v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2004-07-29 16:34:39    
Pėrshtypje tė deputetit shqiptar Bamir Topi pėr Kinėn

cri

Nė njė intervistė, i dhėnė korrespondentes sė Radios sė Jashtme tė Kinės pėr gjuhėn shqipe Damini, z. Bamir Topi, deputet dhe kryetar i Grupit Parlamentar tė Partisė Demokratike tė Shqipėrisė foli pėr pėrshtypjet e tij gjatė vizitės nė Kinė tė delegacionit tė Kuvendit tė Shqipėrisė, ku bėnte pjesė ai.

Z. Bamir Topi i tha korrespondentes sonė se ishte hera e parė qė vizitonte Kinėn. Ai ishte shumė i emocionuar nga kz rast i ēmuar tė vizitės nė Kinė. Qė nė ditėn e parė tė vizitės, ai i tha kėshtu korrespondentes sonė:

" Sė pari, ndjej njė kėnaqėsi tė veēantė, qė ndodhem nė Kinė pėr herė tė parė nė jetėn time. Kostatimi i parė ėshtė se Kina ėshtė njė vend i madh qė ėshtė futur nė rrugėn e njė zhvillimi tė shpejtė. Njerėzit janė shumė mikpritės. Nė qytetin e Pekinit tė ofrohen shumė monumente kurioziteti pėr historinė e lashtė tė Kinės, por tė ofrohen edhe mundėsi pėr tė parė zhvillimet moderne tė njė Kine tė re. Ndjehem shumė i emocionuar nga mikrpitja e miqve kinezė."

Pas takimit tė delegacionit tė Kuvendit tė Shqipėrisė nga kryetari i Komitetit tė Pėrhershėm tė Asamblesė Kombėtare Popullore tė Kinės, z. U Bang Guo dhe pas takimeve tė delegacionit me liderėt e tjerė tė lartė kinezė, z. Bamir Topi tha se nga bisedat pėr marrėdhėniet tradicionale midis Kinės dhe Shqipėrisė dhe nga fryma e mirėkuptimit pėr tė zhvilluar kėto marrėdhėnie, ai e ndjente se mė shumė mundėsi tė reja do tė ofrohen pėr ta parė Kinėn, pėr tė zgjeruar horizotin dhe pėr tė marrė pėrvojėn e Kinės qė kur tė kthehen nė vend ta adoptojnė.

Nė kėtė delegacion tė Kuvendit tė Shqipėrisė z. Bamir Topi duket mė i riu dhe, njėkohėsisht, ėshtė njė pjesėtar nga opozita nė delegacion. Por ai i tha kėshtu korrespondentes sonė:

" Politika e Kuvendit tė Shqipėrisė nė marrėdhėniet me Kinėn ėshtė njė politikė e mirėkuptimit tė plotė, pasi sikurse theksoi kryetari i Kuvendit z. Servet Pėllumbi, Kuvendi i Shqipėrisė si njė institucion kryesor i Shqipėrisė, njeh vetėm njė Kinė dhe kėtė ne e kemi shprehur vazhdimisht nė tė gjitha takimet tona. Unė mendoj qė Shqipėria ka ēfarė qė mėson nga njė vend i madh, siē ėshtė Kina, e cila ka alternuar shumė mirė kulturėn tradicionale me zhvillimin modern. Kėshtu qė unė si parlamentar, e konsideroj kėtė vizitė jo thjeshtė nė planin institucional, por po shoh drejtpėrdrejt edhe zhvillimin e Kinės, zhvillimin e ekonomisė dhe tė industrisė dhe besoj se mjaft gjėra tė vlefshme do t'i pėrcjellim edhe tek kolegėt tanė nė Shqipėri, pėr t'i dhėnė mundėsi edhe vendit tonė, ndonėse vend i vogėl, por me mjaft mundėsi qė tė zhvillohet e tė bėhet njė vend, qė shumė shpejt do tė integrohet nė Komunitetin Evropian. Kėshtu qė kjo vizitė ka shumė interes nė planin qė ato qė kemi lexuar vazhdimisht pėr Kinėn, t'i shohim drejpėrdrejt. Besoj qė nuk do tė shlyhen nga memoria. Kjo ėshtė njė eksperiencė personale, por besoj se do t'ia transmetoj edhe familjes sime dhe fėmijėve tė mi se ē' kam parė nė Kinė, nė plan tė parė, mikpritjen kineze."

Nė fakt, z. Bamir Topi ėshtė 47 vjeē, duket shumė i ri, por ai ka dy vajza, njė e ka 18 vjeēe dhe tjetrėn 14 vjeēe. Korrespondentja jonė nuk i besoi kėto, nisur nga fizionomia e jashtme e z. Bamir, qė tregon i ri. Pastaj ajo iu lut atij tė bėnte njė prezantim tė shkurtėr.

Z. Bamir Topi iu pėrgjigj:

" Unė kam punuar nė njė institucion kėrkimoro-shkencor. Kam kryer doktoraturėn nė Itali nė fundin e viteve 80-tė. Pastaj, pėrveē punės kėrkimore kam drejtuar edhe institucionin, ku kam punuar. Pas asaj jam angazhuar nė politikė, ku kam qėnė ministėr i Bujqėsisė e Ushqimit. Tani jam nė Parlament, kryetar i grupit parlamentar dhe bėj pjesė gjithashtu edhe nė Komisionin e Bujqėsisė e Ushqimit. Pėrveē punės, me tė cilėn angazhohen, pjesėn mė tė madhe tė kohės merrem edhe me ekspertizat e profesionit, ku kėrkohet mendim pėr t'u shprehur si ekspert. Dhe nuk mė mbetet shumė kohė pėr t'u marrė pastaj me gjėra qė unė do preferoja, sikur me sportin dhe pėr t'u angazhuar njė ēikė mė shumė me fėmijėt e mi. Si do gjej atė kohė tė domosdoshme pėr t'i ruajtur kontaktet me to, sepse vitet kalojnė dhe fėmijėt rriten. Dhe pastaj vjen njė moment kur mendon qė i je kushtuar pak."

Siē duket, z. Bamir Topi e do shumė familjen dhe fėmijėt e tij. Njėkohėsisht ai ushqen edhe ndjenjė tė veēantė patriotike ndaj atdheut dhe popullit shqiptar.

Biseda midis tij dhe korrespondentes sonė vazhdoi kėshtu gjatė udhėtimit pėr nė Murin e Madh Kinez. Ai e falėnderoi korrespondenten tonė duke i thėnė: " Unė ju falenderoj juve pėr kėtė intervistė. Dhe mė lejoni qė t'ju them qė ju ruaj nė memorie vazhdimisht si njė, jo thjesht, pėrkthyese e gjuhės shqipe dhe shefe e redaksisė sė gjuhės shqipe, por si njė misionere e miqėsisė e marrėdhėnieve tė mira midis Kinės dhe Shqipėrisė." Korrespondentja jonė e falenderoi atė pėr komplimentin e tij.

Z. Bamir Topi i tha korrespondentes sonė Damini se e njeh zėrin e saj prej transmetimint tė emisioneve tė gjuhės shqipe.

"Kam pasur raste tė dėgjoj zėrin tuaj. Kjo ka ndodhur si nė Shqipėri, ashtu dhe kur kam qenė me shėrbime jashtė Shqipėrisė. Bile mbaj mend njė herė keni pasur njė intervistė me njė intelektual shqiptar qė merret me gjuhėn gjermane dhe ka studiuar nė Kinė, me zotin Astrit Ibro." Ai pastaj u njoh nga Damini se z. Astrit Ibro ėshtė tani drejtor i Radios sė Jashtme tė Shqipėrisė.

Pasi mori vesh se emisioni i Radios sė Jashtme tė Kinės filloi qysh nga 1 marsi i kėtij viti tė transmetohet nė valė tė mesme 1215 kiloherc nė Shqipėri dhe dėgjohet mė qartė, z. Bamir u gėzua shumė dhe u shpreh se do ta ndjekė me kėnaqėsi me sa mundėsi qė tė ketė. Pastaj korrespondentja jonė i dhuroi atij gazetėn e Redaksisė sė gjuhės shqipe, tė botuar nė qershor tė kėtij viti nė gjuhėn shqipe, si dhe numrin e fundit tė revistės sė Radio-Film-Televizionit tė Kinės, tė nxjerrė nga Radio jonė me rastin e 55-vjetorit tė vendosjes sė marrėdhėnieve diplomatike midis Republikės Popullore tė Kinės dhe Republikės sė Shqipėrisė si dhe me rastin e 35-vjetorit tė hapjes sė emisionit tė gjuhės shqipe tė Radios sė Jashtme tė Kinės. (Daming )