v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2005-02-07 11:20:25    
Rreth Lojėrave Olimpike 5

cri
Nė cilat Lojėra Olimpike, morėn pjesė pėr herėn e parė sportistė nga tė 5 kontinentet e botės?

Nė vitin 1908, nė Lojėrat e 4-ta Olimpike tė organizuara nė Londėr u grumbulluan pėr herė tė parė pėrfaqėsues nga tė 5 kontinentet e botės dhe kėshtu u realizua takimi i parė i pėrfaqėsuesve tė familjes sė madhe nė Lojėrat Olimpike.

Pasi Roma hoqi dorė nga e drejta e organizimit tė Lojėrave Olimpike, Anglia i organizoi ato si vend organizator rezervė. Nė Lojėrat e para Olimpike, morėn pjesė vetėm sportistė nga 13 vende dhe rajone tė botės. Nė Lojėrat e dyta Olimpike, njė sportist indian mori pjesė bashkė me ekipin e Anglisė, kėshtu pėrveē Afrikės, nė kėto Lojėra Olimpike kishte pėrfaqėsues nga Evropa, Azia, Amerika dhe Oqeania. Mirėpo, nė Lojėrat e treta Olimpike, mungoi pėrfaqėsuesi aziatik. Deri nė Lojėrat e katėrta Olimpike, si njė vend pjesėmarrės aziatik, Turqia mori pjesė dhe kėshtu qė sportistė nga tė 5 kontinentet e botės u grumbulluan pėr herė tė parė nėn flamurin e 5 rrathėve. Dhe, pėr kėtė arsye, Lojėrat Olimpike tė Londrės u bėnė njė takim me rėndėsi tė madhe nė historinė e Lojėrave Olimpike.

Cilat Lojėra Olimpike zgjatėn mė shumė?

Lojėrat e 4-ta Olimpike, tė cilat u organizuan nė kryeqytetin e Anglisė, Londėr, zgjatėn pėr mė shumė kohė nė historinė e Lojėrave Olimpike moderne.

Lojėrat Olimpike filluan mė 27 prill dhe u mbyllėn mė 31 tetor tė vitit 1908. E habitshme ishte jo vetėm periudha e zgjatjes sė tyre, por edhe procesi pėr tė fituar tė drejtėn e organizimit tė Lojėrave Olimpike ishte shumė interesant.

Nė fillim, Roma, Milano, Berlini dhe Londra, konkuruan pėr tė fituar tė drejtėn e organizimit dhe pas votimit tė fshehtė tė Komitetit Olimpik Ndėrkombėtar, Roma e Italisė u caktua si qyteti oraganizator. Mirėpo, pėr shkak tė vėshtirėsive financiare tė qeverisė italiane, Roma deklaroi heqjen dorė nga e drejta e oreganizimit.

Si vendlindja e sporteve qė luhen jashtė, Anglia kishte patur mjaft pėrvojė nė organizimin e spartakiadave tė mėdha. Duke patur parasysh kėtė fakt, Komiteti Olimpik Ndėrkombėtar i kėrkoi Anglisė ndihmė dhe Londra pranoi t'i organizojė kėto Lojėra Olimpike nė vend tė Romės. Me punėn e saj aktive dhe efektive, numri i pjesėmarrėsve nė Lojėrat Olimpike arriti 2035, shifėr kjo qė e kaloi atė tė sportistėve pjesėmarrės tė marrė sė bashku nė tri Lojėra Olimpike tė kaluara. Data e hapjes sė Lojėrave Olimpike ishte 13 maj i vitit 1908, ndėrsa, nė fakt shumė gara e ndeshje kishin filluar qysh nga 27 prilli i kėtij viti.

Pėr kėtė arsye, nėse llogaritim 27 prillin si ditė tė hapjes deri mė 31 tetor, kur u mbyllėn kėto Lojėra Olimpike ato zgjatėn mė shumė se 6 muaj, duke zėnė vendin e parė pėr kohėzgjatjen e organizimit.

Cili ėshtė sportisti i parė aziatik qė fitoi medalje tė artė nė Lojėrat Olimpike?

Nė Lojėrat e nėnta Olimpike, sportisti japonez, Mikio Oda fitoi titullin e kampionit nė kėrcimin sė gjati me 3 hapa, me rezultatin 15,21 metra. Kjo ėshtė hera e parė pėr japonezėt dhe aziatikėt qė fituan medalje tė artė nė Lojėrat Olimpike.

(Ēan Yean)