v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2005-09-26 21:50:25    
Zhvillimi i ekonomisė lokale nė qarkun Dehong

cri
Qarku Autonom Dehong i kombėsive Tai dhe Gjingbo tė Kinės Jugperėndimore ndodhet nė njė zonė me peizazh tė bukur tė maleve dhe lumenjve dhe me vendburime shumė tė pasura natyrore. Vitet e fundit, banorėt e kėtij qarku, duke shfrytėzuar kushtet e favorshme tė klimės, dheut dhe ujit, mbjellin gjerėsisht bimė industriale me karakteristika lokale, si drurė kafeje, kallame sheqeri e tė tjera. Me zhvillimin e bujqėsisė, ėshtė hapur njė rrugė e shtimit tė tė ardhurave tė tyre.

I riu Feng Yan Gjing i kombėsisė Tai, qė banon nė fshatin Hehuan tė kėtij qarku, na tregoi pėr ndryshimin e gjendjes ekonomike tė familjes sė tij, qė ėshtė njė familje me 8 frymė. Mė parė, ata mbillnin tė 3.3 dynymė tokė vetėm me oriz dhe tė ardhurat kanė qenė tė pakta. Kurse, para 4 vjetėve, ata mbollėn gjithė tokėn me drurė kafeje dhe, si rezultat, gjendja ekonomike e familjes sė tij ka ndryshuar dhe e gjithė familja e shikon tokėn si "margaritar".

"Tani, kemi mė shumė tė ardhura nė krahasim me vitet e kaluara kur kultivonim vetėm oriz. Tė ardhurat tona vjetore nga kultivimi i drurėve tė kafesė arrijnė nė 8000 juanė. Kam plan qė tė mbjell edhe mė shumė drurė kafeje."

Ka ndryshuar gjendja ekonomike e shumė familjeve tė tjera tė fshatit Hehuan, ku banon Feng Yan Gjing. Mė parė, disa nga 67 familjet e kėtij fshati jetonin duke u mbėshtetur nė shitjen e fidanėve tė orizit, prandaj kishin kushte tė kėqija tė jetesės. Shumė prej tyre flinin nė kasolle tė thjeshta. Edhe kushtet higjenike ishin tė kėqija. Prandaj i gjithė fshati konsiderohej si fshati mė i varfėr nė kėtė zonė. Vitet e fundit, tė ardhurat e tė gjitha familjeve tė kėtij fshati janė shtuar pėr shkak se kafeja e tyre shitet shpejt dhe me ēmim tė mirė. Gjatė vizitės nė kėtė fshat, korrespondenti ynė kanė parė me sytė e vet se ēdo familje ka sot shtėpi tė reja tė ndėrtuara me tulla dhe me drurė dhe shumica e familjeve kanė blerė televizorė me ngjyra, aparate VCD, traktorė tė lehtė dhe sende tė tjera. Edhe shkolla e kėtij fshati ka ndėrtesa krejt tė reja.

Fshatarėt thonė se kultivimi i drurėve tė kafesė kėrkon teknikė tė lartė. Edhe njė fatkeqėsi e insekteve dėmtuese mund tė jetė fatale pėr ta. Ata vendosėn tė kultivojnė drurė kafeje sepse ndėrmarrja e kafesė Dehong caktoi njė politikė favorizuese pėr fshatarėt, e cila qetėsoi ata.

Ndėrmarrja e kafesė Dehong, qė thonė fshatarėt, ėshtė Shoqėria Aksionare Hongtian, qė u formua nė vitin 1997 me pėrkrahjen e fuqishme tė administratės sė qarkut Dehong. Zv-kryedrejtori i kėsaj shoqėrie zoti Peng Zhongren tha se ndėrmarrja e tij u ka dhėnė fshatarėve pėrkrahje dhe favor nė lėmin e fondit dhe tė ēmimit tė grumbullimit tė produkteve, me qėllim qė ata tė kultivojnė drurėt e kafesė pa asnjė merak.

"Ne kemi nėnshkruar me fshatarėt njė kontratė pėr ēmimin e mbrojtur tė grumbullimit tė kokrrave tė kafesė: kemi premtuar qė tė grumbullojmė kokrrat e kafesė sė tyre me ēmimin jo mė pak se 1.3 juanė pėr kilogram. Kur rritet ēmimi i kafesė nė treg, edhe ne ngrejmė ēmimin e grumbullimit tė kokrrave tė kafesė sė tyre. Kemi premtuar gjithashtu qė vėllimi i investimeve tė ēdo famijeje nė kultivimin e njė haktar drurėsh kafeje tė mos kalojė 4500 juanėt dhe, po tė kalojė, ndėrmarrja jonė do tė paguajė pjesėn e kaluar. Ndėrmarrja jonė siguron edhe prodhimtarinė e tyre: mjafton qė fshatarėt t'u bėjnė shėrbime drurėve tė kafesė siē drejtojnė teknikėt e ndėrmarrjes sonė, prodhimtaria e kokrrave tė freskėta tė kafesė me siguri do tė jetė mbi 15 tonė pėr hektar."

Siē mėsohet, pėr arsye se vitet e fundit ėshtė shtuar pandėrprerė kėrkesa pėr kafenė brenda dhe jashtė vendit, qarku Dehong ka marrė masa pėr t'iu pėrgjigjur kėrkesės sė tregut, ka pėrcaktuar objektivin e shfrytėzimit tė epėrsisė sė zonės sė vet, duke ndjekur rrugėn e zhvillimit tė degėve karakteristike tė bujqėsisė dhe duke e konsideruar prodhimin e kafesė si pėrmbajtje tė rėndėsishme tė zhvillimit tė prodhimeve tė blerta. Duke kujtuar fillimin e prodhimit tė kafesė, zoti Peng Zhongren tha se, nė fillim, kjo zonė kishte vetėm njė plantacion kafeje me njė sipėrfaqe prej 30 hektarėsh. Nė sajė tė shėrbimeve tė shkėlqyeshme agroteknike, fidanėt dhanė fryte qysh nė vitin e dytė dhe prodhimi i kokrrave tė freskėta tė kafesė arriti nė 30 tonė pėr hektar, kurse prodhimi i kokrrave tė thata arriti 4.5 pėr hektar, duke krijuar rekordin e ri tė rendimentit tė prodhimit tė kafesė nė sipėrfaqe tė madhe nė vendin tonė. Nga ky shembull, fshatarėt e kėsaj zone panė perspektivėn e zhvillimit tė prodhimit tė kafesė dhe shtuan besimin e tyre pėr kultivimin e drurėve tė kafesė.

Sipas tė dhėnave statistikore, deri nė fund tė vitit 2004, sipėrfaqja e mbjellė me drurė kafeje nė qarkun Dehong i kaloi 2600 hektarėt. Sot 20 mijė familje fshatare merren me kėtė degė tė bujqėsisė dhe, me prodhimin e kafesė, tė ardhurat e fshatarėve tė kėtij qarku shtohen mbi 30 milionė juanė. Sot, plantacionet e kafesė tė qarkut Dehong janė bėrė njė bazė e prodhimeve standarde me shpėrndarje racionale dhe me vepra tė pėrsosur ujitėse. Ministria e Bujqėsisė e Kinės i ka vlerėsuar plantacionet e kafesė tė kėtushme si "Baza e njohur dhe e shkėlqyeshme e kultivimit tė bimėve tropikale nė Azinė Jugure". Kafeja e qarkut Dehong eksportohet sot nė Singapor, Korenė e Jugut, Vietnam, Arabinė Saudite si dhe vende e rajone tė tjera.

Zoti Peng tha se ata kanė ndėr mend tė zgjerojnė mė tej sipėrfaqen e mbjellė me drurė kafeje, nė mėnyrė qė tė ndihmojnė nė pasurimin e sa mė shumė familjeve fshatare. (Zheng)