v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2004-11-25 19:29:16    
Vizita e Hu Jintaos  nė vendet e Amerikės Latine arriti sukses tė plotė

cri
Nga 11 deri mė 23 nėntor, kryetari i shtetit i Kinės Hu Jintao bėri njė vizitė shtetėrore nė Brazil, Argjetinė, Kili dhe Kubė dhe mori pjesė nė mbledhjen e l2-tė jo zyrtare tė liderėve tė Organizatės sė Bashkėpunimit Ekonomik tė Azisė dhe Paqėsorit tė organizuar nė kryeqytetin e Kilit Santiago. Gjatė udhėtimit me aeroplan pėr nė atdhe, ministri i jashtėm i Kinės Li Zhaoxing i dha njė intervistė korrespondentit qė e shoqėroi delegacionit gjatė vizitės. Ai tha se vizita e Hu Jintaos nė Amerikėn Latine ia arriti objektivit tė parashikuar tė zgjerimit tė mendimeve unanime, tė forcimit tė besimit reciprok, tė zgjerimit tė bashkėpunimit dhe tė zhvillimit tė pėrbashkėt. Kjo ishte njė vizitė frutdhėnėse. Vizita e kryetarit Hu Jintao ishte vizita e tij e parė si kryetar i shtetit tė Kinės nė Amerikėn Latine. Kjo vizitė i dha njė nxitje tė re zhvillimit tė marrėdhėnieve tė miqėsisė tradicionale midis Kinės dhe Amerikės Latine duke pėrcaktuar drejtimin dhe objektivat pėr zgjerimin dhe thellimin e marrėdhėnieve midis Kinės dhe Amerikės Latine nė gjendjen e re. Li Zhaoxing tha se gjatė vizitės Hu Jintao dhe liderėt e 4 vendeve zhvilluan bisedė tė hapur dhe nė thellėsi lidhur me konsolidimin e miqėsisė tradicionale dhe me forcimin e bashkėpunimit me leverdi reciproke nė gjendjen e re. Tė dyja palėt thelluan besimin politik dhe zgjeruan mendime unanime pėr thellimin e bashkėpunimit. Kjo vizitė e Hu Jintaos nxiti bashkėpunimin ekonomiko-tregtar midis Kinės dhe 4 vendeve tė Amerikės Latine duke hedhur njė hap tė ri nė kėtė drejtim. Pozita e ekonomisė sė tregut tė Kinės ėshtė njohur nga mė shumė vende. Li Zhaoxing tha se gjatė vizitės Kina nėnshkroi me kėto 4 vende 39 dokumente bashkėpunimi qė kanė lidhje me fushat tregtare, kozmike, tė investimeve, tė aviacionit, turizmit, arsimit etj. Brazili, Argjetina dhe Kili deklaruan njohjen e ekonomisė sė tregut tė Kinės. Kina dhe Kili nisėn tė parėt bisedimet mbi liberarizimin e tregtisė midis dy vendeve. Peruja deklaroi njohjen e ekonomisė sė tregut tė Kinės. Tė gjitha kėto do tė nxisin fuqimisht bashkėpunimin e barabartė dhe me leverdi reciproke midis Kinės dhe kėtyre vendeve nė fushėn e tregtisė dhe tė investimeve, duke i hapur perspektivė tė ndritur fushės sė re tė bashkėpunimit . Li Zhaoxing tha se nė fjalimet e rėndėsishme, tė mbajtura nė raste tė ndryshme nė parlamentin e Brazilit, Hu Jintao shtjelloi nė mėnyrė tė gjithanshme rėndėsinė e madhe tė politikės sė Kinės ndaj Amerikės Latine dhe tė forcimit tė bashkėpunimit midis Kinės dhe Amerikės Latine nė gjendjen e re, duke hartuar njė plan tė zhvillimit tė gjithanshėm tė marrėdhėnieve tė miqėsisė dhe bashkėpunimit midis Kinės dhe Amerikės Latine. Ai paraqiti edhe propozimin e pėrmirėsimit tė strukturės sė bashkėpunimit midis Kinės dhe Amerikės Latine, gjė qė ka rėndėsi tė madhe. Njė nga rezultatet e rėndėsishme tė vizitės sė Hu Jintao nė Amerikėn Latine ėshtė edhe paraqitja e mendimeve tė reja dhe e rrugėve tė re mbi bashkėpunimin rajonal tė Azisė dhe Paqėsorit. (zhai)