v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2005-04-25 21:40:19    
Pėrkujtojnė historinė dhe parashikojnė tė ardhmen

cri

dėgjoni

Mė 24 prill u zhvillua nė Bandong tė Indonezisė aktiviteti pėrkujtimor me rastin e 50-vjetorit tė Konferencės sė Bandongut, ku morėn pjesė kryetari i shtetit i Kinės Hu Jintao dhe liderė e pėrfaqėsues qeveritarė tė vendeve tė ndryshme qė morėn pjesė nė Samitin e Azi-Afrikės.

Bandongu ėshtė qyteti i tretė i Indonezisė dhe kryeqendėr e provincės Uest Xhava. Ai vlerėsohet edhe si "Parisi i Xhavės". Rruga Azi-afrikanė ndan qytetin Bandong nė dy pjesė, nė jug dhe nė veri. Trualli i Konferencės sė Bandongut 50 vjet mė parė, Pallati i Pavarėsisė ndodhet pikėrisht nė kėtė rrugė.

Mė 24 prill nė orėn 9 paradite, liderėt ose pėrfaqėsueit qeveritarė tė mbi 80 vendeve aziatike e afrikane si dhe pėrfaqėsues tė organizatave ndėrkombėtare hynė nė Pallatin e Pavarėsisė, duke ndjekur rrugėn Azi-afrikė, ku kanė kaluar edhe pėrfaqėsuesit e vendeve aziatike e afrikane, qė morėn pjesė nė Konferencėn e Bandongut para gjysmė shekullit.

Aktiviteti pėrkujtimor filloi me kėngėn "Tungjatjeta, Bandongu!". Nė radhė tė parė mbajti njė fjalim presidenti i Indonesisė, vend organizator, Sosilo. Ai tha:

"Para 50 vjetėve, liderėt e vendeve Azisė dhe tė Afrikės zhvilluan Konfernecėn e parė tė liderėve tė vendeve aziatike e afrikane. Ata i shprehėn gjithė botės aspiratėn e popujve azi-afrikanė pėr liri, paqe dhe barazi dhe ky ėshtė thelbi i "frymės sė Bandongut". Sot, vende aziatike dhe afrikane mblidhemi pėrsėri nė Bandong pėr tė pėrkujtimuar "frymėn e Bandongut", me qėllim qė tė kujtojmė kėtė frymė dhe t'i japim gjallėri tė re. Pikėrisht tė frymėzuara nga "fryma e Bandongut", kėtė herė, vendet aziatike e afrikane po vendosin partneritetin strategjik tė tipit tė ri."

Mbajtėn fjalime edhe pėrfaqėsues nga vendet e tjera aziatike e afrikane dhe nga Lėvizja e Mosinkuadrimit. Ata thanė se "fryma e Bandongut", e formuar para 50 vjetėve, ruan forcė tė madhe jetike edhe sot. Me forcimin e bashkėpunimit tė solidaritetit midis vendeve aziatike e afrikane, do tė realizohen me siguri stabiliteti, zhvillimi dhe lulėzimi i rajonit.

Qyteti i Bandongut ka njė histori tė shkėlqyer. Si njė nga qytetet ku lindi lėvizja e pavarėsisė kombėtare tė Indonesisė, Bandongu mban titullin "qytet heroi". Pikėrisht pėr kėtė arsye, nė vitin 1955 ish-presidenti i Indonezisė Sukarto e zgjodhi kėtė qytet pėr thirrjen dhe mbajtjen e konfernecės sė parė azi-afrikane. Gazetari indonezian, Z. Suria, qė mori pjesė nė raportimin e Konferencės sė Bandongut, ėshtė nė moshėn e thinjur sot. Edhe ai erdhi nė truallin e aktivitetit pėrkujtimor. Ai tha:

"Konferenca e sotme ndryshon shumė nga ajo e 50 vjetėve mė parė. Atėherė morėn pjesė nė konferencė vetėm liderė tė 29 vendeve, kurse sot marrin pjesė liderė ose pėrfaqėsues tė afro 100 vendeve. Atėherė nė pjesėn dėrrmuese tė familjeve vendėse nuk kishte elektricitet dhe lajmet e konferencės i mora vetėm nė sallėn e konferencės, kurse sot mund tė shohim konferencėn nėpėrmjet transmetimit tė drejtpėrdrejt nė televizion.

Ashtu si fjalėt e kryetari tė shtetit tė Kinės Hu Jintao nė Samitin Azio-afrikan, mbledhja pėrsėri e vendeve aziatike e afrikane ka pėr qėllim pėrkujtimin e historisė, parashikimin e ardhmes dhe tė nxitjen e bashkėpunimit, nė mėnyrė qė tė krijojhet bashkarisht partneriteti strategjik i tipit tė ri. Pėrkujtesa e historisė i shėrben njė tė ardhmeje mė tė bukur. Me thellimin e prirjes sė globalizimit ekonomik dhe me pėrparimin e vrullshėm tekniko-shkencor, vendet aziatike e afrikane ndodhen tani pėrpara rasteve historike pėr bashkėpunim dhe zhvillim tė shpejtė. (Wang Lei)