v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2004-08-16 18:50:46    
Ten Siao Pini dhe ekonomia e tregut e Kinės

cri
22 gushti ėshtė 100 vjetori i ditėlindjes sė udhėheqėsit tė ndjerė kinez Ten Siao Pin. Tani do t'ju tregoj se si ky projektues i pėrgjithshėm i reformės, hapjes dhe modernizimeve tė Kinės nxiti ndėrtimin e ekonomisė sė tregut nė Kinė.

Nė vitin 1949 pas shpalljes sė Kinės sė re, si njė vend socialist, Kina trashėgoi modelin e ndėrtimit tė ish-Bashkimit Sovjetik dhe zbatoi ekonominė e planifikuar si formė kryesore, duke theksuar administrimin e planifikuar tė ekonomisė. Nė vitet e para ky sistem i ekonomisė sė planifikuar mobilizoi nė mėnyrė efikase burimet shtetėrore dhe nxiti zhvillimin e ekonomisė. Por mė vonė, si pasojė e theksimit tė njanėshėm tė ekonomisė sė planifikuar dhe e bojkotimit tė rolit rregullues tė faktorėve tė tregut mbi ekonominė, nė ekonominė kineze u dukėn gabime dhe tė meta.

Nė fund tė vitet 70 tė shekullit tė kaluar, Ten Siao Pini u bė bėrthama e kolektivit udhėheqės tė brezit tė 2-tė tė Kinės. Pas vėzhgimeve dhe mendimeve tė thella lidhur me situatėn e brendshme dhe tė jashtme, ai parashtroi se pėr zhvillimin e shpejtė tė Kinės, duhet tė shprehim lirshėm mendimet, tė kėrkojmė tė vėrtetėn nga faktet dhe tė lejojmė ekonominė e tregut. Nė kushtet e atėhershme historike pėr ndryshimin e modelit tė zhvillimit ekonomik tė dikurshėm ekzistonin pengesa tė mėdha dhe duhej guximi i madh politik. Doktor Xhu Jan i Shkollės Qendrore tė PK tė Kinės kujton:

"Mė 26 nėntor 1979, nė njė bisedė me miq tė huaj, shoku Ten Siao Pin parashtroi me guxim mendimin se edhe socializmi mund tė merrej me ekonominė e tregut. "

Me propozimin dhe inkurajimin e Ten Siao Pinit, nė vitin 1980 nė Kinė u krijuan 4 zona tė posaēme ekonomike nė qytete bregdetare tė Kinės jugore si Shenxheni etj., si pika eksperimentale kėto tė sistemit tė reformės ekonomike. Deri nė fillim tė viteve 90, nė kėto zona eksperimentale ekonomia mori njė zhvillim tė shpejtė, tregu lulėzoi, shoqėria pėrparoi dhe jeta e popullit u pėrmirėsua dukshėm.

Nė mars tė vitit 1992 Ten Siao Pin mbajti gjatė vizitės nė jug njė fjalim, i cili luajti njė rol shumė tė madh pėr krijimin e ekonomisė sė tregut nė Kinė.

Funksionari Li Luo Li qė ka qėnė shoqėruesi i Ten Siao Pininit gjatė kėsaj vizite tha:

"Shoku Siao Pin tha se edhe socializmi ka ekonominė e vet tė tregut, po tė mos zhvillojmė ekonominė e tregut, do tė hyjmė nė qorsokak. Zhvillimi ėshtė detyrė e dorės sė parė."

Fjalimi i Ten Siao Pinit gjatė vizitės nė jug unifikoi mendimet e qarqeve tė ndryshme tė Kinės dhe fill pas kėsaj, Kina mori vendimin strategjik tė ndėrtimit tė ekonomisė socialiste tė tregut. Qysh atėherė krijimi dhe pėrsosja e sistemit tė ekonomisė socialiste tė tregut ėshtė bėrė qėllimi i reformės ekonomike tė Kinės. Doktor Xhu Jan tha se ēdo hap zhvillmi i ekonomisė sė tregut lidhetė ngusht me nxitjen dhe inkurajimin e Ten Siao Pinit.

Sipas statistikave, qysh nga fundi i viteve 70 tė shekullit tė kaluar, kur Ten Siao Pin propozoi zbatimin e reformės dhe hapjes si dhe krijimin dhe pėrsosjen e ekonomisė socialiste tė tregut, ritmet e rritjes vjetore tė ekonomisė kineze kanė qėnė gjithmonė 9%. Ten Siao Pini u nda nga ne nė vitin 1997, por reforma e tij ekonomike ėshtė rrėnjosur thellė nė zemrat e tė gjithėve. Vitet e fundit, qeveria kineze po pėrpiqet qė komuniteti ndėrkombėtar tė njohė pozitėn e ekonomisė sė tregut tė Kinės si dhe tė krijojė njė mjedis tė mirė ndėrkombėtar pėr reformėn dhe zhvillimin e ekonomisė sė tregut tė Kinės. (Hou)