v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2005-04-21 10:32:18    
Fryma e Bandongut ka vitalitet tė fortė

cri
Samiti azio-afrikan i vitit 2005 filloi tė mbahet  nė Xhakartė tė Indonezisė, ku  kryetarėt e shteteve tė mbi 50 vendeve tė Azisė e tė Afrikės  marrin pjesė nė tė pėr tė diskutuar ēėshtje tė rėndėsishme rajonale dhe ndėrkombėtare. Nė Bandong tė Indonezisė do tė organizohen edhe aktivitete solemne festive, kushtuar 50-vjetorit tė Konferencės azio-afrikane tė Bandongut.

Nė intervistėn e tij pėr gazetarėt e Agjencisė Kineze tė Lajmeve Hsinhua, diplomati, ish-ambasadori indonezian nė Kinė dhe ish-pėrfaqėsuesi i pėrhershėm i Indonezisė nė OKB-nė zoti Vijaz K.Nambiar tha se fryma e konferencės sė Bandongut sot ende ka vitalitet tė madh.

Ai tha se kjo konferencė e madhe ndėrkombėtare u mbajt nė sfondin kur disa vende aziatike dhe afrikane sapo u shkėputėn nga sundimi kolonial dhe fituan pavarėsinė, ajo nuk kishte asnjė lidhje me forcat imperialiste, simbolizonte ngritjen e disa vendeve aziatike e afrikane dhe pati rėndėsi tė madhe historike. Ai tha se "takimi i liderėve tė vendeve azio-afrikane nė Bandong dhe miratimi i 10 parimeve ishin pėrpjekje tė rėndėsishme pėr ndryshimin e marrėdhėnieve ndėrkombėtare tė drejtuara nga dy superfuqitė pas Luftės sė Dytė Botėrore." Ai tha se kėto vende nė zhvillim, pjesėmarrėse nė konferencėn e Bandongut, kishin dėshirė tė ndryshonin realitetin e kundėrvėnies sė grupeve tė vendeve tė mėdha, qė tė gjitha vendet tė jetonin nė bashkekzistencė paqėsore. Prandaj kėto 10 parime pėr nxitjen e paqes dhe bashkėpunimit botėror ishin kontribut i rėndėsishėm i liderėve tė vendeve azio-afrikane pėr marrėdhėniet ndėrkombėtare.

Gjatė 50 vjetėve tė kaluar nė botė kanė ndodhur ndryshime kolosale, por zoti Nambiar ėshtė i mendimit se fryma e konferencės sė Bandongut ka ende vitalitet tė fortė. Ai tha se me gjithė ndryshime kolosale nė botė, aspirata dhe parimet e bashkekzistencės paqėsore nuk kanė ndryshuar. Ai tha: " Ne duhet respektojmė dallimet midis vendeve tė ndryshme, nuk duhet tė vėmė nė ekujlibėr problemet vetėm me njė standart. Duhet tė lejohen gjykimet e pavarura tė vendeve tė ndryshme pėr ēėshtjet ndėrkombėtare, tė respektohen tė drejtat e tyre tė zgjedhjes pėr sistemin e vet politik, nuk duhet ndėrhyrė nė punėt e brendshme tė tyre, kėto janė pėrmbajtje e rėndėsishme e pesė parimeve tė bashkezistencės paqėsore."

Zoti Nambiar vuri nė dukje gjithashtu se tani nė procesin e globalizimit vendet e ndryshme duhet tė ruajnė edhe karakteristikat e veta kombėtare. Ai tha: "Krahas forcimit tė dialogut dhe ekzistencės reciproke, duhet tė formohen kriteret e marrėdhėnieve ndėrkombėtare tė tipit tė ri nė botė, me kėtė, nė njė farė shkalle, ėshtė theksuar ruajtja vazhdimisht e parimeve bazė tė bashkekzistencės paqėsore."

Ai theksoi se bashkekzistenca paqėsore ka qenė, ėshtė dhe do tė jetė njė parim i rėndėsishėm i trajtimit tė marrėdhėnieve ndėrkombėtare. Tani nė botė ekziston njė orvatje pėr krijimin e botės monopolare, qė ėshtė nė kundėrshtim me pesė parimet e bashkekzistencės paqėsore, dhe lidhur me kėtė duhet tė tėrhiqet vėmendja e popujve tė vendeve tė ndryshme nė mėnyrė qė ato tė jenė vigjilentė. ( Daming )