v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2005-04-20 09:48:57    
5 parimet e bashkekzistencės paqesore

cri

Pėrmbajtja e 5 parimeve tė bashkekzistencės paqesore ėshtė: respektimi reciprok i sovranitetit dhe i tėrėsisė territoriale, moscenimi i njeri-tjetrit, mosndėrhyrja e punėve tė brendshme tė njeri-tjetrit, barazia e leverdia reciproke dhe bashkekzistenca paqesore.

Kėto 5 parime janė paraqitur nga i ndjeri kryeministėr i Kinės Ēu Enlai nė fund tė vitit 1953 gjatė takimit me delegacionin indian qė u ndodh pėr vizitė nė Kinė. Atėherė, delegacioni i qeverisė kineze dhe delegacioni i qeverisė indiane zhvilluan, nė Pekin, bisedime pėr marrėdhėniet kino-indiane nė Tibet. Mė 31 dhjetor pasdite, kryeministri Ēu Enlai u takua me delegacionin e Indisė dhe gjatė bisedimeve paraqiti plotėsisht pėr herė tė parė 5 parimet e bashkekzistencės paqesore. Mė 29 prill tė vitit 1954, Kina dhe India publikuan komunikatėn e bisedimeve dhe nėnshkruan "Marrėveshjen midis administratės lokale tibetiane dhe Indisė pėr tregti dhe komunikacion". Qeveritė e tė dyja vendeve ranė dakord qė t'i pėrfshinin 5 parimet e bashkekzistencės paqesore nė komunikatė dhe marrėveshje dhe i konsideruan ato si kriter nė drejtimin e marrėdhėnieve midis dy vendeve. Nė qershor tė kėtij viti, kryeministri Ēu vizitoi me radhė Indinė dhe Birmaninė. Nė komunikatat e pėrbashkėta, qė kryeministri Ēu publikoi pėrkatėsisht me kryeministrin e Indisė Nehru dhe me kryeministrin e Birmanisė Onu, u pėrfshinė kėto parime dhe u pėrcaktua mė tej se kėto parime janė tė pėrshtatshme edhe pėr marrėdhėniet me vende tė tjera aziatike dhe botėrore. 

Nga 18 deri mė 24 prill tė vitit 1955, nė Bandong tė Indonezisė u zhvillua Konferenca Azi-Afrikė, ku morėn pjesė 29 vende e rajone. Nė kėtė konferencė u publikua i njohuri "Manifesti mbi nxitjen e paqes e bashkėpunimit tė botės" dhe 10 parimet e marrėdhėnieve ndėrkombėtare, tė paraqitura nė kėtė manifest, pėrfshijnė tė gjithė pėrmbatja e 5 parimeve tė bashkekzistencės paqesore. Nė vitin 1957, kryetari Mao Cedun i deklaroi solemnisht nė Moskė tė gjithė botės se Kina ėshtė e vendosur qė tė gjitha vendet tė zbatojnė 5 parimet e bashkekzistencės paqesore. Nė fund tė vitit 1963 e nė fillim tė vitit 1964, gjatė vizitės sė kryeministrit Ēu Enlai nė 14 vende aziatike, afrikane dhe evropiane, ai paraqiti 8 parimet e Kinės pėr ndihmė ekonomike dhe  kėshtu ai i zgjeroi 5 parimet nė fushėn ekonomike. Nė vitin 1974, nė sesionin e posaēėm tė Asamblesė sė OKB-sė, Ten Siaopini theksoi edhe njė herė se marrėdhėniet politike e ekonomike midis vendeve duehet tė bazohen nė 5 parimet e bashkekzistencės paqesore. Nė vitin 1988, ai paraqiti mė qartė propozimin qė tė krijohet njė strukturė e re politike e ekonomike ndėrkombėtare nė bazė tė 5 parimeve.

5 parimet e bashkekzistencės paqesore janė pranuar gradualisht nga pjesa dėrrmuese e vendeve tė botės. Ato jo vetėm mishėrohen nė shumė traktate dypalėshe, por edhe janė konfirmuar nė shumė traktate shumėpalėshe e dokumente ndėrkombėtare. 

Gjatė 50 vjetėve, 5 parimet e bashkekzistencės paqesore u kanė rezistuar provave tė ndryshimeve ndėrkombėtare dhe kanė luajtur rol kolosal nė bashkėpunim miqėsor ndėrkombėtar, duke treguar forcė tė madhe jetike. Kina ėshtė jo vetėm nismėtare e 5 parimeve, por edhe ndjekėse besnike e tyre. Nė bazė tė kėtye parimeve, Kina ka zgjidhur problemet e kufirit me pjesėn dėrrmuese tė vendeve fqinje dhe ka vendosur marrėdhėnie diplomatike me 166 vende nė botė. (Wang Lei)