v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2004-09-09 20:14:44    
Intervista e dhėnė nga sekretari i jashtėm i Partisė Socialiste tė Shqipėrisė, z. Maqo Lakrori

cri
Zoti. Maqo Lakrori ėshtė sekretari i jashtėm i Partisė Socialiste tė Shqipėrisė, i cili bėnte pjesė nė delegacionin e Parlamentit tė Shqipėrisė, qė vizitoi pak kohė mė parė Kinėn.

Gjatė qėndrimit tė tij nė Kinė, z. Maqo Lakrori i dha njė intervistė korrespondentes sė Radios sė Jashtme tė Kinės nė gjuhėn shqipe zj. Hė Da Ming, e cila e shoqėroi delegacionin shqiptar gjatė kėsaj vizite nė Kinė.

"Sa ndryshime tė mėdha kanė ndodhur nė Kinėn e madhe popullore!" thoshte shpesh z. Maqo Lakrori kudo qė shkonte gjatė vizitės nė Kinė. Pse ai mahnitej dhe bėnte krahasime tė qarta lidhur me kėto ndryshime tė tanishme nė Kinė. Sepse para 30 vjetėve z. Maqo Lakrori ka qenė pėr specializim nė Kinė. Prandaj ai, i magjepsur nga pamja e tanishme e Kinės, mbante gjithnjė me vete njė aparat fotografik dhe bėnte fotografi kudo qė shkonte. Ai i tha korrespondentes sonė se kishte interes tė madh pėr fotografitė qė do tė shėnojnė historinė. Pikėrisht nė xhepin e tij ai mbante disa fotografi tė vjetra tė nxjerra para 30 vjetėve.

Nė intervistėn e tij, dhėnė korrespondentes sonė, ai tha: "Ne ndjehemi tė mahnitur nga gjithėēka qė kemi parė deri mė sot. Shoh njė Kinė tė modernizuar, tė zhvilluar jashtėzakonisht, pėr mė tepėr, njė Kinė me perspektivė tė qartė pėr zhvillimin e mėtejshėm. Patėm mundėsi t'i shohim kėto nė Pekin, nė Dalian dhe po kėshtu edhe nė Shanghai. Gjej rastin tė shpreh vlerėsim maksimal pėr popullin kinez, i cili duke zbatuar politikėn e reformės e tė hapjes dhe idetė e ēmuara tė Ten Siao Pinit pėr katėr modernizimet. Shoh sot tė realizuar, frytin e zbatimit tė njė politike tė qartė zhvillimi."

Z. Maqo Lakrori si deputetėt e tjerė shqiptarė, ushqen njė ndjenjė tė sinqertė e miqėsore ndaj popullit kinez. Ai tha: "Gjatė gjithė takimeve qė kemi patur me miqtė kinezė, kudo qė kemi shkuar, kemi ndjerė miqėsinė qė ushqen populli kinez pėr popullin shqiptar. Dhe si pėrfaqėsues tė popullit shqiptar si deputetė, do t'ia transmetojmė kėtė bashkatdhetarėve tanė. Nga ana tjetėr, dhe ne u kemi shprehur miqve kinezė ndjenja tė thella tė miqėsisė e tė respektit, qė ushqen populli shqiptar pėr popullin kinez."

Lidhur me qėndrimin parimor tė qeverisė shqiptare nė problemin e Tajvanit, z. Maqo Lakrori u shpreh ashtu si edhe kryetari i delegacionit tė Parlamentit tė Shqipėrisė, z. Servet Pėllumbi:

"Kemi gjetur rastin e ri tė konfirmojmė qėndrimin e qartė tė Shqipėrisė qė ka vetėm njė Kinė: Republika Popullore e Kinės, meqė Tajvani ėshtė njė pjesė e Kinės."

Ndėr tė tjerė ai tha gjithashtu: " Shfrytėzojmė kėtė rast tė shprehim e tė kėrkojmė zhvillimin e mėtejshėm tė marrėdhėnieve ndėrmjet dy vendeve, barazuar nė frymėn e mirėkuptimit dhe tė interesit reciprok pėr zhvillimin e marrėdhėnieve ekonomike si nė nivelin shtetėror, ashtu edhe duke shtuar mundėsitė e biznesit shqiptar dhe tė biznesit kinez pėr bshkėpunimin ndėrmjet tyre, nė dyja vendet reciproke."

Shqiptarėt kanė besim qė bashkėpunimi i filluar ndėrmjet bizneseve tė tė dyja vendeve, do tė ketė nė tė ardhmen dhe mund tė ketė nė tė ardhmen njė zgjerim tė ndjejshėm. Shqipėria ka njė pozicion shumė tė mirė gjeografik nė Evropė, ėshtė nė njė udhėkryq gjeografik, qė lehtėson kalimin e mallrave, ēka do tė ishte njė lehtėsi pėr biznesin kinez, qė tė zhvillojė aktivitet nė Shqipėri dhe njėkohėsisht aktivitet nėpėrmjet Shqipėrisė, edhe nė vende tė tjera tė Evropės. Dhe nga ana tjetėr, ėshtė me interes qė biznesi shqiptar tė vijė e tė njohė nga afėr tė gjitha mundėsitė e pafund e praktike qė ka Kina, nga pikapamja e shumėllojėshmėsisė sė prodhimeve e cilėsisė sė tyre, po edhe e ēmimeve interesante.

Z. Maqo Lakrori kushton vėmendje edhe pėr bashkėpunimit nė fushėn arsimimit, qė ka rėndėsi tė madhe. Ai u shpreh kėshtu: "Kam parasysh arsimin e lartė universitar dhe studimet pasuniversitare. Besoj qė ėshtė njė fushė me mjaft rėndėsi, qė specialistėt nga Shqipėria tė vijnė dhe tė mėsojnė e tė specializohen nė Kinėn moderne tė kėtij mijėvjeēari tė ri, ku ėshtė zbatuar njė teknologji nga mė modernet dhe nė njė Kinė, e cila sot me fuqinė e saj intelektuale teknologjike dhe realizuese, ka mundėsuar dhe nxjerrė nė kozmos astronautin e parė kinez, ēka do tė thotė qė potenciali shkencor, teknologjik e teknik realizues ėshtė nė njė nivel jashtėzakonisht tė lartė."

Z. Maqo Lakrori duke vizituar qytete tė Kinės, duke nxjerrė fotografi, nė takimin me kryetarin e Asamblesė Popullore tė qytetit tė Shangait Gong Sye Ping, i tregoi atij dy fotografi tė vjetra, qė ai i kishte bėrė para 30 vjetėve pikėrisht nė zonėn Pudong tė Shangait. Pastaj z. Maqo Lakrori nxorri nga xhepi disa fotografi tė vjetra bardhė e zi dhe duke e njohur korrespondenten tonė me historikun e tyre, tha plot pathos:

"Para 30 vjetėve unė u specializova nė Kinė, nė disa shkolla dhe nė disa qėndra industriale sipas profilit qė kam, pėr automatizimin e proceseve. Njė nga zonat, ku jam specializuar ishte Shangai. Mund tė them qė ėshtė e vėshtirė tė njihet, krahasuar me ato qė unė mbaj mend para 30 vjetėve. Tė tilla ndryshime janė jashtėzakonisht tė mėdha." ( Daming)