v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2004-08-19 17:06:11    
Ten Siao Pin-shtetas botėror

cri

Nė kuadrin e 100 vjetorit tė ditėlindjes sė Ten Siao Pinit, na bien ndėrmend kėto fjalė tė tij: "Ėshtė nder i madh se si njė shtetas kinez, u bėra shtetas botėror." Me tė vėrtetė ndikimet e kėtij personi tė madh e kanė kaluar kufirin e Kinės dhe kanė mbėrritur nė tė 5 kontinentet e botės. Ditė me radhė, politikanė tė rėndėsishėm, personalitete tė njohura si dhe emigrantė kinezė kanė mbajtur fjalime pėr tė nderuar kujtimin e kėtij kinezi me prestigj tė lartė nė arenėn ndėrkombėtare.

Prestigji i lartė dhe pavdekshmėria e Ten Siao Pinit nė kujtesėn e popujve tė botės tregojnė jo vetėm suksesin e tij personal, por edhe suksesin e njė partie, njė shteti dhe njė kombi.

"Nė fėmijėrinė time, unė e dija se Ten Siao Pini ishte njė person i rėndėsishėm politik. Brezi ynė nuk mund mos e kujtojė atė." Kėshtu i tha Hunteri, kryetar i Sesionit tė 58-tė tė Asamblesė sė Pėrgjithshme tė OKB-sė, gazetarit tė Agjencisė kineze Hsinhua. Ish-kryeministri japonez Jasuhiro Nakasone u shpreh, kohėt e fundit, se nga zhvillimi i sotėm i Kinės dhe ndikimet e saj mbi botėn mund tė nxjerrim konkluzionin se Ten Siao Pini ėshtė njė njeri i madh qė duhet shėnuar nė historinė e botės.

Nė vitin 1978 dhe nė vitin 1985 revista e pėrjavėshme ameriane "Times" e zgjodhi dy herėTen Siao Pinin personin me ndikim mė tė madh nė botė. Nė vitin 1987 Akademia e Botės sė 3-tė e dekoroi atė me medaljen e nderit tė posaēėm. Nė dhjetor tė vitit 1992 "Financial Times" e vlerėsoi Ten Siao Pinin si person me ndikim mė tė madh nė atė vit. Edhe shumė universitete tė njohura e kanė dekoruar atė me titullin e doktorit tė nderit. Anglia, SHBA, Franca, Japonia, Gjermania etj. kanė botuar veprat e tij. Nė shkurt 1997, kur u nda prej nesh Ten Siao Pini, OKB-ja e uli flamurin nė gjysmė-shtizė nė shenjė zie.

Si projektues i pėrgjithshėm i reformės dhe hapjes sė Kinės dhe krijues i teorisė sė ndėrtimit tė socialiszmit me karakteristika kineze, Ten Siao Pini gėzon dashurinė e madhe tė popullit kinez. Ai ia kushtoi mendimet dhe zgjuarsinė e vet o vetėm kombit tė madh kinez, por edhe mbarė botės sė sotme. Kohėt e fundit, nė njė intervistė pėr gazetarin e Agjencisė kineze Hsinhua, ish-sekretari i pėrgjithshėm i OKB-sė Ghali tha se teoria e Ten Siao Pinit u ka lėnė jo vetėm kinezėve, por edhe tė gjitha vendeve nė zhvillim njė trashėgimi tė ēmuar.

Pas fillimit tė rrugės sė ndėrtimit tė socializmit me karakteristika kineze tė ēelur nga Ten Siao Pini, nė gjithė vendin kanė ndodhur ndryshime tė mėdha dhe Kina ka marrė njė pamje krejt tė re. Nėn udhėheqjen e Ten Siao Pinit, nė ekonominė kineze janė arritur suksese, qė kanė nxitur padyshim edhe zhvillimin e ekonomisė botėrore, dhe siē tha ish-sekretari amerikan i shtetit Kisinger, Kina ėshtė bėrė njė treg i madh i shumė vendeve aziatike.

Progresi i madh i Kinės e ka shtuar peshėn e saj nė arenėn ndėrkombėtare dhe Kina ka ushtruar e ushtron ndikim gjithėnjė e mė tė madh nė problemet ndėrkombėtare. Ish-presidenti i Bangladeshit Ershad i tha gazetarit tė Agjencisė kineze Hsinhua se "me shtimin e potencialit tė Kinės, ajo po luan rol gjithėnjė e mė tė madh nė mbrojtjen e paqes dhe stabilitetit rajonal dhe botėror dhe fjalėt e saj kanė peshė gjithėnjė e mė tė madhe nė problemet ndėrkombėtare."

Ten Siao Pini ka studjuar jashtė vendit dhe pastaj u aktivizua nė arenėn politike ndėrkombėtare, pra ishte njė udhėheqės kinez me largėpamėsi botėrore. Lidhur me hapjen ndaj botės ai ka bėrė shumė shtjellime. Mė 3 qershor 1988, nė takim me pjesėmarrėsit e Konferencės ndėrkombėtare "Kina dhe bota e viteve 90", Ten Siao Pini tha: "Pėr zhvillimin dhe pėr shkėputjen nga varfėria dhe prapambetja, Kina duhet tė zbatojė reformėn dhe hapjen, jo vetėm duhet tė zhvillojė shkėmbime me vende tė tjera, por duhet edhe tė marrė pėrvojėn e tyre."

Ditėt e fundit autori i "Biografisė sė Ten Siao Pinit" Franc vuri nė dukje se nėpėrmjet refomės dhe hapjes, Ten Siao Pini jo vetėm ka ndryshuar rrugėn e gabuar tė ndėrtimit tė mbyllur tė sė kaluarės, por ka marrė edhe aparaturat, fonde, teknologji dhe sistemin e ekonomisė sė tregut tė vendeve tė zhvilluara, duke krijuar kushtet e nevojshme paraprake pėr rritjen e shpejtė tė ekonomisė kineze pėr mė shumė se 20 vjet."

Ditėt e fundit ish-presidenti i Indisė Narayanan i tha gazetarit tė Agjencisė kineze Hsinhua se nė vitet 80 tė shekullit tė kaluar, Ten Siao Pini e kuptoi tendencėn e zhvillimit tė botės sė sotme dhe u pėrpoq qė Kina tė pėrshtatej me zhvillimin e botės sė sotme. Ditėt e fundit nėnkryetari i Shoqatės sė strategjisė kineze profesor Li Xhėn Xhon tha se politika e refomės dhe e hapjes e Ten Siao Pinit ka bėrė qė ekzistenca dhe zhvillimi i kombit kinez tė lidhet me historinė, tė shkrihet me rrjedhat e kohės dhe ka hedhur bazė pėr paqen botėrore.

Nė problemet ndėrkombėtare Ten Siao Pini parashtroi shumė mendime krijuese. Ai vuri nė dukje se nė botė ekzistonin 2 probleme tė mėdha, problemi i paqes dhe problemi i zhvillimit.

Ten Siao Pini ka qėnė pėr vizitė nė Francė, nė ish-Bashkimin Sovjetik, nė SHBA, Japoni dhe nė vende tė tjera tė mėdha, nė shumė vende nė zhvillim si dhe ka marė pjesė, nė emėr tė Kinės, nė shumė aktivitete tė mėdha ndėrkombėtare.

Ditėt e fundit, ish-sekretari amerikan i shtetit Kisinger tha se Ten Siao Pini i kushtoi rėndėsi shumė tė madhe zhvillimit tė tė marrėdhėnieve kino-amerikane. Sinologu rus Smirnov i tha gazetarit tė Agjencisė kineze Hsinhua se pėr arėsye se Ten Siao Pini u shpreh se "duhet t'i japim fund tė sė kaluarės dhe tė fillojmė tė ardhmen", Kina dhe Bashkimi Sovjetik i dhanė fund gjendjes sė tyre armiqėsore. (Hou)