v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2004-12-31 22:52:38    
Damini: "Ju nuk e dini se sa isha e emocionuar..."

cri
 Viti 2004 ishte me tė vėrtetė njė vit me shumė ngjarje, qė na kanė gėzuar pa masė, tė gjithė ne anėtarėt e redaksisė sė gjuhės shqipe tė Radios sė Jashtme tė Kinės.

Nga fundi i vitit 2003, kur sapo filloi tė hapte faqen elektronike tė gjuhės shqipe, redaksia e gjuhės shqipe pėrgatiste programet tona njėorėshe nė gjuhėn shqipe, qė do tė fillonin tė transmetoheshin ēdo ditė nga marsi i vitit 2004, nė valė tė mesme 1215 kiloherc nė Shqipėri. Ne pėrgatitėm njė program tė posaēėm me rastin e hapjes sė emisioneve tona nė gjuhėn shqipe pėr valė tė mesme. Unė, si shefe e redaksisė sė gjuhės shqipe, mbajta njė fjalim tė shkurtėr tė hapjes, kėshtu tė gjithė anėtarėt e redaksisė bėnė vetėprezantime dhe njoftime tė shkurtra, qė dėgjuesit tanė shqiptarė tė kenė tė qartė strukturėn njėorėshe tė emisionit tonė nė gjunėn shqipe dhe pėrbėrjen e redaksisė sonė. Kėtė program unė e dėgjova nė Shqipėri, nė Tiranė mė 5 mars, sepse pikėrisht nė fillim tė marsit unė shkova nė Tiranė me rastin e vizitės sė grupit tė Radio-Televizionit tė Kinės nė Shqipėri, ku bėja pjesė edhe unė.

Ndoshta ju nuk e dini se sa e emocionuar isha unė kur dėgjoja emisionin tonė, qė dėgjohej shumė qartė nė Tiranė. Kjo ishte me tė vėrtetė njė ngjarje e madhe nė historinė e Radios sė Jashtme tė Kinės dhe tė Redaksisė sonė, njėkohėsisht edhe njė ngjarje e madhe pėr dėgjuesit shqiptarė. Qė nga ajo ditė, dėgjuesit shqiptarė, qė kanė ndjekur emisionet tona tė valėve tė mesme, na kanė dėrguar pandėrprerė urime tė ngrohta. Sidomos, urimet mua mi kanė drejtuar me telefon ose mė thoshin direkt dėgjuesit tanė tė dashur. Si urimet nga zoti Irfan Mandija, nga zoti Vasil Naēi, nga zoti Gėzim Kasa, nga ēifti Gėzim Lika e Liri Lika, nga profesori Emil Lafe, nga zoti Kujtim Pulaj, nga profesoreshat Zana dhe Ana, nga veteranėt e luftės nacional-ēlirimtare, nga shoferėt e taksisė Agron e Gjergji, etj, etj. Ata mė uruan: "Urime, Damini, unė tė dėgjova shumė qart nė radio. Sa bukur flet, sa bukur flasin kolegėt tuaj!" "Urime, ju lumtė goja!" "Suksese! Ju uroj tė vazhdoni punė mbarė!" " Suksese mė tė mėdha Radios sė Jashtme tė Kinės!" dhe shumė urime tė tjera. Mė gufonte zemra! Deri nė atė kohė, s' kishte gjė tjetėr, qė mė kishte gėzuar aq shumė! Pėr mė se 35 vjet qė merrem me punėn radiofonike tė gjuhės shqipe pėr dėgjuesit shqiptarė, kisha ėndrruar gjithmonė qė dėgjuesit tanė tė kenė njė ditė tė dėgjojnė qart emisionet tona. Kjo ėndėrr u realizua mė nė fund! Edhe dėgjuesit shqiptarė janė gėzuar pa masė.

Kėtu para mikrofonit, unė, Drita kineze, ju shpreh juve, dėgjuesve tanė tė dashur e tė nderuar, respektin tim tė lartė dhe urimet e mia mė tė sinqerta me rastin e Vitit tė Ri 2005! Ju uroj jetė tė lumtur nė familje dhe gjithė tė mirat!