v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2005-03-04 18:03:03    
Rreth Lojėrave Olimpike 11

cri
A dini pse Lebaron Pierre De Coubertin nuk u bė kryetari i parė i Komitetit Olimpik

Francezi Lebaron Pierre De Coubertin njihet nga e gjithė bota si "babai i Lojėrave Olimpike Moderne". Ai ėshtė krijuesi mė i madh i kėtyre lojėrave. Por kryetari i parė i Komitetit Olimpik nuk ishte Coubertini, por ishte greku Vikelasi. Pse ndodhi kėshtu?

Nė qershor tė vitit 1894, duke kryesuar delegacionin arsimor dhe sportiv tė Greqisė, si anėtar i klubit pangrek tė Athinės, Vikelas mori pjesė nė mbledhjen sportive ndėrkombėtare tė Parisit. Kjo mbledhje me rėndėsi historike pėr rilindjen e Lojėrave Olimpike ishte pėrgatitur dhe organizuar me kujdes nga Coubertini. Sipas planit tė tij, ai do tė emėrohej kryetar i Komitetit Olimpik dhe Lojėrat e para Olimpike do tė organizoheshin nė Paris. Por midis pėrfaqėsuesve pjesėmarrės ekzistonin mosmarrėveshje lidhur me vendin e organizimit tė kėtyre lojėrave dhe me kryetarin e parė. Nė fund, Coubertini iu nėnshtrua mendimeve tė pėrfaqėsuesve pjesėmarrės nė mbledhje dhe vendosi qė Lojėrat e para Olimpike tė organizoheshin nė Greqi edhe propozoi bujarisht qė Vikelasi, kryetar i delegacionit grek tė emėrohej kryetar i Komitetit Olimpik tė parė.

Mandati i kryetarit tė parė tė Komitetit Olimpik ishte nga viti 1894 deri nė vitin 1896. Por gjatė kėsaj kohe, Coubertini pėrgjigjej pėr tė gjitha ēėshtjet konkrete. Prandaj, megjithėse Coubertini nuk ishte kryetar i Komitetit tė parė Olimpik, kontributi i tij pėr rimėkėmbjen e Lojėrave Olimpike ishte i pashoq.

A dini cila ėshtė shenja e lindjes sė sporteve olimpike moderne?

Nga 16 deri mė 23 qershor tė vitit 1894, u organizua nė Paris "Kongresi i Rilindjes sė Lojėrave Olimpike". Nė kėtė kongres, u krijua Komiteti Olimpik ndėrkombėtar, duke qenė kjo shėnjė e lindjes sė sporteve olimpike moderne.

Ky kongres u planifikua dhe u drejtua me kujdes nga Coubertin. Qysh nga mosha 20 vjeē, Coubertini kishte filluar pėrpjekjet e tij tė palodhura pėr rimėkėmbjen e sporteve olimpike. Nė vitin 1893, pėr tė fituar pėrkrahjen dhe bashkėpunim ndėrkombėtar dhe pėr tė forcuar lidhjet midis organizatave dhe personaliteteve sportive, Coubertini ftoi organizata dhe persona pėrkatės tė vendeve tė tjera si anėtarė nderi tė "Lidhjes Sportive tė Francės". Ai vendosi qė gjatė organizimit tė ekspozitės ndėrkombėtare tė vitit 1894, nė Paris, tė mbahej mbledhja sportive ndėrkombėtare, pėr tė diskutuar rreth problemeve tė sporteve amatore dhe tė roganizimit tė Lojėrave Olimpike. Plani i tij u pėrkrah nga Lidhja Sportive e Francės dhe Haamadi, sekretar i pėrgjithshėm i Shoqatės Atletike tė Anglisė dhe nga profesor Slas i Universitetit amerikan Princeton. Till pas kėsaj, ai u dėrgoi organizatave sportive tė vendeve tė ndryshme njė letėr tė hapur, ku paraqiteshin problemet qė do tė diskutoheshin nė mbledhje.

Mė 16 qershor tė vitit 1894, nė sallėn e Institutit tė Sorbones tė Universitetit tė Parisit, u mblodhėn Pėrfaqėsuesit e 47 grupeve nga Franca, Anglia, SHBA-ja, Greqia, Rusia, Italia, Belgjika, Suedia dhe Spanja pėr mbajtjen e mbledhjes sportive ndėrkombėtare. Mė 23 qershor, nė kėtė mbledhje, u miratua propozimi pėr rimėkėmbjen e Lojėrave Olimpike tė Lashta, i paraqitur nga Coubertini, dhe u vendos unanimisht qė tė organizoheshin nė ēdo 4 vjet Lojėrat Olimpike dhe qė tė krijohej Komiteti Olimpik Ndėrkombėtar.

Nė fund tė kėsaj mbledhje, u vendos njėzėri qė tė organizoheshin Lojėrat e para Olimpike nė Athinė nė vitin 1896, 4 vjetė para kohe. Greku Vikelas 59-vjeēar u emėrua kryetar i parė i Komitetit Olimpik Ndėrkombėtar dhe Coubertin sekretar i pėrgjithshėm. (Shyguan)