v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2005-04-21 15:48:41    
Ēu Enlai (1)

cri

Ēu En Lai lindi mė 5 maj tė marsit 1898 nė qytetin Huaian tė provincės Jiangsu. Mė 1913 ai filloi tė mėsonte nė shkollėn e mesme Nankai tė qytetit Tianjing.

Mė 1917 ai shkoi pėr studime nė Japoni dhe mė 1919 u kthye nga Japonia. Ai mori pjesė nė lėvizjen e 4 Majit, organizoi Shoqatėn Juevu pėr t'u marrė me veprimtari revolucionare antiimperialiste dhe aintifeudale. Nga viti 1920 deri nė vitin 1924 ai ndodhej nė Francė dhe Gjrmani pėr studime dhe punė, ku propagandonte marksizmin nė gjirin e studentėve dhe puntorėve kinezė nė Evropė dhe nisi tė organizonte Partinė Komuniste tė tė rinjve kinezė nė Evropė, e cila u bashkua me Partinė Komunite tė Kinės mė 1922 dhe Ēu En Lai u emėrua sekretar i Organizatės sė pėrgjithshme tė Rinisė Socialiste Kineze nė Evropė dhe mori pjesė nė punėn drejtuese tė organizatės sė pėrgjithshme tė PK tė Kinės nė Evropė, duke luajtur njė rol shumė tė madh pėr konsolidimin e partisė dhe rinisė socialiste tė atėhershme.

Nė gusht tė vitit 1824 ai u kthye nga Parisi nė atdhe dhe punoi si shefi i Drejtorisė Politike tė Akademisė Ushtarake Huangpu dhe kryetar i Komitetit tė PK tė Kinės pėr provincat Guangdong dhe Guangxi dhe nėn drejtimin e tij u krijua regjimenti i pavarur Yeting si forcė e armatosur e udhėhequr direkt nga PK e Kinės. Nė shkurt dhe tetor tė vitit 1925 ai udhėhoqi marshimin e parė dhe tė dytė drejt lindjes dhe nė dimėr tė vitit 1926 shkoi pėr tė punuar nė Shanghai. Nė mars 1927 ai udhėhoqi kryengritjen e 3-tė tė armatosur tė punėtorėve qė u kurorėzua me sukses, nė gusht tė kėtij viti ai udhėhoqi kryengritjen e Nanchanit, duke lėshuar tė shtėnėn e parė tė pushkės kundėr reaksionit gomindanas, duke dhėnė kontribut tė madh pėr krijimin e ushtrisė popullore. Nė "mbledhjen e 7 gushtit" 1927 u zgjodh kanditat i Byrosė Politike tė KQ tė PK tė Kinės. Mė 1928 ai mori pjesė nė Kongresin e 6-tė tė PK tė Kinės, ku mbajti njė raport mbi problemet ushtarake dhe organizative. Mė vonė ai u mor me punė ilegale nė Shanghai dhe punoi si drejtor i Drejtorisė Organizative dhe sekretar i Komisionit Ushtarak Qendror tė PK tė Kinės, botoi artikujt "Tė zhduket plotėsisht vetėdija joproletare nė parti" dhe "Udhėzimet e KQ tė PK tė Kinės pėr Komisionin e Frontit tė armatės sė 4-tė tė Ushtrisė sė Kuqe". Pas hyrjes, nė dhjetor 1931, nė bazat mbėshtetėse revolucionare u emėrua sekretar i KQ tė PK tė Kinės nė zonat e sovjetit, komisar i pėrgjithshėm i Ushtrisė sė kuqe tė punėtorėve dhe fshatarėve kinezė dhe komisar i armatės sė saj tė parė, nėnkryetar i Komisionit Ushtarak Revolucionar Qendror.

Nė pranverė tė vitit 1933, sė bashku me Ēu De-nė udhėhoqėn dhe komanduan luftimin kundėr "rrethimit dhe asgjėsimit" tė 4-tė tė armikut dhe arritėn fitoren e madhe. Nė mbledhjen e Zunyi-sė nė janar tė vitit 1935, ai pėrkrahu vendosmėrisht vijėn e drejtė tė Mao Cedunit, duke luajtur njė rol shumė tė rėndėsishėm pėr vendosjen e pozitės udhėheqėse tė Mao Cedunit nė gjithė partinė. Pas kėsaj mbledhjeje ai u emėrua nėnrkyetar i Komisionit Ushtarak Revolucuionar Qendror dhe njė nga 3 anėtarėt e Grupit Komandues Ushtarak Qendror. Nė dhjetor 1936 ai shkoi nė qytetin Sian si pėrfaqėsues fuqiplotė i PK tė Kinės pėr bisedime me Ēan Kaishinė e arrestuar dhe zgjidhi nė mėnyrė paqėsore ngjarjen e Sianit. Gjatė periudhės sė luftės kundėr pushtuesve japonezė, ai punoi si pėrfaqėsues i KQ dhe sekretar i Drejtorisė sė Jugut tė PK tė Kinės, zv.drejtor i Drejtorisė Politike tė Komitetit Ushtarak tė qeverisė gomindanase dhe u mor pėr njė kohė tė gjatė me punėn e partisė dhe me punėn e frontit unik nė selinė e qeverisė gomindanase nė Vuhan dhe Chongqin. Nė gusht tė vitit 1945 ai shkoi bashkė me Mao Cedunin nė qytetin Chongqing pėr tė zhvilluar bisedime me partinė gomindanase, pas nėnshkrimit tė "marrėveshjes sė 10 tetorit", nė krye tė njė delegacioni tė PK tė Kinės punoi nė Chongqing dhe Nanjing.

Nė nėntor 1946 u kthye nė Yenan nga Nanjingu. Nė mars 1947, kur trupat gomindanase sulmonin zonėn midis provincave Shanxi-Gansu-Ningxia, ai luftonte nė zonėn veriore tė provincės Shanxi dhe nė gusht tė kėtij viti u emėrua nėnkryetar i Komisionit Ushtarak Qendror dhe si i ngarkuari me punėn e shefit tė Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Komisionit Ushtarak Qendror. Nė shtator 1948 mori pjesė nė udhėheqjen dhe komandimin e 3 operacioneve tė mėdha Liaoshen, Pingjin dhe Huaihai, duke pasur merita tė padikutueshme pėr pėrmbysjen e sundimit reaksionar gomindanas, pėr marrjen e pushtetit me forca tė armatosura dhe pėr shpalljen e Kinės sė re socialiste. (Pina)