v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2005-04-21 15:55:59    
Ēu EnLai (2)

cri
Pas shpalljes sė Kinės sė Re, Ēu En Lai ka punuar si kryeministėr dhe ministėr i punėve tė jashtme, nėnkryetar i Komisionit Ushtarak Qendror, nėnkryetar i Komitetit kombėtar tė Konferencės Konsultative Politike tė popullit kinez tė legjislaturės sė parė dhe kryetar i Komitetit Kombėtar tė kėsaj konference tė legjislaturės sė 2-tė dhe tė 3-tė. Ai ishte anėtari i KQ tė zgjedhur nė kongresin e 5-tė tė PK tė Kinės, anėtari i Byrosė Politike tė KQ tė zgjedhur nė kongresin e 6-tė, tė 7-tė, tė 8-tė, tė 9-tė dhe tė 10-tė tė PK tė Kinės, anėtar i Sekretariatit tė KQ tė zgjedhur nė kongresin e 6-tė dhe tė 7-tė tė PK tė Kinės, anėtar i pėrhershėm i Byrosė Politike tė KQ tė zgjedhur nė kongresin e 8-tė, tė 9-tė dhe tė 10-tė tė PK tė Kinės, nėnkryetar i KQ tė zgjedhur nė kongresin e 8-tė dhe tė 10-tė tė PK tė Kinės dhe depudet i Asamblesė Kombėtare Popullore tė legjislaturės sė parė, tė 2-tė, tė 3-tė dhe tė 4-tė.

Krahas trajtimit tė punėve tė pėrditshme tė partisė dhe tė shtetit, ai sė bashku me Mao Cedunin hartuan vijėn, kurset dhe politikėn e partisė mbi ndėrtimin socialist. Disa plane 5-vjeēare pėr zhvillimin e ekonomisė kombėtare u hartuan dhe u zbatuan nėn drejtimin e tij personal. Mė 1960 ai parashtroi kursin e rregullimit, konsolidimit, plotėsimit dhe tė ngritjes, mori njė sėrė masash pėr tė rimėkėmbur dhe zhvilluar me sukses ekonominė kombėtare. Ai paraqiti pikėpamje tė tilla si shumica mė e madhe e intelektualėve kinezė janė bėrė intelektualė popullorė, teknika dhe shkenca luajnė rol kyē nė modernizimet e Kinės etj. qė kanė rėndėsi shumė tė madhe pėr ndėrtimin socialist.

Nė problemet ndėrkombėtare, ai pėrpunoi dhe vuri personalisht nė zbatim politika tė jashtme tė rėndėsishme, parashtroi njė sėrė kursesh dhe politikash konkrete nė punėt e jashtme dhe zbatoi nė mėnyrė krijuese vijėn e jashtme revolucionare tė partisė. Mė 1954, ai propozoi 5 parimet e bashkekzistencės paqėsore. Nė prill 1955, nė krye tė njė delegacioni kinez mori pjesė nė Konferencėn e parė tė Bandongut dhe bėri qė konferenca tė miratonte 10 parimet e Konferencės sė Bandongut me 5 parimet e bashkekzistencės paqėsore si bazė. Mė 1961, ai mori pjesė nė Kongresin e 22-tė tė Partisė Komuniste tė Bashkimit Sovjetik dhe bėri njė luftė tė vendosur kundėr veprimeve tė klikės hrushoviane pėr pėrēarjen e Lėvizjes Komuniste. Gjatė "Revolucionit kulturor", duke vėnė nė vend tė parė interesat e pėrgjithshme, ai punoi me tė gjitha forcat pėr ecjen normale tė punėve tė partisė dhe tė shtetit, pėr pakėsimin e humbjeve dhe pėr mbrojtjen e shumė kuadrove dhe zhvilloi luftė tė formave tė ndryshme me komplotet e klikės kundėrrevolucionare tė Lin Biaos dhe tė Jing Qingut. Nė njė sesion tė Asamblesė Kombėtare Popullore tė legjislaturės sė 4-tė ai paraqiti njė plan madhėshtor: Nė kėtė shekull, do tė realizojmė nė mėnyrė tė gjithanėshme modernizimin e bujqėsisė, industrisė, mbrojtjes kombėtare dhe tė shkencės e teknikės, nė mėnyrė qė ekonomia kombėtare e vendit tonė tė hyjė nė radhėt e parė tė botės.

Edhe pas sėmundjes nė vitin 1972, ai vazhdoi tė ngulė kėmbė nė punėt e shtetit.

Mė 8 janar 1976, ai vdiq nė Pekin nė moshėn 77 vjeē. (Pina)