v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2004-05-28 17:16:06    
Shumica e vendeve anėtare tė Kėshillit tė Sigurimit kėrkojnė qė tė rishikohet projekt-rezoluta e re mbi problemin e Irakut

cri
Pas paraqitjes Kėshillit tė Sigurimit tė projekt-rezolutės mbi dorėzimin e pushtetit Irakut nga SHBA-ja dhe Anglia, Kėshilli i Sigurimit vazhdoi konsultimet rreth kėsaj projekt-rezolute, por deri tani nuk ka arritur unanimitet mendimesh. Shumė vende anėtare tė Kėshillit tė Sigurimit kanė shprehur pikėpyetje pėr projekt-rezolutėn amerikano-angleze dhe kanė shtjelluar pikėpamjet dhe mendimet e tyre. Mė 26 maj, lidhur me kėtė projekt-rezolutė, Kina paraqiti dokumentin jo zyrtar, nė tė cilin ritheksohet qėndrimi i saj pėr realizimin sa mė parė tė administrimit tė Irakut nga populli i tij, tė respektohet vullneti i popullit irakian dhe tė tregohet plotėsisht roli i OKB-sė. Kina parashtroi edhe njė propozim konkret. Ky dokument i Kinės u pėrkrah nga Franca, Gjermania, Rusia dhe shumė vende tė tjera anėtare tė Kėshillit tė Sigurimit. Opinioni publik vuri nė dukje se tani pikėpyetjet e vendeve anėtare tė Kėshillit tė Sigurimit, tė pėrfaqėsuara nga Kina, Franca, Gjermania dhe Rusia, pėrqendrohen kryesisht nė kėto tri probleme. Pėr problemin se sa kompetenca duhet tė disponojė qeveria e pėrkohshme e Irakut, nė projekt-rezolutėn amerikano-angleze thuhet se para 30 qershorit qeveria e pėrkohshme e Irakut do tė marrė pėrgjegjėsinė dhe kompetencat pėr administrimin e Irakut, po, nė tė njėjtėn kohė, janė vendosur shumė kufizime pėr kompetencat e qeverisė sė pėrkohshme tė Irakut. Kina dhe shumė vende tė tjera anėtare vunė nė dukje se qeveria e pėrkohshme e Irakut duhet tė disponojė tė gjithė sovranitetin nė fushat politike, ekonomike, tė sigurimit, juridike dhe diplomatike, duke pėrfshirė kėtu edhe administrimin e tė gjitha burimeve natyrore dhe ekonomike, nėnshkrimin e marrėveshjeve dhe kontratave tė bashkėpunimit ekonomik. Pėrsa u pėrket marrėdhėnieve midis qeverisė sė pėrkohshme tė Irakut dhe trupave shumėkombėshe, nė projekt-rezolutėn amerikano-angleze nėnvleftėsohet dhe kufizohet sovranitei i Irakut nė drejtim tė kompetencave dhe tė afatit tė dislokimit tė trupave shumėkombėshe nė Irak dhe tė marrėdhėnieve tė tyre me qeverinė e pėrkohshme tė Irakut. Kancelari i Gjermanisė Shrėdėr u shpreh se nė rast se qeveria e re e Irakut nuk mund t'i marrė vetė vendimet nė problemin e sigurimit, ajo nuk do tė jetė njė qeveri sovrane. Shumė vende anėtare tė Kėshillit tė Sigurimit vunė nė dukje se qeveria e pėrkohshme e Irakut duhet tė ketė pėrfaqėsi tė gjerė. Ajo duhet tė pranohet jo vetėm nga populli irakian, por edhe nga vendet fqinjė dhe vendet arabe. Komuniteti ndėrkombėtar ėshtė i mendimit se pėr tė garantuar zhvillimin normal tė procesit tė rindėrtimit tė Irakut, ėshtė e domosdoshme qė Kėshilli i Sigurimit tė miratojė njė rezolutė mbi kalimin e sovranitetit tė Irakut. Por, nė rast se miratohet njėzėri projekt-rezoluta, SHBA-ja dhe Anglia duhet tė dėgjojnė mendimet e komunitetit ndėrkombėtar, tė rishikojnė kėtė projekt-rezolutė, nė mėnyrė qė tė realizohet me tė vėrtetė kalimi i pushtetit Irakut. ( zhang )