v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2004-06-23 13:39:42    
Intervista me drejtorin e personelit tė Prokurorisė sė Pėrgjithshmė tė Shqipėrisė Hasan Berberi

cri
Pak kohė mė parė, me ftesėn e Prokurorisė sė Pėrgjithshmė tė RP tė Kinės, njė delegacion i Prokurorisė sė Pėrgjithshme tė Shqipėrisė bėri njė vizitė 8-ditore nė Kinė. Gjatė vizitės, drejtori i personelit tė Prokurorisė sė Pėrgjithshme tė Shqipėrisė Hasan Berberi dha njė intervistė pėr Radion e Jashtme tė Kinės, Gjatė kėsaj interviste, ai foli pėr pėrshtypjet e tij nga vizita nė Kinė. Ai tha se pėrshtypjet janė jashtėzakonisht tė mira. Si pjesėtari i delegacionit tė Pėrkurorisė sė Pėrgjithshme tė Shqipėrisė qė zhvilloi njė vizitė 8-ditore nė Republikėn Popullore tė Kinės, ka parė ndryshimet e mėdha qė ka pėsuar R.P e Kinės gjatė viteve tė fundit. Por kur i shikon dhe i prek, kėto pėrshtypje shumėfishojnė dhe me tė vėrtetė ėshtė madhshtore. t'i shikosh dhe t'i shijosh kėto mrekulli qė ka pėsuar Kina gjatė kėsaj periudhe. Sa thashė, i shpreh sinqerisht nga zemra dhe siē ia thashė edhe mė parė, kėto pėrshtypje qė na krijuan jo nė pėrfundim tė vizitės, por qė nė momentin e parė qė ne arritėm nė Kinė. Mikpritja, respekti dhe dashuria e kinezėve pėr ne ishin jashtėzakonisht tė mėdha dhe na u kujtuan ajo dashuri dhe ai respekt qė ka gėzuar populli ynė pėr popullin kinez. Ėshtė njė respekt qė ka vite e vite qė ėshtė ngulitur nė mėndjen e shqiptarėve dhe kėtu ne ndjejmė kėto dashuri dhe respekt tė madh qė kishin kinezėt pėr ne, ashtu si dhe ne pėr ta. E kemi konsideruar popullin kinez shumė vjet mė parė si vėllai i madh, dhe kėshtu ėshtė e vėrtetė. Besojmė dhe shpresojmė qė kėto kontakte tė shpejtohen dhe marrėdhėniet tė afrohen ashtu siē kanė ekzistuar mė parė. Pėrshtypjet e veēanta qė na la vizita si nė Pekin, ashtu nė Shangai, por veēanėrisht nė Shangai, pėrshtypjet ishin mė tė mrekullueshme. I konsiderojmė tė mrekullueshme nė dy plane, nė radhė tė parė, nė mikpritjen, dashurinė dhe respektin qė tė gjithė shokėt kinezė treguan pėr ne, por edhe nė planin ekonomik, ku pamė ndryshime jashtėzakonisht tė mėdha tė Republikės Popullore tė Kinės, vėrtetė ishin madhshtore. Shangai, mund tė them pa frikė, pėr aq sa unė kam parė, ėshtė njė qytet i madh qė mund tė sfidojė qytetet mė tė bukura tė botės. Kam parė disa, nuk them se kam parė shumė, por aq sa kam parė, nuk mund tė krahasohet me Shangain. Jo vetėm nė kėtė aspekt ekonomik, qė i urojmė Republikės Popullore tė Kinės njė zhvillim edhe mė tė mirė, por edhe nė aspektin tjetėr, qė pėr ne ėshtė e rėndėsishme, nė aspektin shpirtėror, pamė dhe ndjejmė njė dashuri dhe respekt jashtėzakonisht tė madh pėr popullin shqiptar. Ėshtė pikėrisht ai respekt dhe dashuri qė ėshtė ngulitur me vite tek ne, brez i vjetėr, dhe ne u kėnaqėm pikėrisht nga kjo dashuri qė ekzistonte te populli kinez, dashuri, e cila edhe ekzistonte te populli shqiptar. Dėshiroj qė ky respekt dhe kjo dashuri tė vazhdojnė tė forcohen dhe tė rriten pėr tė mirėn e tė dy popujve tanė. Vizita jonė, them se duhet tė thellojė marrėdhėniet ndėrmjet jo vetėm organeve tė prokurorisė, por tė gjitha strukturave tė shteteve tona, me qėllim qė tė arrijmė nivelin e marrėdhėnieve me Republikėn Popullore tė Kinės. Nė fund tė intervistės, drejtori Hasan Berberi shpreh falenderime pėr tė gjitha qė ka kaluar kėtė periudhė shumė tė bukur nė Kinė dhe do ta kujtojė pėr gjithė periudhėn e jetės. ( zhang)