v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2004-12-31 22:46:57    
Damini: "Pėrvjetori jubilar 35-vjeēar ėshtė pikėnisje e re pėr rrugėn tonė tė ardhshme"

cri

Tė dashur dėgjues, gjatė vitit 2004 kishte njė ngjarje tjetėr tė madhe pėr Redaksinė tonė tė gjuhės shqipe ishte 35-vjetori i hapjes sė emisioneve tė gjuhės shqipe tė Radios sė Jashtme tė Kinės.

Sapo kolegia ime Vang Lei mė kėrkoi tė flasė pak pėr kėtė ngjarje, kėtu unė desha tė them se ky pėrvjetor jubilar pėr ne ishte nė fakt njė pėrgjigjėsim i punės sonė 35-vjeēare dhe njėkohėsisht shėrbeu si pikėnisje e re pėr rrugėn tonė tė ardhshme.

Pėr t'i kushtuar kėsaj ngjarje tė shėnuar kemi pėrgatitur shumė programe tė posaēme, kemi botuar edhe gazetėn: "Dritarja". Kemi pėrgjigjėsuar punėn tonė dhe pėrvojėn tonė tė punės 35-vjeēare, kemi parashtruar edhe planin dhe detyrat tona pėr lėnien e stafetės tek brezi i ri.

Pėrveē kėtyre, organizuam edhe njė takim tė madh solemn nė Pekin nė qershor tė vitit 2004, ku morėn pjesė zv-drejtori i Radios sė Jashtme tė Kinės Zhao Tieqi, ambasadori i Shqipėrisė nė Kinė zoti Kujtim Xhani e personat e ambasadės shqiptare, si dhe kolegėt tanė, shqipfolėsit kinezė nė Pekin, tė cilėt na uruan jubileun 35-vjetor tė hapjes sė emisionit tonė nė gjuhėn shqipe dhe na paraqitėn edhe shumė shpresa. Pėr takim tė madh bėmė njė program tė posaēėm qė e transmetuam, ndoshta ju, tė dashur dėgjues, e keni ndjekur nė radio.

Kėtu, ju pėrmendim nė veēanti takimin e madh tė bukur me dėgjuesit shqiptarė mė 26 nėntor nė Tiranė, qė organizuam me rastin e 35-vjetorit tė hapjes sė emisionit tė gjuhės shqipe, kėsaj ngjarje tė shėnuar edhe pėr dėgjuesit shqiptarė. Kėtė takim me dėgjuesit shqiptarė nė Tiranė e kemi planifikuar para shumė kohėsh, dhe ėndrronim e mezi prisnim tė takoheshim me ju nė Tiranė.

Duke qenė nė Tiranė pėr pėrgatitjen e kėtij takimi tė parė nė Tiranė me dėgjuesit shqiptarė, unė iu pėrvesha punės intensive, pėr t'u lidhur me ta njė nga njė. Pėr ata, qė na kishin njoftuar mė parė numrat e telefonit, ishte mė lehtė, kurse pėr ata, qė nuk na kishin njoftuar numrat e telefonit, i njoftuam nėpėrmjet postės ose internetit, por me shumė ngadalė. Unė isha pak e mėrzitur pėr shkakun e datės sė mbajtjes sė kėtij takimi, qė mė afrohej gjithnjė e mė shumė. Kėshtu unė gjeta njė mėnyrė pėt tė njoftuar dėgjuesit shqiptarė nėpėrmjet Radios sonė dhe njėkohėsisht nėpėrmjet Radio-Tiranės. Kolegėt shqiptarė mė ndihmuan shumė, edhe kėtu, duke shfrytėzuar kėtė rast, u shpreh atyre falenderime tė sinqerta.

Me tė dėgjuar njoftimet tona nė radio, shumė dėgjues shqiptarė kishin ardhur nė kohė, atė ditė nė takimin tonė. Disa erdhėn duke marrė me vete edhe letrat e njoftimit, qė u dėrguam. Njė gjė mė ka prekur mė shumė se zoti Qarmil Qela nga Shkodra, pasi mori vesh nga Radio njoftimin e organizimit tė takimit tonė, mė mori nė telefon dhe thoshte se donte tė fliste me Daminin, unė i thashė se "jam Damini", ai u gėzua shumė dhe mė tha se do tė merrte pjesė patjetėr nė takim, se ėshtė njė dėgjues i rregullt, por i panjohur pėr mua. Mė 26 nėntor mesditė, nė takimin tonė erdhėn njė ēift, njė burrė i verbėr me njė palė syzė tė zezė, i pėrkrahur nga e shoqja. Ai ishte zoti Qarmil Qela me gruan e tij. Kjo gjė mė ka tronditur nė zemėr, sa i mirė qė ėshtė dėgjuesi ynė i dashur Qermil Qela! Atė ditė ai pas tri orė udhėtimesh erdhi nė Tiranė me ndihmėn e tė shoqes, pėr tė marrė pjesė nė takimin tonė. Kėtu, para mikrofonit tė Radios sė Jashtme tė Kinės, unė ju shpreh juve, zotit Qarmil Qela dhe familjes suaj pėrshėndetjet e ngrohta tė mia dhe tė tė gjithė kolegėve tanė! Ju urojmė gėzuar Vitin e Ri 2005, shėndet tė plotė dhe lumturi nė familje! Nė se keni mundėsi, na lidheni me ne nė postė ose me telefon, na njoftoni adrresėn tuaj, ne do t'ju dėrgojmė urimet tona!

Ai takim i madh me dėgjuesit tanė nė Tiranė, pėr mua ishte pėr herė tė parė dhe mė ka lėnė mbresa shumė tė thella, qė nuk do ta harroj kurrė, sepse isha aq e emocionuar sa qė nuk e mbaja dot veten, bile harrova t'i pėrshėndesja njė nga njė dhe tė biseoja pak mė gjatė me ta. Kjo ishte njė keqeardhje e madhe pėr mua. Unė pres tė marrė pjesė edhe njė herė nė takim me dėgjuesit e dashur shqiptarė!