v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2004-08-17 21:00:42    
Ten Siao Pini dhe Diplomacia e Kinės Mendimet mbi diplomacinė dhe rezultatet praktike tė Ten Siao Pinit

cri
22 gushti i kėtij viti do tė jetė 100 vjetori i lindjes sė tė ndjerit udhėheqės, Ten Siao Pinit. Ten Siao Pini mbahet si projektuesi i pėrgjithshėm i reformės dhe hapjes dhe i ndėrtimit tė modernizimeve tė Kinės. Ai ka qenė njėkohėsisht edhe njė diplomat i shquar. Mendimet mbi diplomaticinė e Ten Siao Pinit janė formuar gjatė praktikės sė tij shumėvjecare diplomatike, Qysh nė vitet 50 tė shekullit tė kaluar, si anėtar i kolektivit tė parė udhėheqės tė Kinės, Ten Siao Pini ka marrė pjesė nė pėrpilimin e politikės sė jashtme tė Kinės sė Re. Nė fund tė viteve 70, ai udhėhoqi Kinėn nė fillimin e reformės e hapjes dhe tė ndėrtimit tė modernizimeve dhe pėrcaktoi njėkohėsisht edhe strategjinė ndėrkombėtare dhe vijėn diplomatike tė Kinės nė periudhė tė re, duke formuar mendimet e tij karakteristike pėr diplomacinė. Sipas mendimit tė rektorit tė Institutit Diplomatik tė Kinės dhe ish-ambasador i Kinės nė Francė U Gjen Min, jeta e tij diplomatike ėshtė e pandarė nga mendimet e Ten Siao Pinit mbi diplomacinė. Ai tha : "Trashėgimia e mbetur nga Ten Siao Pini nė fushėn diplomatike ėshtė e pasur. Pa orientimet e njė njeriu si Ten Siao Pin dhe pa njė serė politikash tė drejta tė parashtruara nga ai, fusha diplomatike e Kinės nuk do tė gėzonte njė gjendje kaq tė mirė." U Gjen Min tha: "Pėr njė kohė tė gjatė, ne ishim tė mendimit se ndodheshim nė kohėn e luftės dhe tė revolucionit, kurse Ten Siao Pini e ndryshoi kėtė gjendje. Pasi pa ndryshimet e botės pas luftės dhe rregullimet e politikave tė brendshme tė vendeve perendimore kapitaliste, Ten Siao Pini paraqiti idenė se paqja dhe zhvillimi janė prirje e kohės sė sotme. Ky konkluzion ėshtė i rėndėsishėm. Vetėm nė bazė tė kėtij konkluzioni, ne patėm mundėsi ta transferonim qendrėn e punės sė PK tė Kinės nė ndėrtimin ekonomik. Diplomacia ėshtė vazhdimi i politikės sė brendshme, kėshtu qė krahas rregullimit tė politikės sė brendshme edhe njė sėrė politikash tė jashtme tė Kinės filluan tė rregullohen ". Duke u nisur nga gjykimi: " paqja dhe zhvillimi janė prirje e kohės sė sotme ", Ten Siao Pini pėrcaktoi edhe njė sėrė politikash diplomatike me rėndėsi orientuese. Forcimi i solidaritetit dhe i bashkėpunimit me vendet e tjera nė zhvillim zė njė pozitė shumė tė rėndėsishme nė mendimet diplomatike tė Kinės. Edhe politika e jashtme e Kinės ėshtė bazuar nė kėtė ide. Ten Siao Pini ka vėnė nė dukje se Kina ėshtė njė vend nė zhvillim, ajo ka fate tė pėrbashkėta dhe interesa tė njėjta me tė gjitha vendet e botės sė tretė. Ai parashtroi vendosjen e njė rendi tė ri politiko-ekonomik ndėrkombėtar paqesor, tė qėndrueshėm, tė drejtė dhe tė arsyeshėm. Ai shpalli solemnisht pėrpara botės se Kina nuk do tė synojė kurrė pėr hegjemoni. Qysh nė mbledhjen e posaēėm tė Asamblesė sė Pėrgjithshme tė OKB-sė tė mbajtur nė vitin l974, ai nė emėr tė qeverisė kineze mbajti njė fjalim, nė tė cilin ai tha : "Kina nuk ėshtė dhe nuk do tė jetė kurrė superfuqi. Nė qoftė se njė ditė Kina do tė bėhet njė superfuqi dhe do tė synojė pėr hegjemoni nė botė, atėherė, popujt e mbarė botės duhet ta demaskojnė, ta kundėrshtojnė dhe ta pėrmbysin, bashkė me popullin kinez. " Rregullimi i marrėdhėnieve me vendet e mėdha ėshtė njė pėrmbajtje e rėndėsishme e mendimeve diplomatike tė Ten Siao Pinit. Ai parashtroi ideėnė qė nė marrėdhėniet me jashtė, nuk duhet t'i ndajmė vendet sipas sistemeve shoqėrore dhe gjendjes ideologjike, duhet tė zhvillojmė marrėdhėniet e miqėsisė dhe tė bashkėpunimit me tė gjitha vendet nė bazė tė pesė parimeve tė bashkekzistencės paqėsore. Forcimi i marrėdhėnieve tė fqinjėsisė sė mirė, tė besimit dhe tė miqėsisė me vendet fqinje ėshtė njė pėrmbajtje tjetėr e rėndėsishmme e mendimeve diplomatike tė Ten Siao Pinit. Diplomati Zhou Gang qė ka kryer funksionin e ambasadorit nė 4 vende fqinje, si India, Pakistani, Malajzia dhe Indonezia tha: "Pėr tė nxitur ndėrtimin e modernizimeve, Kina ka nevojė pėr njė mjedis paqesor ndėrkombėtar afatgjatė dhe tė qendrueshėm. Duhet tė trajtojmė si duhet marrėdhėniet me vendet fqinje dhe tė zgjedhim disa probleme tė mbetur nga historia. Nėn orientimin e mendimeve diplomatike tė Ten Siao Pinit, Kina ka arritur suksese tė mėdha nė fushėn diplomatike.(zhai)