v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2004-12-20 20:45:10    
Procesi i paqes palestinezo-izraelite pas vdekjes sė Arafatit pėrballet me njė gjendje tė re

cri

Mė 11 nėntor, vdiq udhėheqėsi i Palestinės Arafat qė luante rol tė madh nė procesin e paqes palestinezo-izraelite. Por tani, procesi i paqes dypalėshe po pėrballet me njė gjendje tė re, palėt e ndryshme kanė filluar ta rishikojnė drejtimin e procesit tė paqes palestinezo-izraelite pas vdekjes sė Arafatit.


Nė dhjetor tė vitit tė kaluar, kryeministri izraelit Sharon hoqi planin e "hartės sė rrugėve" tė hartuar nga 4 palėt me pretekstin se Arafati pengonte procesin e paqes dhe paraqiti planin e vet tė veprimtarisė sė njėanshme. Kėtė vit, Sharoni punon pėr tė nxitur kėtė plan. Ky plan orvatet tė ndahet nė mėnyrė tė njėanshme nga Palestina nėpėrmjet tėheqjes sė disa pikave banimi nė Gazė dhe nė bregun perėndimor tė Lumit Jordan si dhe nėpėrmjet ndėrtimit tė murit izolues. Pėr Palestinėn, ky plan do tė thotė qė shumė toka palestineze tė bregut perėndimor tė Lumit Jordan tė pushtohen nga Izraeli, Gaza tė bllokohet, ekonomia palestineze tė kontrollohet nga Izraeli. Por, nėn gjendjen e ndalimit tė procesit tė paqes, Palestina dhe komuniteti ndėrkombėtar e pranuan me rezerva kėtė plan dhe shpresuan se ky plan do tė nxitė Izraelit t'i kthejė Palestinės mė shumė toka.


Me vdekjen e udhėheqėsit palestinez Arafat nė nėntor, gjendja ndryshoi befasisht. Udhėheqėsit e palės sė butė tė Palestinės Mahmoud Abas, Ahmed Kurei etj. morėn normalisht tė drejtėn e udhėheqjes tė Palestinės dhe rifilluan procesin e paqes dhe kėshtu Izraeli humbi pretekstin e refuzimit tė bisedimeve tė paqes me palėn palestineze.  Ndėrkohė, SHBA-ja filloi tė forcojė ndėrmjetėsimin pėr problemin palestinezo-izraelit dhe u shpreh qartė nė pėrkrahje tė Palestinės qė ajo tė zhvillojė zgjedhjet dhe tė krijojė shtetin e vet. Njėkohėsisht komuniteti ndėrkombėtar duke pėrfshirė OKB-nė, Bashkimin Evropian, Rusinė etj. ka dėrguar pėrkatėsisht pėrfaqesues nė Palestinė e Izrael pėr tė nxitur rifillimin e bisedimeve tė paqes.


Pas njė viti, marrėdhėniet palestinezo-izraelite fillojnė tė zbuten. Izraeli u shpreh se do tė marrė masat pėr tė siguruar zhvllimin e zgjedhjeve palestineze nė atmosferė tė lirė; kurse udhėheqėsit e rinj palestinezė u shprehėn se do tė reformojnė sistemin e sigurimit duke nxitur palėt e ndryshme tė armatosura palestineze tė realizojnė armėpushimin me Izraelin. Abasi dhe Sharoni u shprehėn se dėshirojnė tė zhvillojnė takim pas pėrfundimit tė zgjedhjeve palestineze nė janar tė vitit tė ardhshėm. Njėkohėsisht funksionarėt palestinezė dhe izraelitė po shfrytėzojnė raste tė ndryshme dhe po zhvillojnė bisedime jozyrtare.


Por incidenti i sulmit nė Rafah qė ndodhi mė 12 dhjetor e theu qetėsinė relative tė pasvdekjes sė Arafatit, njėkohėsisht ai u kujtoi njerėzve qė rruga e procesit tė paqes palestinezo-izraelite nuk do tė jetė e sheshuar. Palestina, Izraeli dhe komuniteti ndėrkombėtar duhet tė bėjnė vazhdimisht pėrpjekje pėr tė realizuar paqen. (fani)