v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2004-11-29 20:11:45    
Shkėmbimet e vizitave dhe kontaktet miqesore midis Kinės dhe Shqipėrisė janė tė shumta kėtė vit

cri

 

dėgjoni

23 nėntori i kėtij viti ishte 55?vjetori i vendosjes sė marrėdhėnieve diplomatike midis Kinės dhe Shqipėrisė. Pėr arsye se sivjet ėshtė 55 ?vjetori i vendosjes sė marrėdhėnieve diplomatike midis Kinės dhe Shqipėrisė, kėtė vit, kontaktet e shkėmbimet midis Kinės dhe Shqipėrisė janė mė tė shumta se vitet e kaluara. Nė shtator tė kėtij viti, kryeministri i Shqipėrisė Fatos Nano nė krye tė delegacionit qeveritar tė Shqipėrisė erdhi pėr vizitė nė Kinė. Gjatė qendrimit tė Kinė, Fatos Nanon e takoi kryetari i shtetit i Kinės Hu Jintao. Ai u takua edhe me kryeministrin e Kinės Wen Jiabao. Ky ishte takimi i parė midis kryeministrave tė Kinės dhe Shqipėrisė pas 38 vjetėsh dhe njė takim me rėndėsi tė madhe historike. Gjatė kėsaj vizite, qeveritė e dy vendeve tė Kinės dhe Shqipėrisė publikuan njė komunikatė tė pėrbashkėt, nė tė cilėn theksohet se bashkėpunimi ekonomiko-tregtar ėshtė fusha kryesore nė zhvillimin e marrėdhėnieve midis dy vendeve. Gjatė vizitės sė kryeministrit tė Shqipėrisė Fatos Nano nė Kinė u nėnshkruan edhe disa marrėveshje tė bashkėpunimit midis Kinės dhe Shqipėrisė nė fushat arsimore, sportive, ekonomiko-teknike, tė radio-film-televizionit dhe nė fusha tė tjera. Duke folur pėr vizitėn e tij nė Kinė, kryeministri i Shqipėrisė Fatos Nano tha : "Megjithese na ndajnė qindra e mijėra male dhe lumenj, komunikimi midis zemrave, jo vetėm tė udhėheqėsve politikė, por edhe tė njerėzve tė thjeshtė ėshtė i fortė. " Pėrveē bashkėpunimit nė fushėn e radio-film-televizionit dhe tė kulturės, edhe vizitat reciproke dhe kontaktet e shkėmbimet nė fusha tė tjera qenė tė shumta. Nė korrik tė kėtij viti, kryetari i Kuvendit tė Shqipėrisė Z. Servet Pėllumbi ne krye tė delegacionit tė Kuvendit tė Shqipėrisė bėri njė vizitė nė Kinė. Kryetari i Asamblesė Kombėtare Popullore tė Kinės Ėu Bangguo pati njė takim me delegacionin. Nė intervistėn me korrespondenten e Radios sė Jashtme tė Kinės, kryetari i Kuvendit tė Shqipėrisė Servet Pėllumbi tha : " Nė tė gjitha takimet me liderėt e lartė kinezė, ne morėm mesazhe tė qarta miqėsie dhe kuptuam dėshirėn e pėrbashkėt tė thellimit tė mėtejshėm tė bashkėpunimit midis dy vendeve tona." Nė qershor tė kėtij viti, prokurori i pėrgjithshėm i Shqipėrisė nė krye tė delegacionit tė Prokurorisė sė Pėrgjithshme tė Shqipėrisė bėri njė vizitė nė Kinė. Ky ishte i pari delegacion i Prokurorisė sė Pėrgjithshme tė Shqipėrisė qė vizitonte Kinėn. Me vizitėn e kėtij delegacioni, filluan edhe shkėmbimet midis dy prokurorive tė pėrgjithshme tė Kinės dhe Shqipėrisė. Duke folur pėr pėrshtypjet e tij nga vizita nė Kinė, prokurori i pėrgjithshėm i Shqipėrisė Theodhori Sollaku tha: "Kishim dėgjuar shumė pėr pėrparimet qė kishte berė Republika Popullore e Kinės. Por me sytė tanė pamė vėrtetė se kėto arritje ishin madhėshtore, ashtu sic ėshtė njė popull i tėrė kinez madhėshtor. Nga pėrvoja kineze populli shqiptar ka pėr tė mėsuar shumė." Nė nėntor tė kėtij viti, ministri i mbrojtjes i Shqipėrisė Pandeli Majko nė krye tė delegacionit ushtarak shqiptar bėri njė vizitė nė Kinė. Po nė nėntor, erdhi pėr vizitė nė Kinė edhe delegacioni i arkivave tė Shqipėrisė i kryesuar nga drejtori i pėrgjithshėm i Arkivave tė Shqipėrisė, profesor Shaban Sinani. Popujt e Kinės dhe Shqipėrisė shpresojmė qė krahas forcimit tė marrėdhėnieve midis dy vendeve, shkėmbimet dhe kontaktet midis tė dyja palėve tė jenė mė tė shumta dhe miqėsia midis dy vendeve tė forcohet mė tej.(zhai)