v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2005-06-14 18:39:32    
Filluan zyrtarisht punėt pėr transmetimin e Lojėrave Olimpike tė Pekinit

cri
Pėr Lojėrat Olimpike, numri i spektatorėve qė mund tė shkojnė nė stadium pėr tė parė nga afėr garat ėshtė shumė i paktė, ndėrsa pjesa dėrrmuese e spektatorėve do tė shohin garat nėpėrmjet transmetimit tė drejtėpėrdrejtė televiziv. Ditėt e fundit, u formua zyrtarisht Kompania e Transmetimit tė Olimpiadės sė Pekinit, gjė qė shėnoi fillimin zyrtar tė punėve pėr transmetimin e Lojėrave Olimpike tė Pekinit.

Lidhur me formimin e kėsaj kompanie, kryetari i komisionit koordinues tė Komitetit Ndėrkombėtar Olimpik pėr Lojėrat Olimpike tė Pekinit 2008, z. Hein Verbrugen tha ditėt e fundit nė Pekin:

"Kompania e Transmetimit tė Olimpiadės sė Pekinit u krijua me investime tė pėrbashkėta nga Komiteti Organizativ i Lojėrave Olimpike tė Pekinit dhe nga Kompania e Shėrbimeve tė Transmetimit Olimpik pranė Komitetit Ndėrkombėtar Olimpik. Kjo kompani, si institucioni kryesor i transmetimit, ka pėr detyrė qė gjatė Lojėrave Olimpike dhe Lojėrave Paralimpike tė vitit 2008, t'u japė sinjale publike radio-televizive olimpike radiove dhe televizorėve tė mbarė botės, tė ndėrtojė dhe verė nė funksion qendrėn ndėrkombėtare tė transmetimit si dhe instalimet transmetuese tė stadiumeve e pallateve sportive tė Lojėrave Olimpike tė Pekinit dhe tė ofrojė shėrbime tė tjera lidhur me raportimet. Njėkohėsisht, ftojmė me nderim tė madh z. Manulo Romero, menaxher i pėrgjithshėm i Kompanisė sė Shėrbimeve tė Transmetimit Olimpik, qė ka pėrvojė tė pasur pėr transmetime olimpike, tė punojė si kryeadministrator i kėsaj kompanie."

Mėsohet se Kompania e Transmetimit tė Olimpiadės sė Pekinit tani ka 40 punonjės kinezė dhe tė huaj. Gjatė Lojėrave Olimpike tė Pekinit, numri i pėrgjithshėm i punonjėsve do tė kalojė nė 4 mijė. Atėherė, do tė vihen nė pėrdorim 60 makina tė transmetimit televiziv, mbi 1 mijė kamera dhe qendra ndėrkombėtare tė transmetimit me sipėrfaqe prej mbi 80 mijė m2, do tė prodhohen sinjalet e transmetimit tė drejtėpėrdrejtė televiziv me qartėsi tė lartė tė garave olimpike prej 4 mijė orėsh dhe parashikohet qė mbi 4 miliardė spektatorė nė mbarė botėn do tė njihen me procesin e Lojėrave Olimpike tė Pekinit nėpėrmjet sinjaleve televizive tė kėsaj kompanie.

Nėnkryetari ekzekutiv i Komitetit Organizativ tė Lojėrave Olimpike tė Pekinit, presidenti i Kompanisė sė Transmetimit tė Olimpiadės sė Pekinit, z. Jiang Xiaoyu tha se kohėt e fundit u formua edhe Komiteti Koordinues pėr Transmetimin Televiziv tė Lojėrave Olimpike tė Pekinit. Ky komitet do tė bashkėrendojė sektorėt pėrkatės qeveritarė nė pėrkrahje tė Kompanisė sė Transmetimit tė Olimpiadės sė Pekinit pėr kryerjen me sukses tė detyrave tė saj.

Qysh nga Lojėrat Olimpike tė Barcelonės nė vitin 1992, prodhimi i sinjaleve publike tė transmetimit televiziv olimpik ndryshoi nga modeli i "vendit organizator" nė modelin e "trupave shumėkombėshe". Nė Lojėrat Olimpike tė Athinės, punonjėsit pjesėmarrės nė transmetimin e sinjaleve publike televizive erdhėn nga mbi 40 vende e rajone. Ndėr to sinjalet e 3 sporteve u prodhuan nga Televizioni Qendror i Kinės. Edhe Lojėrat Olimpike tė Pekinit do tė pėrdorin kėtė model.

Tashmė Kina ka fituar tė drejtat pėr transmetimin e 3 sporteve tė Olimpiadės sė Pekinit. Duke folur pėr kėtė, z. Verbrugen tha:

"Punėt e pėrgatitjes sė punonjėve tė transmetimit do tė nisen shumė shpejt. Kjo do t'i shėrbejė Kinės nė pėrgatitjen e kuadrove tė transmetimit televiziv sportiv me cilėsi tė lartė dhe do tė pėrbėjė njė pasuri tė ēmuar qė Lojėrat Olimpike i japin Kinės. (Wang Lei)