetuar njėmendėsinė e gurit, i ashtuquajturi "specialist" e gjykoi atė si tė pavlerė. Bian He-ja u dėnua pėr kėtė duke i prerė kėmbėn e majtė. Pas zėvendėsimit tė mbretit Li nė fron, Bian He-ja ia dha thesarin e tij sundimtarit tė ri, por me tė njėjtin rezultat, dhe kėshtu humbi edhe kėmbėn e djathtė. Bian He e mori atėherė thesarin e tij te porta e pallatit dhe qėndroi atje, duke qarė hidhurazi, pėr shtatė ditė e net. Mbreti Wen dėrgoi dikė pėr tė parė se pėrse po vajtonte Bian He, sepse gjymtimi asokohe cilėsohej njė dėnim i lehtė. Bian He u pėrgjigj se nuk qante humbjen e kėmbėve tė tij, por i therrte nė zemėr qė dhurata e ēmuar qė donte t'i jepte mbretit tė tij u mor gabimisht vetėm pėr njė gur tė thjeshtė e ai u pa si mashtrues. Mbreti Wen urdhėroi qė shkėmbi tė pritej e atėherė doli jashtė nefriti i pastėr. Ai u quajt nefriti He pėr nder tė besnikėrisė sė Bian He-sė dhe u vlerėsua aq shumė, saqė mbreti Wen ishte i gatshėm tė jepte 15 nga qytetet e tij nė kėmbim tė thesarit pėrrallor.

Kėmbėngulja e Bian He-sė pėr t'ia dorėzuar thesarin tė vetmit zotėrues qė sipas tij e meritonte atė, perandorit, pasqyron sa tė dhėnė ishin kinezėt pas nefritit dhe konceptit tė besnikėrisė.

Nefriti si ndėrmjetės

Pėr mė shumė se 1 mijėvjeēar pas kohės kur jetoi Bian He-ja, nefriti mbeti simbol i fuqisė sė epėrme nė Kinė. Pas bashkimit tė Kinės, perandori i parė i dinastisė Qin i urdhėroi zejtarėt tė bėnin me nefritin He njė vulė ku tė ishin tė gdhendura tetė karaktere qė e shpallnin pronarin e saj si zotėrues tė "Mandatit tė Qiellit, jetėgjatėsisė dhe pėrparimit tė pėrjetshėm", me fjalė tė tjera i fuqisė absolute perandorake.

Meqė besohej se mishėronte thelbin e qiellit e tė tokės, nefriti pėrdorej si mjet komunikimi ndėrmjet shamanėve dhe zotave.

Njė ritual qė duhej tė bėnte ēdo perandor me marrjen e postit ishte ai i ngjitjes nė majėn e njė mali tė njohur dhe i flakjes prej andej tė fletėve tė gdhendura tė nefritit, duke njoftuar zotat e malit pėr hipjen nė fuqi tė tij. Kur perandori ishte i sėmurė, shamani i tij shkonte nė mal e hidhte poshtė fletė nefriti ku ishin gdhendur lutje pėr shėrimin e monarkut.

"Mė mirė njė copė nefriti sesa njė tullė e plotė argjili"

Nė proverbat kineze, nefriti ėshtė njė metaforė e shpeshtė pėr nderin e virtutin. Secila syresh e ka zanafillėn nė njė gojėdhėnė.

Proverbi "Mė mirė njė copė nefriti sesa njė tullė e plotė argjili" e ka burimin nė vitin 550, kur perandori Xiaojing i dinastisė Wei Lindore u pėrmbys nga kryeministri i tij Gao Yang, i cili mė pas krijoi dinastinė Qi veriore. Pas njė viti Gao Yang e vrau perandorin Xiaojing dhe 3 djemtė e tij. Vitin e dhjetė pas zaptimit tė fronit nga Gao Yang ndodhi njė eklips diellor, njė shenjė e keqe nė Kinėn e lashtė. I frikėsuar se kjo dukuri qiellore paralajmėronte njė kėrcėnim pėr fronin e tij, Gao Yang vrau 700 pjesėtarė tė klanit 44 familjesh tė perandorit Xiaojing. Kur lajmi i mizorisė mbėrriti nė degėt mė tė largėta tė familjes mbretėrore, tė gjithė u tmerruan nga frika se mos i priste i njėjti fat. Kur u mblodhėn pėr tė gjetur rrugėt e mėnyrat pėr t'i shpėtuar vdekjes, njėri prej tyre, njė gjykatės i quajtur Yang Jingan, propozoi qė tė merrnin mbiemrin Gao si shenjė tė besnikėrisė ndaj dinastisė Qi veriore. Por Jinghao, njė kushėri i tij, ishte plotėsisht kundėr kėtij mendimi: "A ia vlen tė braktisim tė parėt tanė vetėm pėr tė mbetur gjallė? Ai qė ėshtė burrė mė mirė vdes si njė copė nefriti sesa njė tullė e plotė argjili". Tradhtari Yang Jingan ia kallėzoi fjalėt e guximshme tė kushėririt tė tij Gao Yang-it, dhe Jinghao u arrestua e u ekzekutua. Pasi ndryshoi mbiemrin e Jingan-it nė Gao, perandori e ngriti nė detyrė atė, por ai vdiq nga njė sėmundje tre muaj pas vrasjes sė Jinghao-s. 18 vjet mė vonė dinastia Qi veriore u shkatėrrua. Fjalėt "Mė mirė njė copė nefriti sesa njė tullė e plotė argjili" mund t'i kenė kushtuar Jinghao-s jetėn, por megjithatė e bėnė atė tė pavdekshėm, duke u cituar pėrgjatė shekujve nga burra e gra tė shquara kineze.

"Virtytet" e nefritit

Nė tė shkuarėn, stolitė e xhevahiret me nefrit shėnonin rang dhe status. Gratė e sėrės sė lartė, siē u kėndohej nė poezinė klasike, vinin stoli nefriti qė tingėllonin kur ato ecnin. Por nefriti nuk kishte njė funksion thjesht zbukurues. Besohej se ndodhte njė ushqim i ndėrsjellė ndėrmjet njė zbukurimi nefriti dhe bartėsit tė tij. Kinezėt e lashtė e vishnin nefritin gjithashtu si shenjė pastėrtie morale. Besohet se Konfuci e ka pėrngjasuar butėsinė kėnaqėsindjellėse tė nefritit me virtytin njerėzor tė bamirėsisė, fortėsinė e tij me ndershmėrinė, shumėsinė e ngjyrave me mendjemprehtėsinė dhe tejndritshmėrinė e tij me besnikėrinė. Nė tė folurin e figurshėm kinez nefriti shpesh ėshtė bashkėshoqėruar me virtytet femėrore tė pastėrtisė e tė dėlirėsisė, duke qenė qenė grua ideale ajo qė ishte "e pastėr si nefriti dhe e qartė si akulli". (Artani)