v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2005-01-14 20:40:50    
10 lajmet kryesore ndėrkombėtare nė vitin 2004

cri
Mė 30 dhjetor doli rezultati i 10 lajmeve kryesore ndėrkombėtare nė vitin 2004, tė vlerėuar bashkėrisht nga Radioja e Jashtme e Kinės dhe nga Gazeta kineze Renminribao. Sipas kohės sė ndodhisė sė kėtyre incidenteve, 10 lajmet janė:

1. Nė fillim tė janarit, aparatet amerikane pėr zbulime nė Mars Trimėri" dhe "Shans" zbritėn me sukses me radhė nė Mars dhe zbuluan pėrkatėsisht dėshmi tė eksistencės sė ujit nė kėtė planet. Mė vonė, edhe aparati zbulues evropian "Ekspresi i Marsit", qė funksionon nė binarin rreth Marsit, zbuloi gjithashtu se nė kėtė planet ekziston akullnaja. Kėtė vit, Kina ka lėshuar me radhė e me sukses 8 raketa me 10 satelite, duke arritur nivelin e pėrparuar botėror.

2. Janė shfaqur herė pas here kriza lidhur me problemin bėrthanmor. Nė shkurt dhe qershor u zhvilluan nė Pekin bisedimet 6-palėshe mbi problemin bėrthamor tė Gadishullit Korean, por bisedimet e 4-ta 6-palėshe nuk u zhvilluan sipas parashikimit nė fund tė shtatorit. Qeveria jugkoreane pohoi haptas se njė numėr i vogėl i shkencėtarėve jugkoreanė kanė bėrė eksperimente tė koncentrimit tė uraniumit dhe tė plutonit dhe pastaj, Agjencia Ndėrkombėtare tė Energjisė Atomike bėri 4 inspektime nė Korenė e Jugut. Problemi bėrthamor i Iranit u shfaq pėrsėri dhe mė nėntor Irani ra dakord tė ndėrpresė veprimet e koncentrimit tė Uraniumit. Mė vonė Agjencia Ndėrkombėtare e Energjisė Atomike aprovoi rezolutėn mbi problemin bėrthamor tė Iranit.

3. Mė 11 mars, nė Madrid ndodhi njė shpėrthimi i madh bombe, qė shkaktoi vdekjen e afro 200 vetave. Nė zgjedhjet e pėrgjithshme tė Spanjės pas kėtij incidenti, Partia e Popullit, parti nė fuqi, qė pėrkrahu pėrdorimin e forcės nga SHBA-ja pėsoi humbje tė rėndė. Nė fillim tė shtatorit, mbi 1200 veta u rrėmbyen nė njė shkollė tė mesme nė qytetin Beslan tė Rusisė jugore. Nė veprimet e shpėtimit tė pengjeve mbi 300 veta u vranė dhe mbi 700 tė tjerė u plagosėn. Mbi 10 shtetas kinez u vranė pėrkatėsisht nė Pakistan dhe nė Afganistan si pasojė tė sulmeve terroriste. Incidente tė egra terroriste ndodhėn edhe nė Arabinė Saudite, Tuqi, Indonezi dhe Egjipt. Lufta antiterroriste ndėrkombėtare ka ende shumė pėr tė bėrė.

4. Nė fund tė prillit, u nxorrėn nė shesh skanalet e keqtrajtimit tė robėrve tė luftės nga trupat amerikane nė Irak, nė burgun Abu Ghraib dhe pastaj mediat demaskuan se agjencia amerikane e zbulimit dhe Pendagoni inkuraronin ose lejonin keqtrajtimin e robėrve tė luftės. Komuniteti ndėrkombėtar dėnoi rėndė kėtė ngjarje dhe analistėt vunė nė dukje se kėto veprime tė trupave amerikane shkelin seriozisht normat ndėrkombėtare tė trajtimit tė robėrve tė luftės dhe tė drejtat e njeriut dhe, si pasojė, figura e SHBA-sė si "ēlirimtare" e Irakut u prish rrėnjėsisht.

5. Mė 1 maj, 10 vende tė Evropės Lindore dhe tė Mesdheut u bėnė anėtare tė reja tė Bashkimit Evropian, i cili realizoi, kėshtu, zgjerimin me pėrmasat mė tė mėdha nė histori. Ky zgjerim do tė ndikojė thellėsisht dhe pėr njė kohė tė gjatė mbi strukturėn strategjike tė Evropės dhe strukturėn politiko-ekonomike tė botės. Mė 29 tetor, 25 vendet e Bashkimit Evropian nėnshkruan "Traktatin e Kushtetutės sė Bashkimit Evropian".

6. Mė 28 qershor, Komiteti i Pėrhershėm Administrativ i Irakut, i drejtuar nga SHBA-ja, i "dorėzoi pushtetin" qeverisė sė pėrkohshme tė Irakut, por duke ekzistuar akoma gjendja e kontrollit tė punėve irakiane nga SHBA-ja. Situata nė Irak ndodhet prapėsėprapė nė tronditje, trazira dhe shqetėsime. Qysh nga shpėrthimi i luftės kundėr Irakut, u vranė afro 1300 ushtarakė amerikan si dhe 100 mijė irakianė.

7. U ngrit gjithėnjė e mė shumė ēmimi i naftės nė tregun ndėrkombėtar. Mė 22 tetor, nė tregun e Nju-Jorkut u shėnua rekord i ēmimit tė naftės me 55,17 dollarė amerikanė pėr fuēi. Nė kontrast me tė, kursi i shkėmbimit tė dollarit ėshtė ulur vazhdimisht. Megjithatė, rritja e ekonomisė botėrore nė vitin 2004 parashikohet tė arrihet nė 5%, niveli mė i lartė nė 30 vjetėt e fundit.

8. Mė 3 nėntor, patėn rezultat e zgjedhjeve tė pėrgjithshme tė SHBA-sė. U zgjodh pėrsėri president Gjeorgj W Bush, kandidati i Partisė Republikane, si presidenti aktual i SHBA-sė.

9. Mė 11 nėntor u nda nga jeta nė moshėn 75 vjeēe Presidenti i Kėshillit Kombėtar Legjislativ tė Palestinės Jaser Arafat, qė ishte izoluar pėr njė kohė tė gjatė nga Izraeli nė Ramallah. Pas kėsaj, Abasi u zgjodh si kryetar i Komitetit Ekzekutiv tė Organizatės pėr Ēlirimin e Palestinės. Tė dyja palėt palestineze dhe izraelite shprehėn dėshirėn e rifillimit tė bisedimeve dhe komuniteti ndėrkombėtar vazhdoi tė bėnte thirrje nė zbatimin e planit "Harta e rrugės" pėr paqen nė Lindjen e Mesme.

10. Mė 26 dhjetor, nė hapsirat detare afėr ishullit Sumatra tė Indonezisė ra tėrmeti me fuqi 8,9 ballėshe, i cili ishte mė i fuqishmi gjatė 40 vjetėve tė fundit. Cunami i shkaktuar nga tėrmeti preku shumė vende tė Azisė jug-lindore dhe jugore. (Wang Lei)