v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2004-08-12 08:45:18    
Konkursi i njohurive"55-vjet-Kinė e Re"-4 : Diplomacia e Kinės ka gjithmonė pėr qėllim pavarėsinė, autonominė e paqen

cri

Tė dashur dėgjues, para 55 vjetėve shpallja e Republikės Popullore tė Kinės i dha fund historisė sė gjatė tė agresionit e shtypjes sė kombit kinez nga forcat e huaja. Qysh nga ajo kohė, Kina ka hyrė nė rrugėn e zhvillimit tė pavarur e autonom dhe synon aktivisht pėr vendosjen e marrėdhėnieve paqesore dhe miqėsore me vende tė ndryshme tė botės.

Me njė fjalė, Kina i pėrmbahet gjithmonė politikės sė jashtme paqesore, tė pavarur dhe autonome. Qysh nga dita e shpalljes sė Republikės Popullore tė Kinės, Kina filloi tė zhvillojė marrėdhėniet me vende tė tjera sipas kėsaj politike dhe gjatė mbi gjysmė shekulli ajo nuk e ka ndryshuar aspak kėtė politikė, pavarėsisht nga ndryshimet e mėdha qė kanė ndodhur nė arenėn ndėrkombėtare.

Nė vitin 1954, para 50 vjetėve, Kina, India dhe Birmania propozuan pesė parimet e bashkekzistencės paqėsore: respektimi i sovranitetit dhe tėrėsisė territoriale tė njėri tjetrit, mossulmimi i njėri tjetrit, mosndėrhyrja nė punėt e brėndshme tė njėri tjetrit, barazia me leverdi reciproke dhe bashkekzistenca paqėsore. Kėto pesė parime janė thelbi i politikės sė jashtme paqėsore, tė pavarur dhe autonome tė Kinės dhe janė bėrė gradualisht kriteret bazė, tė njohura nė botė, pėr trajtimin e marrėdhėnieve shtetėrore. Nė bazė tė kėtyre pesė parimeve, Kina ka vendosur marrėdhėnie diplomatike me 165 vende tė botės dhe ka zhvilluar shkėmbimet e bashkėpunimin ekonomiko-tregtar, tekniko-shkencor dhe kulturor me pothuajse tė gjitha vendet e rajonet e botės.

"Paqja dhe zhvillimi janė dy tema tė mėdha tė epokės" ėshtė gjykimi mė themelor i Kinės pėr situatėn botėrore dhe, nė shekullin e 21-tė, ky gjykim i Kinės nuk ka ndryshuar aspak pavarėsisht se kanė ndodhur ndryshime tė mėdha e tė ndėrlikuara nė situatėn botėrore.

Shtjellime mė tė hollėsishme e konkrete tė politikės sė jashtme tė Kinės janė kėto pėrmbajte kryesore: Kina ėshtė pėr demokratizimin e marrėdhėnieve ndėrkombėtare, kundėr hegjemonizmit dhe politikės sė forcės, ėshtė pėr pjesėmarrje tė barabartė nė ēėshtjet ndėrkombėtare tė tė gjitha vendeve, pavarėsisht tė mėdha apo tė vogla, tė fuqishme apo tė dobėta. Nė zgjidhjen e mosmrrėveshjeve ndėrkombėtare, Kina i pėrmbahet gjithmonė mendimit tė pėrdorimit tė dialogut nė vend tė kundėrvėnies, ėshtė kundėr kėrcėnimeve pėr pėrdorimin e forcės; nė qėndrimin ndaj civilizimeve tė ndryshme tė njerėzimit, Kina ėshtė pėr ruajtjen e shumėllojėshmėrisė sė civilizimeve tė njerėzimit dhe ėshtė e mendimit, qė civilizime tė ndryshme, sisteme tė ndryshme shoqėrore dhe rrugė tė ndryshme tė zhvillimit duhet respektuar dhe tė zhvillohen bashkarisht, duke synuar pika tė pėrbashkėta dhe duke mėnjanuar divergjencat. Vitet e fundit, Kina ka luftuar me vendosmėri kundėr terrorizmit dhe ka marrė pjesė aktive nė veprimet e goditjes kundėr terrorizmit ndėrkombėtar; njėkohėsisht Kina ėshtė pėr njė koncept tė ri tė sigurimit, synon sigurimin me besimin reciprok dhe nxit bashkėpunimin me dialog si dhe ėshtė kundėr kritereve tė dyfishta nė luftėn antiterroriste; Kina ėshtė e mendimit se mjetet ushtarake sjellin sigurim e afatgjatė, ėshtė kundėr invadimit tė njė vendi sovran nėn pretekstin e goditjes sė terrorizmit ndėrkombėtar dhe ėshtė kundėr veprimeve tė lidhjes sė luftės antiterroriste me njė komb ajo fe tė caktuar.

Nė problemin e rolit tė OKB-sė, Kina ėshtė pėr mbrojtjen e autoriteteve tė OKB-sė dhe pėr pozitėn orientuese tė saj nė trajtimin e problemeve tė rėndėsishme ndėrkombėtare; Kina ėshtė pėr respektimin e normave ndėrkombėtare dhe tė kritereve themelor tė marrėdhėnieve ndėrkombėtare, tė njohura nė botė. Kina pėrkrah zbatimin e reformės sė OKB-sė dhe zgjerimin e pėrpjesėtimeve tė Kėshillit tė Sigurimit, si dhe shtimin e numrit tė vendeve tė pėrhershme tė Kėshillit tė Sigurimit.

Nė disa probleme tė tjera tė rėndėsishme ndėrkombėtare, Kina ėshtė e mendimit se globalizimi duhet tė jetė nė favor tė tė gjitha vendeve dhe vendet e zhvilluara duhet tė mbajnė mė shumė pėrgjegjėsi nė 1 tė zhdukjes sė varfėrisė dhe tė pėrmirėsimit tė mjedisit.

Mė lart ne ju njohėm me politikėn e jashtme dhe me mendimet kryesore tė Kinės. Tani na ju flasim shkurtimisht pėr kontaktet e Kinės me vende tė tjera tė botės.

Kina ėshtė vendi mė i madh nė zhvillim. Forcimi i unitetit dhe i bashkėpunimit me vendet nė zhvillim ėshtė pika kryesore e politikės sė jashtme tė Kinės. Kina dhe vendet nė zhvillim tė Azisė, Afrikės dhe tė Amerikės Latine kanė fate tė pėrbashkėta historike dhe kanė edhe objektivin e pėrbashkėt tė mbrojtjes sė pavarėsisė sė vendit dhe tė zhvillimit ekonomik. Si i vetmi vend anėtar i pėrhershėm i Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė, Kina, gjatė shumė vjetėve, ka luajtur me pėrpjekje rolin e posaēėm tė pėrfaqėsimit tė vendeve nė zhvillim dhe ka bėrė pėrpjekjet e saj pėr mbrojtjen e tė drejtave e interesave legjitime tė vendeve nė zhvillim.

Kina i kushton rėndėsi zhvillimit tė marrėdhėnieve me Afrikėn dhe i pėrmbahet zgjerimit tė pandėrprerė tė bashkėpunimit tė gjithanshėm midis Kinės dhe Afrikės.

Kina ėshtė njė nga vendet me mė shumė vende fqinje nė botė. Zhvillimi i fqinjėsisė sė mirė dhe i bashkėpunimit miqėsor me vendet fqinje ėshtė njė pjesė pėrbėrėse e rėndėsishme e politikės sė jashtme tė Kinės.

Kina i kushton rėndėsi tė madhe edhe zhvillimit tė marrėdhėnieve me vendet e zhvilluara dhe ėshtė e mendimit se kėto vende duhet tė tejkalojnė dallimet e sistemeve shoqėrore dhe ato ideologjike, duhet tė respektojnė njėri tjetrin, tė synojnė pikat e pėrbashkėta duke mėnjanuar divergjencat dhe tė zgjerojnė bashkėpunimin me leverdi reciproke.

Evropa ėshtė njė forcė e rėndėsishme e paqes dhe e zhvillimit tė botės. Vitet e fundit, marrėdhėniet midis Kinės dhe Bashkimit Evropian kanė marrė njė zhvillim tė shpejtė. Nė vitin 2001 tė dyja palėt vendosėn tė formojnė marrėdhėniet e partneritetit tė gjithanshėm midis tyre dhe nė vitin 2003, tė dyja palėt, arritėn mendim unanim pėr zhvillim me pėrpjekje tė marrėdhėnieve tė partneritetit tė gjithanshėm strategjik. Tani kėto marrėdhėnie janė nė zhvillim e sipėr dhe nė periudhėn mė tė mirė tė tyre nė histori.

Nė zgjidhjen e problemeve kritike tė rajonit, Kina ka luajtur njė rol gjithėnjė e mė aktiv. Pėr shembull, pėr nxitjen e zgjidhjes paqėsore tė problemit bėrthamor tė gadishullit korean, Kina ka nxitur dhe formuar sistemin e dialogut shumėpalėsh tė bisedimeve 6-palėshe tė Pekinit.

Dhe nė fund tė kėtij artikulli, ju ftojmė tė dėgjoni njė fragment tė fjalimit tė ministrit tė jashtėm tė Kinės, Li Xhao Sin:

"Veēoria mė e madhe e zhvillimit tė Kinės ėshtė zhvillimi paqėsor. Rruga jonė ėshtė rruga e mbrojtjes sė paqes botėrore, e pjesėmarrjes aktive nė bashkėpunimin e barabartė e me leverdi reciproke dhe e nxitjes sė zhvillimit tė pėrbashkėt. Zhvillimi paqėsor i Kinės nuk u ka sjellė vendeve fqinje dhe mbarė botės pengesa, jo apo kėrcėnime, por vetėm shanse."

Ju flet Radio e Jashtme e Kinės. Tė dashur dėgjues, dėgjuat artikullin e 4-tė tė konkursit tė njohurive: "55 vjetori i shpalljes sė Republikės Popullore tė Kinės". Po ju parashtojmė tani dy pyetje lidhur me kėtė artikull:

Sė pari: Me sa vende tė botės ka vendosur deri mė sot marrėdhėnie diplomatike Kina?

Sė dyti: Cila ėshtė pėrmbajtja kryesore e politikės sė jashtme tė Kinės? Pėr kėtė pyetje, ju tė dashur dėgjues mund tė pėrgjigjeni shkurtimisht ose hollėsisht.

Sot pėrfunduam tė katėr artikujt e konkursit mbi njohuritė: "55-vjet?Kinė e Re".

Jemi nė pritje tė pėrgjigjeve tuaja. Kėta katėr artikuj do t' i pėrsėrisim nė fund tė gushtit dhe nė fund tė shtatorit. Tė dashur dėgjues, mirudėgjofshim nė dy rundet e tjera tė transmetimit tė konkursit tė njohurive. ( Daming )