v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2005-03-14 09:39:15    
Rreth Lojėrave Olimpike 12

cri

Kur filloi tė pėrdoret podiumi nė Lojėrat Olimpike?

Podiumi u pėrdor pėr herėn e parė nė Lojėrat e dhjeta Olimpike, nė Los Angles.

Nė Lojėrat e 5-ta Olimpike tė organizuara nė vitin 1912 nė Stokholm pati njė njė ndodhi interesante: kur mbreti i Suedisė iu dha medaljen e kurorėn fituesve duke u pėrkulur shumė, gati ra nga platforma, sepse ata fitues qėndronin nė tokė. Nė Lojėrat e 10-ta Olimpike, pėr herė tė parė, u vendos qė, pas pėrfundimit tė ēdo gare tė jepen menjėherė ēmimet dhe jo pas mbarimit tė tė gjitha garave. Njėkohėsisht u vendos tė pėrdoret podiumi shkallėzor. Kėshtu qė fituesi i medaljes sė artė mund ta marrė ēmimin, duke qendruar nė shkallėn mė tė lartė tė podiumit.

Pse ai qė krijoi rekordin e ri botėror fitoi vetėm njė medalje tė bronztė?

Nė vitin 1924, nė Lojėrat e 8-ta Olimpike, rezultati mė i mirė i kėrcimit sė gjati pėr meshkuj u krijua nga sportisti amerikan Robert Le Gendre. Ai thyeu rekordin botėror me rezultatin 7,78 metra. Mirėpo, me kėtė rezultat tė shkėlqyer, Le Gendre fitoi vetėm njė medalje tė bronztė, pėr arsye se ai nuk ishte regjistruar nė kėrcim sė gjati, por nė pesėgarėsh. Dhe nė pesėgarėsh, ai u radhit vetėm nė vendin e tretė.

Njėkohėsisht, nė Lojėrat Olimpike tė kėsaj here, njė tjetėr sportist amerikan, William De Host Hubbard fitoi titullin e kampionit me rezultatin 7,45 metra nė kėrcim sė gjati.

Cili vrapues kėmbėzbathur fitoi medalje tė artė nė Lojėrat Olimpike?

Sportisti i Etiopisė, Abebe Bikila, i cili e filloi stėrvitjen pėr vrapimin nė distanca tė gjata nė moshėn 24 vjeēare, fitoi kėmbėzbathur njė medalje tė artė me rezultatin 2 orė, 15 minuta, 16 sekonda e 2 dhjetat nė maratonėn e Lojėrave Olimpike tė vitit 1960 tė organizuar nė Romė. Pas kėsaj ngjarjeje, njerėzit e quajnė atė "Vrapuesi kėmbėzbathur" (The Barefoot Runner).

Nė vitin 1964, nė Lojėrat Olimpike tė organizuar nė Tokjo ai fitoi pėrsėri njė medalje tė artė, duke krijuar njė rekord tė ri tė maratonės me rezultatin 2 orė, 12 minuta, 11 sekonda e 2 dhjetat, edhe pse ishte 32 vjeē dhe kishte bėrė njė operacion para mė se njėzet ditėsh. Gjithashtu, ai u bė sportist i parė nė historinė e Lojėrave Olimpike, qė ka zėnė vendin e parė pėr dy herė rradhazi nė maratonė.

Cili ėshtė olimpisti i parė qė vdiq nga njė stimulant?

Nė garėn ēiklisike tė Lojėrave tė 17-ta Olimpike tė organizuar nė Romė, kur njė grup ēiklistėsh tė djersitur ndiqnin njėri-tjetrin me shpejtėsi tė madhe, sportisti danez, Knut Enemark Jensen ra papritur nga biēkleta. Punonjėsit mjekėsorė iu vėrsulėn menjėherė pėr ta shpėtuar me tė gjitha forcat, por, ndėrhyrja e tyre nuk pati rezultat, ai pushoi sė marri frymė.

Nė fillim, njerėzit menduan se ai vdiq nga tė nxeht e verės nė Romė. Ndėrsa, pas autopsisė sė trupit tė tij, u zbulua se ai vdiq nga njė lloj stimulanti. Lėnda stimuluese e tepėrt, koha shumė e nxehtė dhe gara e ashpėr i sollėn atij vdekjen. (Ēan Yean)