v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2005-02-21 19:12:05    
Rreth Lojėrave Olimpike 6

cri
Kur filloi aktiviteti i pėrcjelljes sė flakės olimpike?

Aktiviteti i pėrcjelljes sė flakės olimpike filloi nė Lojėrat Olimpike tė Berlinit nė vitin 1936. Nė Lojėrat Olimpike tė lashta, vrapimi me pishtar ka qenė njė pjesė e pamungueshme nė ceremoninė greke tė faljes. Nė vitin 1934, nė konferencėn e Athinės tė Komitetit Ndėrkombėtar Olimpik u mor vendim tė rifillojė ceremonia e ndezjes sė flakės fisnike olimpike ashtu si nė Lojėrat Olimpike tė lashta. Dhe qysh nga ajo kohė, nė tė gjitha Lojėrat Olimpike, nga data e hapjes deri nė datėn e mbylljes, nė stadiumin krysor tė qytetit organizator do tė ndizet flaka fisnike olimpike. Krahas kėsaj, nė kėtė konferencė u vendos qė flaka olimpike tė vijė nga gjurmėt olimpike nė Greqinė e lashtė---Olimp dhe tė pėrcillet nga Olimpi deri nė vendin organizator, si simbol i faktit se Lojėrat Olimpike moderne trashėgojnė shpirtin olimpik tė Greqisė sė lashtė.

Mė 20 korrik tė vitit 1936, nė Olimp u organizua ceremonia solemne e ndezjes sė pishtarit. Gjatė kėsaj ceremonie, nė mes melodive tė kėndshme, 12 vjaza tė veshura me kostume kombėtare greke ndezėn pishtarin e parė dhe fill pas kėsaj, filloi stafeta e pishtarit me 1 kilometėr rrugė pėr ēdo njeri. Pishtari u nis nga Greqia dhe duke bėrė 3075 kilometra rrugė, arriti stadiumin e Berlinit mė 1 gusht kur u oranizua ceremonia e hapjes sė Lojėrave Olimpike. Duke filluar nga kjo kohė, pėrcjellja e pishtarit ėshtė kthyer nė njė traditė qė kryhet para dhe gjatė ceremonisė sė hapjes sė Lojėrave Olimpike.

Cili fitues i medaljeve tė arta nė Lojėrat Olimpike ishte dhe aktor?

Pasi fitoi 3 medalje tė arta nė Lojėrat Olimpike, notari amerikan, Johnny Weissmuller, hyri nė fushėn kinematografike. Me luajtjen e tij nė filmin "Tarzan the Ape Man" (1932), ai u bė sportisti i parė aktor qė ka fituar medalje tė arta nė Lojėrat Olimpike.

John Weissmulleri lindi nė Vienė tė Austrisė. Ai filloi tė stėrvitet nė sportin e notit kur ishte 11 vjeē dhe mė vonė u pranua nė ekipin amerikan tė notit. Nė vitin 1924, Johnny Weissmuller fitoi 3 medalje tė arta nė Lojėrat e 8-ta Olimpike tė organizuara nė Paris nė garat e 100 metrave dhe 400 metrave stil i lirė dhe nė stafetėn 4X200 metra stil i lirė. Nė vitin 1928, ai fitoi edhe 2 medalje tė arta nė Lojėrat e 9-ta Olimpike tė organizuara nė Amsterdam. Ai ėshtė i pari olimpist nė botė qė i ka bėrė me not 100 metra brenda 1 minute. Nė vitin 1922, ai i kreu tė 100 metrave me rezultatin 58''6. Pėr afro 10 vjet pas krijimit tė kėtij rekordi, askush iu afrua kėtij rezultati. Ai theu 4 rekorde botėrore tė notit dhe fitoi 36 herė titullin e kampionit kombėtar tė notit. Kur e la sportin, ai luajti personazhin kryesor nė filmin "Tarzan the Ape Man" (1932) i cili ngjalli njė jehonė tė madhe nė atė kohė.

Tė dashur lexues, nė artikujt e ardhshėm do tė vazhdojmė t'ju tregojmė shumė gjėra interesante nė historinė e Lojėrave Olimpike. Ju mirėpresim tė na paraqesni propozimet ose vėreejtjet tuaja tė ēmuara. Na thoni ēfarė ju intereson dhe ne do tė pėrpiqemi t'ju plotėsojmė kėrkesat. (Ēan Yean)