v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2005-01-05 11:02:23    
Kėshilli Ekzekutiv i Komitetit Ndėrkombėtar Olimpik

cri
Kėshilli ekzekutiv i Komitetit Ndėrkombėtar Olimpik ėshtė i autorizuar nga Sesioni i Komitetit Ndėrkombėtar Olimpik. Ai trajton ēėshtjet e pėrditshme tė Komitetit Ndėrkombėtar Olimpik dhe zbaton detyrėn e Komitetit Ndėrkombėtar Olimpik. Anėtarėt e tij janė zgjedhur nga Sesioni i Komitetit Ndėrkombėtar Olimpik me votim tė fshehtė. Mandati i presidentit tė kėtij kėshilli ėshtė 8 vjet dhe presidenti mund tė vazhdojė punėn pėr 4 vjet tė tjetra, nėse ai fiton nė zgjedhjen presidenciale pėr tė dytėn herė radhazi. Mandati i zv/presidentit dhe i anėtarėve tė tjerė tė komitetit ėshtė 4 vjet, por ata nuk mund tė vazhdojnė punė pas mbarimit tė mandatit, nėse ata nuk marrin pjesė nė zgjedhjen pėr presidentin e kėtij komiteti.

Detyra e kėshillit:

Detyra e kėshillit ėshtė mbrojtja e "Kartės Olimpike". Kjo do tė thotė qė Kėshilli Ekzekutiv i Komitetit Ndėrkombėtar Olimpik duhet tė mbajė pėrgjegjesinė pėrfundimtare tė administrimit tė Komitetit Ndėrkombėtar Olimpik.

Hollėsirat e detyrės sė tij janė: miratimi i rregullave tė brendshme tė Komitetit Ndėrkombėtar Olimpik; administrimi financiar dhe hartimin e raportit vjetor tė komitetit; parashtrimi i raportit ndaj Sesionit tė komitetit mbi ndryshimin e rregullave; propozimi i listės sė kandidatėve tė anėtarėve tė Komitetit Ndėrkombėtar Olimpik; hartimi i rendit tė ditės tė sesionit tė komitetit; shkarkimi dhe ngarkimi i sekretarit tė pėrgjithshėm i Komitetit Ndėrkombėtar Olimpik; emėrimi dhe shkarkimi i anėtarėve; caktimi i tė ardhurave tė anėtarėve tė komitetit; ruajtja e arkivave tė komitetit; hartimi i rregullave sipas kėrkesės sė tij pėr tė siguruar zbatimin e "Kartės Olimpike" dhe pėr tė garantuar organizimin normal tė Lojėrave Olimpike; zbatimi i tė gjitha detyrave tė autorizuara nga Sesioni i Komitetit Ndėrkombėtar Olimpik.

Sipas propozimit tė presidentit ose kėrkesave tė anėtarėve dėrrmues tė kėshillit, Kėshilli Ekzekutiv organizon konferencėn e vet pėr 4-5 herė ēdo vit nėn drejtimin e presidentit tė kėshillit.

Kėshilli Ekzekutiv i Komitetit Ndėrkombėtar Olimpik u formua nė vitin 1921 dhe kėshilli pėrbėhej vetėm nga 5 anėtarėt, por presidenti i kohės sė atėherėshme i Komitetit Ndėrkombėtar Olimpik, zoti Pierrre De Coubertini, nuk ishte gjithashtu dhe president i kėtij kėshilli. Presidenti i parė i kėshillit ishte Godefroy de Blonay. Nė maj tė vitit 1925 nė Pragė, ku u organizua Sesioni i 24-tė i Komitetit Ndėrkombėtar Olimpik, ėshtė vendosur qė qysh nga ai vit, presidenti i Komitetit Ndėrkombėtar Olimpik ėshtė nė tė njejtėn kohė dhe pėrgjegjesi i Kėshillit Ekzekutiv tė komitetit. Prandaj presidenti i Komitetit Ndėrkombėtar Olimpik i atij viti, Baillet Latour, u bė automatikisht presidenti i kėtij kėshilli. Mė pas, numri i anėtarėve i kėtij kėshilli arriti nė 9. Deri mė sot, ky numėr ėshtė 15, ndėr tė cilėt 1 ėshtė presidenti, 4 janė zv/presidentėt dhe 10 tė tjerė janė anėtarėt e pėrhershėm.

Tani, presidenti i Kėshillit Ekzekutiv tė Komitetit Ndėrkombėtar Olimpik ėshtė Jacques Rogge, i cili u ngarkua me kėtė detyrė nė vitin 2001. Zv/presidentėt janė pėrkatėsisht Thomas Bach i Gjermanisė, Vitaly Smirnovi i Rusisė, James L.Eastoni i SHBA-sė dhe Un Yong Kim i Koresė sė Jugut. Anėtarėt e pėrhershėm tė kėshillit janė pėrkatėsisht Gunilla Lindbergu i Suedisė, Franco Carraro i Italisė, Denis Oswald i Zvicrės, Mario Vazquez Rana dhe Ottavio Cinquanta i Meksikės, Sergey Ubka i Ukrainės, Lambis V.Nikolaou i Greqisė, Toni Khoury i Libanit, Gerhard Heibergu i Novergjisė dhe Alpha Ibrahim Diallo i Guineas.

Presidenti i Kėshillit Ekzekutiv tė Komitetit Ndėrkombėtar Olimpik ėshtė pėrgjegjesi i Komitetit Ndėrkombėtar Olimpik, duke udhėhequr tė gjithė veprimtarinė e komitetit. Ai ka tė drejtė tė formojė njė komitet tė pėrkohshėm ose tė mbledh njė grup tė posaēėm kur ka nevojė dhe ka tė drejtė tė emėrojė anėtarėt e komiteteve ose e grupeve tė tilla. Kur detyra e kėtyre grupeve pėrfundon, ai ka tė drejtė t'i shpėrndajė. Ai ėshtė kryetari i tė gjithė kėshillave ose grupeve tė Komitetit Ndėrkombėtar Olimpik.(Jiang Lei)