v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2005-01-01 22:27:00    
Huailu: "Kontaktet e shkėmbimet midis Kinės dhe Shqipėrisė janė mė tė shumta se vitet e kaluara."

cri

Pėr arsye se viti 2004 ishte 55 ?vjetori i vendosjes sė marrėdhėnieve diplomatike midis Kinės dhe Shqipėrisė, kėtė vit, kontaktet e shkėmbimet midis Kinės dhe Shqipėrisė janė mė tė shumta se vitet e kaluara.

Nė shtator tė kėtij viti, kryeministri i Shqipėrisė Fatos Nano nė krye tė delegacionit qeveritar tė Shqipėrisė erdhi pėr vizitė nė Kinė. Gjatė qendrimit tė Kinė, Fatos Nanon e takoi kryetari i shtetit i Kinės Hu Jintao. Ai u takua edhe me kryeministrin e Kinės Wen Jiabao. Ky ishte takimi i parė midis kryeministrave tė Kinės dhe Shqipėrisė pas 38 vjetėsh dhe njė takim me rėndėsi tė madhe historike.

Nė korrik tė kėtij viti, kryetari i Kuvendit tė Shqipėrisė Z. Servet Pėllumbi ne krye tė delegacionit tė Kuvendit tė Shqipėrisė bėri njė vizitė nė Kinė. Kryetari i Asamblesė Kombėtare Popullore tė Kinės Wu Bangguo pati njė takim me delegacionin.

Nė qershor tė kėtij viti, prokurori i pėrgjithshėm i Shqipėrisė Theori Solaku nė krye tė delegacionit tė Prokurorisė sė Pėrgjithshme tė Shqipėrisė bėri pėr herė tė parė njė vizitė nė Kinė.

Nė nėntor tė kėtij viti, ministri i mbrojtjes i Shqipėrisė Pandeli Majko nė krye tė delegacionit ushtarak shqiptar bėri njė vizitė nė Kinė.

Po nė nėntor, erdhi pėr vizitė nė Kinė edhe delegacioni i arkivave tė Shqipėrisė i kryesuar nga drejtori i pėrgjithshėm i Arkivave tė Shqipėrisė, profesor Shaban Sinani.

Gjatė kėtij viti edhe edhe shkėmbimet e vizitave dhe tė kontakteve midis Kinės dhe Shqipėrisė nė fushat e radio-film-televizionit dhe tė kulturės ishin mė tė shumta.

Drejtori i Pėrgjithshėm i RTSH-sė Artur Zheji kėtė vit ka ardhur dy herė pėr vizitė nė Kinė.

Nė kuadrin e 55 vjetorit tė vendosjes sė marrėdhėnieve diplomatike midis Kinės dhe Shqipėrisė u organizua nė Shqiperi "Java e filmave artistikė kinezė", ku mori pjesė delegacioni i Radio-film-televizonit tė Kinės i kryesuar nga zv-drejtorja e Radio-Film-Televizionit tė Kinė Zhao Shi, delegacioni i kinematografisė kineze i kryesuar nga drejtori i Drejtorisė sė Kinematografisė tė Kinės Tong Gang dhe u organizuan atje edhe shfaqjet e 6 filmave tė bukur artistikė kinezė. si " Heronjtė", "Kryemenaxheri ", Brenga e njė tė dashuri nė lumin e Verdhė ", " Dalja nga Amozona", "Stinė e ndritshme" dhe " Stepa qiellore ".

Tani ne ftuam Zonjushen Qy Ning qė e shoqėroi delegacionin e kinematografisė kineze gjatė vizitės nė Shqipėri, do tė na flasė pėr pėrshtypjen e saj gjatė kėsaj vizite.

Isha si pėrktyese e delegacionit tė filmit tė Kinės tė organizonim sė bashku me homologė shqiptarė javėn e filmave kineze, e kishim hapjen e javės sė filmave nė bar Valle Verde ku morėn pjesė shumė personazhe tė rėndėsishme shqiptare tė qarkut tė filmit. Gjatė vizitės sė delegacionit nė Shqipėri , kemi vizituar edhe shumė skenalistė tė shkėlqyer shqiptarė. Tė gjitha anėtarėt e delegacionit u mirėpritėn ngrohtėsisht nga drejtorja e arkivit shtetėror qendror tė Shqipėrisė Natasha nė shtėpinė e saj. Para pėrfundimit tė javės sė filmave shumė regjisorė, gazetarė, si dhe drejtor tė mediave na morėn nė telefon, na shprehėn urime dhe na kėrkuan qė tė zgjatet afati i shfaqes sė filmave nė Tiranė. Artistėt filmi i delegacionit u kėnaqėn shumė nga mirėpritja e miqve shqiptare dhe thjeshtėsia e popullit shqiptar. Ata thanė qė vizita nė Shqipėri ka gjallėruar shumė kujtime tė bukura nė thellėsi tė zemėrės sė tyre.

Nė tė njejtėn kohė, Muzeu i Arteve Figurative i Kinės organizoi nė Shqipėri njė ekspozitė tė sendeve folklorike tė koleksionuara nga ky muze. Zonja Daming qė ishte nė Shqipėri, bėri edhe njė vizitė nė kėtė ekspozitė. Tani ne e ftuam atė tė na flasė dicka mbi kėtė ekspozitė.

Me rastin e 55-vjetorit tė vendosjes sė marrėdhėnieve diplomatike midis Kinės dhe Shqipėrisė, u organizua nė Tiranė "Ekspozita e artit popullor kinez". Nė ceremoninė e hapjes sė kėsaj ekspozite mora pjesė si e ftuar edhe unė, kur isha nė Tiranė me shėrbim. Atė ditė pashė shumė vizitorė shqiptarė, si burrė e gra, pleq e fėmijė, si artistė e piktorė, si veteranė e studentė tė rinj. Nė ceremoninė e hapjes, u mora intervistė shumė vizitorėve, si dy studenteve shqiptare Ildės e Rovenės, qė studiojnė nė fakultetin e inxhinierisė sė ndėrtimit tė Universitetit Politeknik tė Tiranės, telereporterit Marash Mirashi, kamermanit televiziv Naun Laska etj., tė cilėt mė folėn pėr pėrshtypjet e tyre pėr kėtė ekspozitė, qė kanė parė pėr herė tė parė nga afėr njė art kaq tė bukur popullor kinez, duke admiruar nivelin artistik tė popullit kinez.

Nė shtator tė kėtij viti, regjisori i njohur shqiptar Piro Milkani erdhi pėr vizitė nė Kinė bashkė me grupin e biznesmenėve qė shoqėroi kryeministrin Fatos Nano gjatė vizitės nė Kinė. Gjatė qėndrimit nė Kinė, z. Piro Milkanin e intervistuan korrespondentėt e rubrikės " Magjia e filmave artistikė " tė CCTV-sė dhe korrespondentja e Radios sė Jashtme tė Kinės.

Nė tetor tė kėtij viti, sopranoja e njohur shqiptare Inva Mula erdhi pėr herėn e dytė nė Kinė pėr tė marrė pjesė nė Festivalin e 7-tė ndėrkombėtar muzikor tė Pekinit dhe luajti rolin e Zhuljetės nė operėn "Romeo e Zhuljeta " nė ceremoninė e hapjes sė kėtij festivali dhe u prit nxehtėsisht nga spektatorėt e Pekinit.

Nė dhjetor tė kėtij viti, edhe poetja, skenaristja dhe drejtorja e Arkivit Qendror Shtetėror tė Filmit Shqiptar, Natasha Lako bashkė me kolegen e saj, shefen e redaksisė sė arkivit Naria Qesari erdhėn, pėr vizitė nė Kinė dhe u pritėn nė njė atmosferė tė ngrohtė nga kolegėt, kineastėt si dhe nga redaksia e RJK tė gjuhės shqipe.