v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2004-11-10 18:59:48    
Turneu i kryetarit tė shtetit tė Kinės, Hu Jintiao nė Amerikėn Latine ka rėndėsi shumė tė madhe

cri

Mė 10 nėntor, kryetari i shtetit i Kinės, Hu Jintiao u nis nga Pekini pėr vizita shtetėrore nė Brazil, Argjentinė, Kili dhe Kubė. Ai do tė marrė pjesė edhe nė mbledhjen e 12-tė jozyrtare tė liderėve tė Apekut, qė do tė mbahet nė Santiago. Ky ėshtė turneu i parė i kryetarit Hu Jintiao si lideri mė i lartė i Partisė Komuniste tė Kinės, i qeverisė dhe i ushtrisė kineze nė vendet e Amerikės Latine. Njė funksionar i lartė i Ministrisė sė Punėve tė Jashtme tė Kinės tha se ky turne me pėrmbajtje tė pasur dhe me rėndėsi shumė tė thellė ėshtė njė veprim i rėndėsishėm i Kinės pėr zhvillimin e diplomacisė nė tė gjitha fushat.

Brazili, Argjentina, Kili dhe Kuba janė vende me ndikim tė madh nė rajonin e Amerikės Latine. Nė gjendjen e ndėrlikuar aktuale ndėrkombėtare, Amerika Latine ėshtė njė forcė e rėndėsishme nė nxitjen e shumėpolarizimit botėror. Duke folur pėr rėndėsinė e turneut tė kryetarit, Hu Jintiao nė Amerikėn Latine, ministri i jashtėm i Kinės, Li Zhao Xing tha se ky turne ka rėndėsi shumė tė madhe dhe tė thellė pėr nxitjen e marrėdhėnieve tė bashkėpunimit miqėsor midis Kinės dhe 4 vendeve tė sipėrpėrmendura, si dhe vendeve tė tjera tė Amerikės Latine, pėr zgjerimin e ndikimit tonė nė Apek, pėr realizimin e objektivit tonė nė ndėrtimin e shoqėrisė komode dhe pėr realizimin e ribashkimit tė Kinės. Prandaj synon interesin e madh tė komunitetit ndėrkombėtar.

Brazili ėshtė vendi i parė dhe i madh nė Amerikėn Latine dhe njė vend nė zhvillim, qė ka vendosur marrėdhėniet e partneritetit strategjik me Kinėn. Tani, marrėdhėniet kino-braziliane ndodhen nė njė periudhė tė zhvillimit tė shpejtė. Vizita e kryetarit Hu nė Brazil ėshtė njė masė e rėndėsishme e Kinės, pėr tė thelluar marrėdhėniet kino-braziliane dhe marrėdhėniet tėrėsore me vendet nė zhvillim.

Argjentina dhe Kili janė partnerė tė rėndėsishėm tė bashkėpunimit tė Kinės nė kėtė rajon. Qeveritė e tė dyja vendeve i kushtojnė rėndėsi tė madhe zhvillimit tė marrėdhėnieve me Kinėn. Thellimi i marrėdhėnieve midis Kinės e Argjentinės dhe Kinės e Kilit, si dhe nxitja e bashkėpunimit ekonomiko-tregtar dypalėsh pėrputhen me interesat ekonomike dypalėshe dhe me kėrkesat e zhvillimit.

Kuba ėshtė vendi i Amerikės Latine, qė i ka vendosur mė herėt marrėdhėniet diplomatike me Kinėn. Qysh nga vendosja nė vitin 1960 e marrėdhėnieve diplomatike midis dy vendeve, Kina dhe Kuba kanė zhvilluar bashkėpunim shumė tė mirė nė fushat politike, ekonomiko-tregtare, tekniko-shkencore dhe kulturore. Tė dyja palėt pėrkrahin njėra-tjetrėn nė problemet e rėndėsishme qė prekin sovranitetin dhe tėrėsinė territoriale tė njėra-tjetrės. Bashkėpunimi midis dy vendeve nė OKB dhe nė Organizma ndėrkombėtare ėshtė i ngushtė. Duke nxitur mė tej marrėdhėniet tradicionale e miqėsore midis dy vendeve, vizita e kryetarit Hu Jintiao nė Kubė edhe do tė zgjerojė bashkėpunimin ekonomiko-tregtar me leverdi reciproke midis dy palėve.

Njė pėrmbajtje e rėndėsishme e turneut tė kryetarit Hu Jintiao nė Amerikėn Latine ėshtė pjesėmarrja nė mbledhjen e 12-tė jozyrtare tė liderėve tė Apekut. Duke folur pėr kėtė, ndihmėsi i ministrit tė jashtėm kinez Shen Guofang tha se kryetari Hu Jintiao do tė marrė pjesė nė diskutimet e ndryshme dhe do tė mbajė njė fjalim tė rėndėsishėm, si dhe do tė shtjellojė vija tė trasha mendimet e Kinės pėr gjendjen aktuale ndėrkombėtare dhe rajonale, qėndrimin pėr bashkėpunimin botėror e rajonal dhe propozimet pėr zhvillimin e ardhshėm tė Apekut. (Sihai)