v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2004-03-25 21:27:38    
Vizitė e suksesshme e ministrit tė jashtėm Li Zhao Xin nė Korenė e Veriut

cri

Nė njė konferencė shtypi qė u organizua, mė 25 mars, nė Pekin, zėdhėnėsi i Ministrisė sė Punėve tė Jashtme tė Kinės Kun Qyen tha se gjatė vizitės nė Korenė e Veriut, ministri i jashtėm Li Zhao Xin arriti unanimitet tė gjerė mendimi me palėn koreane dhe vizita e tij qe plotėsisht e suksesshme.

Kun Qyeni tha se gjatė vizitės nė Korenė e Veriut, Li Zhao Xini ka zhvilluar njė sėrė bisedimesh dhe takimesh tė rėndėsishme me sekretarin e pėrgjithshėm tė Partisė sė Punės tė Koresė sė Veriut dhe kryetar i Kėshillit tė Mbrojtjes Kombėtare Kim Jong Il dhe me liderė tė tjerė tė palės koreane. Temat e diskutimeve dypalėshe kanė prekur marrėdhėniet dypalėshe, problemin bėrthamor tė gadishullit korean, probleme rajonale dhe ndėrkombėtare tė interesit tė pėrbashkėt etj.

Kun Qyeni tha gjithashtu se Kina shkėmbeu mendime me palėt e tjera tė ndryshme, duke pėrfshirė Korenė e Veriut, lidhur me dokumente tė konceptimit tė grupit tė punės tė bisedimeve 6 palėshe. Pala kineze do tė zhvillojė diskutime tė mėtejshme me palėt e tjera tė ndryshme dhe do tė pėrpiqet tė bėjė sa mė parė mbledhjen e grupit tė punės pėr zhvillimin nė fund tė qershorit tė kėtij viti tė bisedimeve 6 palėshe tė rundit tė tretė.

Nė kėtė konferencė shtypi, zėdhėnėsi i Ministrisė sė Punėve tė Jashtme tė Kinės Kun Qyen shpalli se nga 31 mars deri mė 1 prill, ministri i jashtėm i Kinės Li Zhao Xin do tė marrė pjesė nė konferencėn ndėrkombėtare mbi problemin e Afganistanit qė do tė mbahet nė Berlin.

Kun Qyeni tha se Kina pėrkrah gjithmonė dhe merr pjesė aktivisht nė procesin e paqes dhe rindėrtimit tė Afganistanit. Nė kėtė konferencė, ministri i jashtėm Li Zhao Xini do tė shtjellojė mendimet dhe qėndrimin e qeverisė kineze pėr problemin e Afganistanit dhe do tė shpallė masat e qeverisė kineze pėr ndihmat pėr Afganistanin. (Sihai)