v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2004-12-31 22:43:50    
Pina: "Gjatė vitit 2004 kemi marrė 405 letra tė dėgjuesve."

cri

Tė dashur dėgjues, me pėrpjekjet e tė gjithė anėtarėve tė Redaksisė sė gjuhės shqipe tė Radios sė Jashtme tė Kinės, duke pėrfshirė kėtu edhe specialistin shqiptar Ruzhdi Stringa, me pėrkrahjen dhe ndihmėn entusiaste tė dėgjuesve tė dashur shqiptarė nė Shqipėri, nė Kosovė, nė SHBA, dhe nė vende tė tjera evropiane, gjatė vitit 2004 qė kaloi fluturimthi, kemi marrė me gėzim dhe kėnaqėsi jashtazakonisht tė madhe 405 letra tė dėrguara me postė dhe letra elektronike nė internet si dhe shumė letra tė sjella nėpėrmjet kolegėve tanė qė u kthyen nga Shqipėria, shifėr kjo shėnon rekord nė historinė e Redaksisė sonė tė gjuhės shqipe, asnjė herė nuk kemi marrė kaq shumė letra nga ju. Pėr kėtė ne ju falenderojmė nga zemra.

Gjatė vitit 2004 na kanė shkruar mė shumė letra dėgjuesit e dashur z.Vasil Naēi, z.Daut Kryemadhi, z.Kujtim Pula, profesor Emil Lafe, shoku Ramadan Ndreka, shoku poet Teki Backa, z.Edison Mytezai etj. nga Shqipėria, z. Dukagjin Mullasani nga Kosova, i mbiquajtur Bruce Lee i Kosovės si dhe profesor Agron F.Fico qė sapo ka nxjerrė nė qarkullim librin e tij tė mrekullueshėm "Profesor nė 3 kontinente", dhe profesoresha e dashur dhe e talentuar Emirjeta Xhunga, dy tė fundit banojnė tani pėr tani nė SHBA. Z. Daut Kryemadhi na ka shkruar shumė letra nė vargje tė bukur. Jo vetėm kaq, dėgjuesit e dashur shqiptarė dėrguan edhe mesazhe urimi me rastin e 35-vjetorit tė fillimit tė transmetimit tė emisioneve tona nė gjuhėn shqipe dhe me rastin 55 vjetorit tė shpalljes sė Kinės sė Re, kanė marrė pjesė aktivisht nė konkursin e njohurive tė kėtij viti "55 vjet-Kina e Re". Gjatė kėtij viti, gjithnjė e mė shumė miq kanė vizituar faqen tonė elektronike dhe kanė bėrė shumė komente dhe propozime, edhe pėr kėtė ju falenderojmė.

Vitit 2004 i dhamė lamtumirėn dhe vitin e ri 2005 do ta presim sė bashku me punė dhe me suksese mė tė mėdha.