v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2005-11-02 18:56:51    
Teknologjia kozmike e Kinės

cri

 dėgjoni

Ai tha se anija kozmike kineze " Shenxhou Nr. 6" ėshtė anija me diametrin mė tė madh sot nė botė dhe mund tė ngarkohet me tre kozmonautė. Anija kineze " Shenxhou" Nr.6 pėrbėhet nga kabina e shtytjes, kabina e kthimit dhe kabina e orbitės. Gjatė fluturimit tė parė me kozmonaut, veprimet e kozmonautit ishin tė kufizuara nė kabinėn e kthimit, ndėrsa gjatė fluturimit tė anijes " Shenxhou" Nr.6, dy kozmonautėt zhveshėn uniformėn kozmike dhe hynė nga kabina e kthimit nė kabinėn e orbitės dhe bėnė me radhė eksperimentime shkencore , si dhe pushime nė kabinėn e orbitės.

Kryeprojektuesi i sistemit tė anijes kozmike zoti Zhang Bainan tha se kabina e orbitės ėshtė e pajisur me sende tė domosdoshme pėr jetėn dhe punėn e kozmonautėve dhe ėshtė tamam si shtėpi kozmike e kozmonautėve.

Ai tha: Kabina e orbitės shėrben si kabinė pėr tė jetuar dhe punuar kozmonautėt, por ka edhe aftėsinė e vazhdimit tė eksperimenteve shkencore nė orbitė. Pas uljes nė tokė tė kabinės sė kthimit, kabina e orbitės mund tė vazhdojė punėn e saj nė kozmos si satelit dhe mund tė pėrdoret si njė aparat fluturues pėr bashkimin nė tė ardhmen me aparate tė tjera kozmike.

Raketė pėr lėshimin e anijes kozmike " Shenxhou" ėshtė raketa " Marshimi i madh Nr. 2 F", e prodhuar nga vetė Kina. Ajo ėshtė raketa mė e gjatė dhe me strukturėn mė tė ndėrlikuar qė ka sot Kina. Kjo raketė ėshtė e pajisur me teknologji rezervė nė sistemin kryesor dhe nė pjesėt e rėndėsishme. Nė rast se sistemi kryesor ka difekt, raketa mund tė kthehet shpejt nė sistemin rezervė, duke garantuar punėn normale dhe sigurimin e kozmonautėve.

Kjo raketė ėshtė eksperimentuar dhe prodhuar nga Korporata shkencore kozmike e Kinės. Kryedrejtori i kėsaj korporate, zoti Zhang Ēinvei tha se pėr tė lėshuar me sukses anijen kozmike " Shenxhou" Nr. 6, ata kanė bėrė 17 rikonstruksione teknologjike nė raketėn " Marshimi i madh Nr. 2 F", duke pėrfshirė organizmin e sigurimit, nė mėnyrė qė tė mos ndodhė diēka e papritur nė rast manovrimi tė gabuar. Ata kanė rregulluar gjithashtu edhe koeficientin e tronditjes sė pajisjeve motorike tė raketės. Nėpėrmjet kėtyre rikonstruksioneve ėshtė ngritur jo vetėm siguria e raketės, por ėshtė pėrmirėsuar edhe jeta e kozmonautėve. Kozmonautėt udhėtojnė me " veturė" nė vend tė " kamionit", tha me humor z. Zhang.

" Pas lėshimit tė anijes kozmike " Shenxhou" Nr. 5, nė kohėn nga 120 deri 160 sekonda, kozmonauti ndjeu njė tronditje dhe nuk e ndiente veten rehat. Duke pasur parasysh kėtė, ne rregulluan koeficientin e tronditjes tė tė gjithė sistemit tė raketės, nė mėnyrė qė kozmonautėt e anijes " Shenxhou" Nr. 6 tė ndiheshin mė mirė nė zemėr dhe nė stomak. Rikonstruksioni i dytė ėshtė vendosja e sistemit pamor nė raketė, nė mėnyrė qė fotografitė e raketės gjatė lėshimit tė transmetohen nė Tokė. Kjo jo vetėm shton interesin e ndjekjes sė raketės gjatė lėshimit, por forcon edhe kontrollin e sigurisė sė raketės.

Brenda periudhės sė shkurtėr prej dy vjetėsh Kina ka lėshuar me sukses dy anije kozmike me kozmonautė. Teknologjia kozmike e Kinės me kozmonautė ėshtė duke u pjekur dita ditės. Veēanėrisht kėsaj here udhėtimi i anijes kozmike " Shenxhou" Nr. 6 nė hapėsirėn kozmike tregoi nivelin mė tė lartė tė teknologjisė kozmike tė Kinės. Zv-kryekomandanti i kėsaj vepre, zoti Hu Shishia tha se nė tė ardhmen Kina do tė bėjė edhe kėrkime shkencore, si ecja e kozmonautėve jashtė anijes, bashkimi i pajisjeve kozmike, krijimi i stacionit kozmik si dhe teknologji tė tjera pėrkatėse.

" Sipas planit, nė vitin 2007 Kina do tė realizojė teknologjinė e ecjes sė kozmonautėve jashtė anijes, madje kozmonautėt do tė vishen me uniformė kozmike tė prodhimit kinez. Nė vitin 2008 ose 2009 do tė realizohet teknologjia e bashkimit tė pajisjeve kozmike. Nė atė kohė shumė kozmonautė kinezė do tė udhėtojnė me anije kozmike dhe do tė merren me aktivitete tė ndryshme kozmike. ( zhang )