v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2005-12-27 18:51:56    
Rrėfime rreth filmit artistik shqiptar "Rrugė tė bardha "(1)

cri

dėgjoni

Nė shtator tė kėtij viti, i dėrguar nga drejtuesi shumė i pritur televiziv kinez Cui Yongyuan, njė grup i CCTV-sė shkoi nė Shqipėri dhe intervistoi pėr rubrikėn e CCTV-sė "Magjia e filmave artistikė" dhjetra kineastė veteranė shqiptarė tė filmave tė vjetėr shqiptarė.

Intervista e grupit televiziv kinez gjeti ndihmėn dhe pėrkrahjen e madhe tė kineastėve veteranė shqiptarė, veēanėrisht tė regjisorėve Viktor Gjika dhe Hysen Hakani etj. Para se tė vinte grupi nė Shqipėri, ata i kishin lajmėruar aktorėt e filmave tė drejtuar dikur prej tyre duke rregulluar edhe orėn dhe datėn e pjesėmarrjes nė intervistė, duke i krijuar kėshtu shumė lehtėsira grupit televiziv kinez pėr marrjen e intervistave tė veta.

Ndėr filmat e vjetėr shqiptarė tė zgjedhur nga CCTV pėr t'i intervistuar, tri janė drejtuar nga regjisori i njohur shqiptar Viktor Gjika, ato janė " Horizonte tė hapura", " I teti nė Bronz " dhe " Rrugė tė bardha". Pėr kėtė arsye, Viktor Gjika ishte njė ndėr regjisorėt e parė qė u intervistuan nga grupi i televizionit kinez.

Nė emisionet e kaluara tė Rubrikės "Bota kulturore", nė temėn "Kinema" ju kemi njohur me disa pjesė nga intervista e regjisorit tė njohur shqiptar Viktor Gjika pėr grupin realizues tė rubrikės "Magjia e filmave artistikė" tė CCTV-sė, si "Jeta kinematografike e regjisorit tė njohur shqiptar Viktor Gjika", dhe "Rrėfimet e regjisorit shqiptar Viktor Gjika rreth filmave artistikė " Horizonte tė hapura " dhe " I teti nė bronz ". Nė emisionin e sotėm do tė dėgjoni rrėfimet e z. Viktor Gjika rreth filmit artistik shqiptar " Rrugė tė bardha".

Nė fillim ai u tregoi korrespondentėve tė CCTV-sė se si e ka filluar xhirimin e filmit artistik shqiptar " Rrugė tė bardha ". Ai tha : "Me sa duket, unė vetė artistikisht nuk mbeta plotėsisht i kėnaqur nga "Horizonte tė hapura". Vath Koreshi kishte shkruar njė skenar. Unė desha tė bėja njė film, po ama njė film qė tė mos kishte ku ta kapte censura, sepse mund tė luhej me jetėn time. Dhe i thashė vetes: "Viktor, kėtu nuk duhet tė marrėsh asnjė vėrejtje". Dhe lexova skenarin e Vath Koreshit. Nė atė skenar mė mbeti nė mendje njė gjė, fundi, se si personazhi i filmit do tė mbetej nė shtyllėn e telefonit. Nė ndėrgjegjen time artistike u krijua si figura e Krishtit, tė kryqėzuar nė shtyllė. Ky ishte imazhi i parė. Artistit nganjėherė njė ngacmim i mjafton pėr tė bėrė njė vepėr tė tėrė artistike."

Pastaj ai foli pėr objektivin e krijimit tė filmit " Rrugė tė bardha", duke treguar edhe punėt paraprake para shkrimit tė skenarit. Ai tha :"Bashkė me Vath Koreshin kemi bėrė njė udhėtim tė gjatė nė Shqipėrinė e Veriut, nė malet, nė lumenjtė, nė ujėrat. Natyra mė mahniti e nė bisedė e sipėr me Vathin e rikonceptuam skenarin. Pse e zgjodhėm kėtė skenar? Nė kėto vite, nė vitet '70, kishte filluar tė rėndohej klima. Enver Hoxha sa vinte po e mbyllte Shqipėrinė.

Nga shkėputja e marrėdhėnieve me Bashkimin Sovjetik kaloi nė shkėputjen e marrėdhėnieve me Kinėn. Po izolohej jeta brenda vendit dhe nė jetėn e pėrditshme kishte filluar njė lloj moskomunikimi. Mua m'u duk sikur nė kėtė film unė mund tė trajtoj njė pikėpamje filozofike tė tillė: ky personazh lidhte fijet e komunikimit ndėrmjet njerėzve. Duhej bėrė njė vepėr artistike qė t'i ftonte njerėzit tė mos e shihnin njėri-tjetrin si armik. Kjo ishte brenda meje, kėto mendime unė i kam ndarė vetėm me Rikard Ljarjen. Atij i thosha: "Ti je Krishti, qė do t'i ndihmosh njerėzit tė lidhen me njėri-tjetrin".

Prandaj edhe skenat nė film s'ishin thjesht ngjarje pėr tė treguar se si ky njeri i mirė lidh telat e telefonave. Unė jam i lumtur qė kam arritur ta shpreh idenė time. Dhe mendoj se suksesi i filmit ishte kėtu. Njerėzit e kapėn kėtė personazh, qė ėshtė i gatshėm tė bėjė gjithēka. Spektatori jo gjithmonė e kupton qė nė fillim. Ai nė fillim e pėlqen. Pastaj e pyet veten: "Pse mė pėlqen? Ēfarė mė pėlqen? Ja, ky mė bėn tė sillem mė ndryshe me tė tjerėt, t'i ndihmoj ata".

Vepėr artistike ėshtė ajo qė nuk e thotė fjalė pėr fjalė mision qė i ngarkojnė, por qė e bėn spektatorin tė ndiejė. Prandaj edhe spektatori kinez e ka ndier. Mbase ėshtė interesante pėr spektatorin kinez tė krahasojė ndėrmjet Dedės e Lej Fenit, i cili ėshtė skematik, ēdo gjė e bėnte me urdhra. Ndėrsa Deda nuk e ka porosi dhe urdhėr, por ėshtė shpirti dhe mendja e tij. Pėrfundimi ėshtė ky: hero i vėrtetė bėhet njeriu i thjeshtė, jo ai qė shkon tė bėjė njė heroizėm."(Zhai)