v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2004-06-09 22:14:37    
Komuniteti ndėrkombėtar reagon ndaj rezolutės sė re tė Kėshkillit tė Sigurimit mbi problemin e Irakut

cri
Korrespondenti i Radios sė Jashtme tė Kinės njoftoi se mė 8 qershor Kėshilli i Sigurimit i OKB-sė aprovoi njėzėri rezolutėn nr.1546, ku u pranua qeveria e pėrkohshme e Irakut, u pėrcaktua qė SHBA-ja dhe Anglia tė mbyllin para 30 qershorit pushtimin e tyre nė Irak dhe njėkohėsisht aurorizohen trupat shumėkombėshe, tė kryesuara nga SHBA-ja, tė vazhdojnė dislokimin nė Irak. Lidhur me kėtė komuniteti ndėrkombėtar reagoi nė mėnyrė tė ndryshme.

Kėshilltari i lartė ligjor i ministrit tė jashtėm tė Irakut, Feisal Amin Al-Istarabadi, qė u ftua tė merrte pjesė nė kėtė mbledhje, tha se Iraku do tė pėrpiqet ta kryejė procesin e rindėrtimit me ndihmėn e komunitetit ndėrkombėtar.

Pėrfaqėsuesi i pėrhershėm i Kinės nė OKB-nė Van Guan Ja tha se aprovimi i rezolutės shėnoi njė kthesė historike nė procesin politik tė Irakut si dhe faqen e re tė marrėdhėnieve midis Irakut dhe OKB-sė.

Sekretari i pėrgjithshėm i OKB-sė Kofi Anan tha se aprovimi i rezolutės pasqyron pėrkrahjen e komunitetit ndėrkombėtar ndaj popullit irakian, qė nėn udhėheqjen e qeverisė sovrane, tė vendosė fatin e vet politik nė mėnyrė paqesore dhe liberale.

Presidenti amerikan Bush tha se aprovimi i rezolutės ėshtė "fitore e madhe e popullit irakian".

Kryeministri i Anglisė Bler ishte i mendimit se aprovimi i rezolutės tregon se vendet e ndryshme tė botės po heqin dorė nga divergjencat rreth problemeve tė Irakut duke synuar stabilizimin e Irakut.

Pėrfaqėsuesit e Gjermanisė, Rusisė dhe tė Kilit vunė nė dukje se rezoluta e re nuk do t'i sjellė automatikisht stabilitet Irakut dhe rezultati i rezolutės do tė varet nga opinioni i botės dhe pėrgjigjja e popullit irakian. Pėrfaqėsuesit e Francės, Spanjės dhe tė Pakistanit vunė nė dukje se nė rezolutėn e re ekzistojnė akoma mungesa nė fushėn e sigurimit. (Lei)