v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2006-01-16 19:04:27    
Njė ndėrmarrje aktive e rritjes sė pulave

cri

Kur ra gripi i shpendėve, krahinat e ndryshme tė Kinės vendos;n masa tė rrepta dhe tė shumėllojshme ndaj ndėrmarrjeve tė rritjes sė shpendėve dhe tregut tė shpendėve tė gjalla, kėshtu qė shumė prej kėtyre ndėrmarrjeve kanė rėnė nė gjendje tė vėshtirė. Por nė grupin Shengnong tė distriktit Guangze nė veri tė provincės Fujiang, ndėrmarrja mė e madhe e rritjes sė pulave nė jug tė Kinės, rritja, prodhimi, pėrpunimi dhe shitja po kryhen normalisht, nga porta e kėtij grupi hyjnė dhe dalin pa pushim kamiona.

Kohėt e fundit, ky grup ka pėrcaktuar 3 rregulla pėr punonjėsit e tij: Ndalimi i punonjėsve tė dalin nga ferma, ndalimi i tyre tė blejnė nė treg produkte dhe ushqime prej shpendėsh dhe ndalimi i pranimit tė punonjėsve nga zonat e prekura nga epidemia e gripit tė shpendėve, dhe i dėrgimit tė punonjėsve tė grupit nė zonat e sipėrpėrmendura pėr vizitė dhe studim, pėr blerjen e lėndėve tė para dhe pėr shitjen e ushqimeve etj.. Madje edhe automjetet qė hyjnė dhe dalin nga ferma sterilizohen mė se njė herė jashtė fermės.

Nė fakt, qysh nė fillim tė viteve '90 tė shekullit tė kaluar, kur importoi nga jashtė linjėn e pėrpunimit automatik tė mishit tė pulave, ky grup e ka konsideruar prodhimin shkencor dhe administrimin e rreptė si bazė tė ekzistencės sė ndėrmarrjes. Nė vitin 1994, kur Shoqėria amerikane e pulave tė pjekura Kentucky (KFC) kėrkonte treg nė jug tė Kinės, erdhi nė kėtė ndėrmarrje dhe filloi bashkėpunimin me tė. Pėr tė zhvilluar mirė kėtė bashkėpunim, nė radhė tė parė ndėrmarrja "Shengnong" i ka ndėrtuar tė gjitha fermat e rritjes sė pulave nė zona malore me panorama tė bukura dhe me ajėr tė pastėr larg qytetit, burimi i ujit pėr rritjen dhe pėrpunimin e mishit tė pulave vjen nga mė shumė se 100 metra nėn tokė. Nė tė njėjtėn kohė, ky grup ka rindėrtuar me 400 milionė juanė sipas standardit higjienik tė mjedisit tė vendeve evropiane dhe amerikane tė gjitha fabrikat e pėrpunimit tė mishit, fermėn e pulave tė racės, fermėn e pulave pėr mish dhe repartin e inkubacionit, dhe ka importuar nga jashtė mbi 60 linja automatike tė rritjes, pėrpunimit dhe prodhimit me pėrmbajtje tė lartė tekniko-shkencore.

Nė grupin Shengnong theren ēdo ditė mbi 100 mijė pula, duke nxjerrė mbi 10 tonė zorra, pupla, gjak dhe mbeturina tė tjera. Nė vitin 2004, ky grup formoi me 20 milionė juanė qendrėn e studimit bioteknik pėr shfrytėzimin e kėtyre mbeturinave. Sot jashtqitjet e pulave bėhen pleh organik, puplat pėrdoren pėr pasurimin e ushqimeve tė pulave, ndėrsa tė brendshmet e pulave nė mjekėsi.

"Pa mbėshtetjen e fuqishme tė qeverisė dhe masave vendėse, nuk do tė kishte sot grup Shengnong. Deri sa banorėt e distriktit tonė tė mos jenė pasuruar, ne nuk mund tė flemė tė qetė", kėshtu thonė punonjėsit e grupit Shengnong. Vitet e fundit, ky grup nėpėrmjet administrimit tė industrializuar tė bujqėsisė, e ka kthyer epėrsinė biologjike tė zonave malore tė pjesės veriore tė provincės Fujian nė epėrsi ekonomike dhe i ka pajisur fshatarėt tradicionalė me njohuri kulturore dhe teknike, duke hapur kurse pėr kualifikimin e tyre. Deri tani janė punėsuar nė grupin e tyre mbi 3500 fshatarė. Grupi Shengnong me 400 milionė juanė ka ngritur edhe 30 baza moderne tė prodhimit dhe tė pėrpunimit nė qytetet dhe distriktet pėrreth, ku janė pranuar 13 mijė familje si aksionarė pėr zhvillim tė pėrbashkėt.

Sipas tė dhėnave jo tė plota, nė vitin 2004, vėllimi i prodhimit tė grupit Shengnong zuri 43% tė GDP-sė tė distriktit Guangze, duke u bėrė kėshtu nxitje pėr shtimin e tė ardhurave tė fshatarėve nė veri tė provincės Fujian. Pina.