v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2004-06-21 22:04:30    
Intervista e prokurorit tė pėrgjithshėm tė Shqipėrisė Theodhori Sollaku, dhėnė korrespondentes sė Radios sė Jashtme tė Kinės Huailu

cri

P. Prokuror i Pėrgjithshėm i Shqipėrisė, Theodhor Sollaku, siē e di unė, kjo ėshtė vizita e parė e njė delegacioni tė Prokurorisė Shqiptare nė Kinė. Si e shikoni ju kėtė vizitė ?

Pgj. Delegacioni i prokurorisė shqiptare ėshtė nė RP tė Kinės me ftesė tė Prokurorisė sė Lartė Popullore tė Kinės. Ne diskutuam pėr probleme tė ndryshme qė u interesojnė dy prokurorive, tė Kinės dhe tė Shqipėrisė dhe dua tė them, qė nė fillim, se vizita ėshtė shprehje e asaj miqėsie tė lashtė qė ekziston midis dy popujve dhe dy vendeve tona. Sivjet ėshtė 55 vjetori i vendosjes sė marrėdhėnieve diplomatike dhe pavarėsisht nga oshilacionet e historisė nė marrėdhėniet politike midis dy shteteve, unė do tė thosha se miqėsia midis dy popujve asnjėherė nuk ka munguar, pėrkundrazi, ajo ka qenė prezente. Krahas kėtij momenti, tė rikonfirmimit edhe njė herė tė miqėsisė sė dy popujve, unė do tė thoshė qė vizita e delegacionit tė prokurorisė shqiptare, lidhet me momente tė tjera tė bashkėpunimit. Pavarėsisht nga sisteme tė ndryshme tė procedimeve penale, qėllimi i pėrbashkėt i prokurorisė shqiptare dhe i saj kineze ėshtė lufta kundėr krimit, nė pėrgjithėsi, dhe, nė veēanti, atij tė organizuar dhe terrorizmit. Pavarėsisht se tė dyja vendet tona ende nuk janė prekur nga veprimet terroriste, ėshtė e rėndėsishme qė lufta kundėr krimit tė organizuar, tė jetė eficente, me qėllim qė tė mos lerė shteg pėr tė gjallėruar tendencat terroriste. Ne shkėmbyem mendime tė ndryshme, lidhur me organizimin e dy zyrave nė vendet tona. Morėm eksperiencė nga njėri-tjetri. Natyrisht kjo ėshtė vizita e parė e njė delegacioni tė prokurorisė shqiptare nė Kinė, por do tė nuk jetė e fundit. Sė bashku me homologėt tanė kinezė, ne ndajmė tė njėjtin mendimin qė, nė tė ardhme, ky bashkėpunim tė forcohet, qė vizitat reciproke tė dy prokurorive i shėrbejė mė tej forcimit tė marrėdhėnieve midis dy popujve, dy vendeve tona dhe dy institucioneve tona qė kanė mision luftėn kundėr krimit. Unė ftova nė Shqipėri pėr njė vizitė zyrtare si prokurorin e pėrgjithshėm tė Republikės Popullore tė sė Kinės, ashtu edhe prokurorin e Shangait. Shpresoj qė vizita e tyre tė realizohet brenda njė kohe sa mė tė shkurtėr.

P. Gjatė vizitave nė Pekin dhe Shangai, ē'u bėri mė shumė pėrshtypje ?

Pgj. Unė do tė thosha qė kishim dėgjuar shumė pėr pėrparimet qė kishte bėrė Republika Popullore e Kinės. Por me sytė tanė i pamė vėrtet se kėto arritje ishin madhėshtore, ashtu siē ėshtė njė popull i tėrė kinez madhėshtor, ashtu siē ėshtė Kina njė vend madhėshtor. Nga pėrvoja kineze populli shqiptar ka pėr tė mėsuar shumė. Nė rradhė tė parė, faktin se ēdo gjė arrihet nėpėrmjet punės. Edhe ky virtyt qė ekziston tek populli kinez ėshtė pėr t'u marrė shembull nga populli shqiptar. Neve ende jemi populli pėrgjithėsisht i varfėr. Por ne duhet tė kuptojmė qė vetėm me punė mund arrijmė suksese. Kishim dėgjuar pėr Shangain se ishte njė metropol i rėndėsishėm, i zhvilluar si vendet e perėndimit apo Amerika. Por me sy tanė e pamė qė vėrtet ishte mė shumė se ē' kemi menduar.

P. Kėto ndryshime tė Kinės qė i patė kėtu nga afėr, a i dinit mė parė ?

Pgj. Kishim dėgjuar pėr ndryshimet, por nuk i mendonim se do ishin tė kėtij niveli, veēanėrisht nė Shangai. Pamė ndėrtime shumėkatėshe, njė urbanistikė tė mrekullueshme, njė industri, njė bujqėsi, njė sistem bankar financiar tepėr tė zhvilluar. Ėshtė njė qytet, njė rajon pėr t'u marrė shembull nga gjithė vendet e tjera, bile edhe nga Shqipėria.

P. Unė e di se si Prokuror i Pėrgjithshėm i Shqipėrisė, ju keni qenė pėr vizitė ose keni marrė pjesė nė konferenca ndėrkombėtare nė vende tė ndryshme tė botės. Ē'mund tė thosni Kinėn duke e krahasuar me kėto vende ?

Pgj. Unė do tė thoja se nuk kam ndonjė mendim qė Kina apo vende tė tjera ndryshojnė nga njera tjetra. Unė do tė thoja se Kina ėshtė nė rrugė tė mbarė. Institucionet e saj funksinojnė pėr tė realizuar misionin qė ajo ka nė luftėn kundėr krimit. Ashtu siē bėjnė shumė shtete tė tjera tė Europės, apo tė Amerikės.

P. Mirė dhe tani a mund tė na thoni diēka lidhur me emisionin e Radios sė Jashtme tė Kinės dhe me gazetėn qė kemi botuar nė gjuhėn shqipe?

Pgj. Unė diēka kam lexuar nga gazeta qė keni botuar juve. Ju uroj suksese tė mėtejshme nė misionin tuaj pėr tė informuar publikun qė njeh gjuhėn shqipe, me arritjet e Republikės Popullore tė Kinės, pse jo dhe me ato tė Shqipėrisė.

Shumė falenminderit !

Ju lutem !